Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Namazi i xhumasė (2)

Namazi i xhumasė ėshtė farz pėr ēdo musliman, i menēur, moshėrritur, i lirė dhe vendas (jo udhėtar). All-llahu xhele shanuhu thotė: “O ju qė keni besuar, kur bėhet thirrja pėr namaz, ditėn e xhuma, nxitoni me zell pėr aty ku pėrmendet All-llahu (dėgjojeni hutben, faleni namazin), dhe lėreni tregtinė (dhe ēdo punė tjetėr). Kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, veē sikur ta dinit!” (El-Xhumua, 9)
Transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Falja e pesė kohėve tė namazit dhe xhumaja deri nė xhumanė e ardhshme i shlyejnė mėkatet (e vogla) qė bėhen mes tyre.” (Muslimi)
Namazin e xhumasė nuk e kanė obligim: gratė, fėmijėt dhe tė sėmurėt, tė cilėve u vėshtirėsohet gjendja nėse shkojnė nė namaz tė xhumasė, dhe udhėtarėt.

Falja e namazit tė xhumasė

Namazi i xhumasė pėrbėhet prej dy rekateve (farz), tė cilat falen njėsoj si namazet e tjera.

1. Bėn nijet (me zemėr) pėr ta falur namazin e xhumasė.

2. Merr tekbirin fillestar duke i ēuar duart nė lartėsinė e supeve dhe njėkohėsisht duke thėnė Allahu Ekber.

3. Sė pari lexohet: “Subhaneke All-llahumme ve bihamdike ve tebarekesmuke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke” (I Lartė qofsh, o Zoti im dhe pėr Ty ėshtė falėnderimi, i lartė qoftė emri Yt dhe e lartė qoftė Madhėria Jote, s’ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje), pastaj lexohet sureja El-Fatiha dhe ndonjė sure tjetėr.

4. Pastaj, duke i ngritur duart nė lartėsinė e supeve dhe njėkohėsisht duke thėnė Allahu Ekber, shkon (kėrrusesh) nė ruku dhe nė kėtė gjendje thua “Subhane Rabbijel-’Adhim” (tri herė), (Qoftė i pastėr nga tė gjitha tė metat Zoti i Madhėruar).

5. Duke thėnė “SemiAll-llahu limen hamideh” (Allahu e dėgjon atė qė e falėnderon Atė) dhe njėkohėsisht duke i ngritur duart nė lartėsinė e supeve, duke qėndruar nė kėtė gjendje (nė kėmbė), thua “Rabbena ue lekel-hamd” (Zoti ynė, Ty tė takon falėnderimi).

6. Pastaj, duke thėnė Allahu Ekber, ulesh dhe bėn dy sexhde duke thėnė “Subhane Rabbijel-A’la” (tri herė), (I madhėrishėm qoftė Zoti im i lartė).
Kėshtu fal edhe rekatin e dytė, duke lexuar nė fund tė namazit, d.m.th. nė uljen e fundit: “Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu, es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetull-llahi ue berekatuhu, es-selamu alejna ue ‘ala ‘ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe ila-ll-llah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu.”

“All-llahumme sal-li ‘ala Muhammedin ue ‘ala ‘ali Muhammed kema sal-lejte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid, All-llahumme barik ‘ala Muhammedin ue ‘ala ali Muhammed kema barekte ‘ala Ibrahime ue ‘ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid.”

Pastaj thua kėtė dua: “All-llahumme rabbena atina fid-dunja hasaneten ve fil ahireti hasaneten ve kina adhaben-nar. Rabbena-gfir li ve li validejje ve lil mu’minine jevme jekumul hisab.”
Dhe duke dhėnė selam nė anėn e djathtė dhe nė anėn e majtė pėrfundon namazin.

Falja e suneteve nė ditėn e xhuma

Ėshtė sunet qė pas namazit tė xhumasė tė falen dy apo katėr rekate sunet tė xhumasė. Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur ndonjėri prej jush e fal namazin e xhumasė (farzin), le t`i falė pas tij edhe katėr rekate.” (Muslimi)
Po ashtu, transmetohet nga Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem “i ka falur dy rekate pas namazit tė xhumasė nė shtėpinė e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

Dijetari Ibn Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Kush e fal sunetin e xhumasė nė xhami ėshtė i obliguar t`i falė katėr rekate dhe kush e fal sunetin e xhumasė nė shtėpi ėshtė i obliguar t“i falė dy rekate.”

Sa i pėrket namazeve qė falen para xhumasė, Ibn Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “I Dėrguari salallahu alejhi ue selem nuk ka falur asnjė namaz pas ezanit dhe para namazit tė xhumasė dhe nuk ka asnjė transmetim qė na tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka bėrė njė gjė tė tillė.”

 

Pėrgatiti: Eroll Nesimi
14.6.2009

                                         www.klubikulturor.com