Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
400 kėshilla islame (18)

Kėshilla rreth edukatės (Edebit)

 

293. Emrin Allah madhėroje sa herė qė ta pėrmendėsh Atė duke thėnė “Azzeve xhel-le” – i Madhėruar qoftė, e tė ngjashme!

294. Dėrgo salavate (pėrshėndetje) mbi tė Dėrguarin e njerėzisė, Muhamedin, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, sa herė qė tė pėrmendet emri i tij!

295. Emrat e njerėzve tė devotshėm (evliave) pėrmendi me edukatė duke thėnė: Allahu qoftė i kėnaqur me ta. Mos harro se nuk ėshtė prej evliave ēdo person tė cilit i ėshtė ndėrtuar monument varri apo tyrbe!

296. Bėhu i marrshėm dhe ki kujdes nga arroganca dhe kokėfortėsia, pėr shkak se turpi - marrja sjell vetėm tė mira!

297. Me njerėzit komuniko sipas nivelit tė tyre intelektual!

298. Largohu nga sharjet (fjalėt e pahijshme) dhe poshtėrsitė e tjera!

299. Pajisu me sjellje dhe moral tė mirė, ngase mė i miri prej njerėzve ėshtė ai i cili posedon moralin (edukatėn) mė tė mirė!

300. Largoje hidhėrimin nga vetja jote dhe pėrmbaju zemėrimit tė madh!

301. Bėhu sa mė i butė, i matur dhe i kujdesshėm dhe ruaju nga vrazhdėsia dhe nxitimi (tė shpejtuarit)!

302. Le tė jetė fytyra jote e hapur, ji i buzėqeshur dhe fjalėt e tua tė jenė tė mira  si dhe ki kujdes nga zymtėsia!

303. Mos i ndėrhyj tjetrit pėrderisa ėshtė duke folur, por dėgjo me respekt!

304. Mos u vetmo sė foluri me tjetrin duke anashkaluar tjetrin kur nė prani janė tre veta!

305. Jepi selam atij qė e njeh dhe atij qė nuk e njeh!

306. Selamin (pėrshėndetjen) thuaje ashtu siē ka ardhur nė sunetin e tė Dėrguarit alejhisselam: “Esselamu Alejkum” e mos bė me shenjė tė dorės apo tė kokės pėrveēse pėr ndonjė paralajmėrim (kėshillė)!

307. Ki kujdes qė tė mos kesh dėshirė qė njerėzit tė ngrheėn nė kėmbė pėr ty!

308. Pėrshėndetu dorė pėr dore me meshkujt, sepse vėrtet kjo bėn qė tė falen mėkatet!1

309. Mos hyr nė shtėpinė e askujt pa marrė leje nga pronari dhe pa t'u lejuar hyrja!2

310. Mos spiuno e as mos dėgjo bisedėn e atyre qė nuk kanė dėshirė t'i dėgjosh!

311. Distancohu nė raste kur ka pėrzierje nė ndeja mes grash e burrash po qė se vėren dobėsi nė fetarinė tėnde!

302. Mos e braktis askėnd pėrveē se pėr hir tė Allahu, gjithashtu largohu nga grindja dhe konflikti!

303. Mos ofendo askėnd dhe pėr asnjėrin mos pėrshkruaj vetitė e tij tė kėqija!

304. Mos mallko askėnd nė kėtė botė, as kafshėt e as gjėrat e ngurta!

305. Ki kujdes nga shpifjet dhe akuzat e njerėzve nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me nderin dhe moralin e tyre, ngase kjo bėn pjesė ndėr mėkatet mė tė mėdha!

306. Mos e tremb ndonjė musliman e as mos e dėmto atė!

307. Pėrpiqu qė t’i pajtosh njerėzit nė mes vete, qoftė edhe duke pėrdorur gėnjeshtrėn e lejuar!3

308. Po qė se ndokush tė ka kėrkuar falje, atėherė pranoja arsyetimin. Madje pėrpiqu qė para se tė kėrkojė ai falje, ta arsyetosh atė!

309. Mos etiketo askėnd me llagape e emra tė kėqij, e as mos e thirr atė me ofiqe tė tilla, por thirre atė me emrat mė tė dashur dhe mė tė preferuar pėr tė!

310. Ruaju nga nemimeja! Nemime ėshtė mbartja e fjalėve nė mes njerėzve duke pasur pėr qėllim prishjen ndėrmjet tyre.  

311. Ki kujdes nga pėrgojimi (gibeti)4! Gibeti ėshtė kur t’i flet pėr vėllanė tėnd nė mospraninė e tij pėr gjėrat qė ai nuk dėshiron t'i pėrmenden.

312. Mos shpif pėr askėnd e as mos e poshtėro!

313. Mos i kushto rėndėsi dėgjimit tė gjėrave pėr tė cilat nuk lejohet tė flitet!

314. Mos shkruaj asgjė nga ajo qė ėshtė ndaluar tė flitet pėr tė ose tė dėgjohet!

315. Krijo mendime tė mira pėr njerėzit dhe ik nga paragjykimet, sepse pa dyshim disa mendimet e kėqija janė mėkat!

316. Flit tė mirėn, pėrndryshe hesht!

317. Bėhu zemėrmirė dhe mos u bėj ziliqar e as dashakeq!   

318. Ji modest dhe mos u bė mendjemadh e as mos u kreno para tė tjerėve!

319. Mos u dashuro me veten dhe punėt e tua!

320. Mos e lavdėro veten dhe mos pretendo atė qė nuk e posedon nė vete!

321. Mėkatarit, bidatēiut (shpikėsit nė fe gjėra tė reja), mosbesimtarit etj. mos ju thuaj "zotėria im"!

322. Ji i sinqertė dhe mos gėnje, sepse vėrtet gėnjeshtra ėshtė prej gjynaheve mė tė mėdha!

323. Mos u bėj dyfytyrėsh; pranė disave paraqitesh me njė fytyrė, kurse pranė disa tė tjerėve me fytyrė tjetėr!

324. Mos u beto nė dikė tjetėr pėrveēse nė Emrin e Allahut Fuqiplotė dhe mos e shpeshto betimin, qoftė edhe pėr gjėra tė vėrteta!

325.  Mos pėrēmo askėnd, pėr arsye se nuk ka asnjė dallim nė mes njerėzve pėrveēse atij qė dallohet me devotshmėri si dhe gjėrat gjykohen sipas pėrfundimit tė tyre!

326. Largo ēdo pengesė nga rruga!

327. Mos e kalo kohėn duke qėndruar rrugėve, nėpėr kafene si dhe mos hyr nė vende dėfrimi (klube tė natės, kinema, diskoteka etj.)!

328. Realizoje premtimin e dhėnė e mos tradhto!

329. Mos kėrko ndihmė nga magjistarėt dhe fallxhorėt, e as mos u beso gėnjeshtrave tė tyre, e pastaj tė shkatėrrohen veprat qė ke bėrė!5

330. Mos skulpturo pamje tė njerėzve apo tė kafshėve, pėr arsye se Ditėn e Llogarisė dėnimin mė tė dhimbshėm do ta kenė skulptorėt!

331. Mos i madhėro fotografitė e njerėzve dhe gjallesave duke i varur ato nėpėr muret e shtėpisė apo duke u kushtuar atyre rėndėsi tė posaēme! Me ketė veprim do tė ndalosh hyrjen e engjėjve (melaqeve) brenda nė shtėpi!

332. Mos luaj me zare e as lojė tavlle dhe lojėra tė tjera tė ngjashme!

333. Mos kėndo vargje tė thurura me pėrmbajtje tė prishur dhe tė shfrenuar dhe as mos e lejo veten qė t’i dėgjosh ato!

334. Mos dėgjo gjėra dėfryese e as vegla muzikore, duke pėrfshirė kėtu edhe tupanėt e darabukun! Ki kujdes po ashtu nė posedimin e tyre!

335. Mos luaj me fluturimin e pėllumbave!  

336. Mos e mbyll nė kafaz bilbilin dhe llojet e tjera tė shpendėve!

337. Mos fli mbi pllakėn e parrethuar me mur apo parmakė!6

338. Mos fli pėrmbys, ngase kjo ėshtė mėnyra e tė fjeturit tė shejtanit dhe kjo mėnyrė e tė fjeturit e hidhėron Allahun e Madhėrishėm!7

339. Mos u ul nė mes tė hijes dhe rrezeve tė diellit!8

340. Mos e hap gojėn kur tė gogėsikėsh (kur tė merr gjumi), por mbuloje atė me shpinėn e dorės sė majtė. Mos e ngre zėrin gjatė teshtimės dhe gromėsimės!   

341. Kur tė teshtijė ndokush, thuaj: "Jerhamukallah" –Allahu tė mėshiroftė-, pasi ai tė ketė thėnė: "Elhamdulilah" -falėnderuar qoftė Allahu. Mė pas ai le tė pėrgjigjet me lutjen: “Jehdikumullahu ve juslih balekum” –Allahu ju udhėzoftė dhe jua pėrmirėsoftė mendimin tuaj!

342. Mos u bė pesimist nga asgjė dhe mos e mendo se dikush tjetėr ka ndikim nė njė veprim tė caktuar pėrpos Allahut!9

343. Mos u var kėmbore (bagėtive) e as mos mbaj qen nė shtėpi pėrveē nėse ke nevojė pėr gjueti apo ruajtje tė pasurisė!

344. Ruaju nga fishkėllima dhe duartrokitja, sepse ato janė gjeste tė mosbesimtarėve!

 

Autori: Ahmed Izzuddin El-Bejanunij
Pėrktheu: Mr Fehim Dragusha
4.10.2009


 


[1]) Kėtu ėshtė pėr qellim pėrshėndetja e burrave me burra e assesi nuk duhet kuptuar si kėshillė drejtuar grave, pėr arsye se grave u ndalohet pėrshėndetja me burra pėr dore, gjė qė tek ne ėshtė shumė e pėrhapur, bile po qė se ndodh qė gruaja mos t’i flasė pėr dore ndonjė burri, shkakton edhe ndėrprerjen e raporteve familjare. (Sh. P.)

[2]) Tek ne ky rend nė pėrgjithėsi ėshtė tejet i papėrfillur. Ėshtė shqetėsues fakti i tė mospraktikuarit tė rregullave tė hyrjes nė shtėpinė e huaj, qoftė edhe tek vėllai nga nėna dhe babai. Allahu nė Kur’an u drejtohet qartė besimtarėve duke u thėnė:

“O besimtarė! Mos hyni nė shtėpitė e huaja pa marrė leje e pa i pėrshėndetur banuesit e tyre. Kjo ėshtė mė e mira pėr ju. Ndoshta do t’ia vini veshin!” (Nur, 27)
Sot kėtė rregull pakkush e respekton prej njerėzve tė afėrm tė njė familjeje, duke menduar se jemi tė gjithė tė afėrm. A thua harrojnė kėta njerėz se fėmijėt janė edhe mė tė afėrm pėr prindėrit e tyre, por megjithatė duhet tė marrin leje kur hyjnė nė dhomė tek prindėrit e tyre?
Ėshtė gjė e thjeshtė t’i bihet ziles apo tė thėrritet me zė. Nuk duhet kuptuar assesi qė ky formalitet ėshtė sinjal i largimit dhe distancės nė mes tė afėrmve. Pėrkundrazi, duhet kuptuar si rregull islam, qė krijon qetėsinė e ndenjjes nė familje dhe mirėpritjen e atij tė afėrmi, pasi kjo duhet tė ndodhė nė mėnyrė tė ndėrsjellė. Pra, siē thėrret njė person kur shkon tek xhaxhai i tij p.sh., ashtu edhe xhaxhai thėrret kur shkon tek ai. Nėse ky formalitet i thjeshtė i duket i vėshtirė njerėzve, atėherė si do tė ishte gjendja pėr ta praktikuar pa u hidhėruar rregullin e ardhshėm nė ajetin nė vazhdim nga e njėjta sure, ku Allahu vazhdon e thotė:

“Nėse atje nuk gjeni askėnd, mos hyni derisa t’ju lejohet e, nė qoftė se ju thuhet “Kthehuni”, atėherė kthehuni! Kjo ėshtė mė e mirė pėr ju. Allahu e di se ēfarė bėni ju.” (Nur, 28)
Ėshtė e vėrtetė e pamohuar qė femra ka tė drejtė tė qėndrojė pa shami kur ėshtė nė ambientet e shtėpisė sė vet. Nėse aty ka meshkuj qė i ka tė afėrm dhe nuk i lejohet martesa me ta, si: babai, vėllai, mixha etj., nuk prish punė tė jetė femra pa shami. Ndėrsa tė tjerat qė janė nė ambientet e shtėpisė martesore, ku tė tjerėt pos burrit i ka tė huaj; si kunatin, xhaxhanė e burrit etj., nuk i lejohet tė jetė pa shami. (Sh. P.)

[3]) Me termin “الكذب المباح” gėnjeshtėr e lejuar, ėshtė pėr qėllim qė t’i thuash tė dėmtuarit: filani gjithnjė flet mirė pėr ty, edhe pse faktikisht nuk flet pėr atė as mirė e as keq, apo ta lavdėrosh njėrin duke mos qenė prezent tjetri. (Sh. P.).

[4]) Gibeti “pėrgojimi” ėshtė kur t’i pėrmendėsh vėllait tėnd diēka qė ai e urren, qoftė kjo mangėsi nė trupin e tij, nė prejardhjen e tij, nė moralin e tij, nė veprimet e tij, nė thėniet e tij, deri edhe nė veshjet (rrobat) e tij, nė shtėpinė e tij dhe nė kafshėt e tij. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i dėrguari i Allahut, Muhamedi alejhisselam, ka thėnė: “Kur u ngrita nė qiell (Natėn e Mi’raxhit), kalova tek njė popull qė kishin thonj bakri dhe me to gėrvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Thashė: "Kush janė kėta o Xhibril?" Tha: "Kėta janė ata tė cilėt hanė mishrat e njerėzve, d.t.th. pėrgojojnė dhe cenojnė nderet e njerėzve. Nė lidhje me Gibetin, i Dėrguari alejhisselam po ashtu thotė: “A e dini ē’ėshtė gibeti?" Tė pranishmit thanė; Allahu dhe i Dėrguari i tij e dinė mė mirė!" Atėherė tha: “Gibeti ėshtė t’i pėrmendėsh vėllait tėnd atė qė ai urren.” Thanė; "Po nėse ai e posedon kėtė cilėsi?" I Dėrguari alejhisselam u pėrgjigj: "Nėse ai e posedon kėtė cilėsi, veē e ke pėrgojuar, por nėse nuk e ka, atėherė ke shpifur ndaj tij.” Ėshtė mė rėndėsi pėr t’u shėnuar se pėrgojimi ėshtė i ndaluar unanimisht nga tė gjithė dijetarėt e umetit islam, bile Imam Kurtubiu ka thėnė: “Dijetarėt kanė rėnė nė ujdi se pėrgojimi ėshtė prej gjynaheve tė mėdha dhe pėr kėtė mėkat obligohet pendimi.” (Sh. P.).

[5]) I Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kush shkon te falltari dhe i beson asaj qė thotė ai, ai veē ka mohuar atė qė i ėshtė zbritur Muhamedit (Islamin)".

Nga ky hadith nėnkuptohet se vetė shkuarja tek falltari ėshtė mėkat i madh. Por nėse ajo kurorėzohet edhe me besim ndaj fjalėve dhe veprės sė falltarit, kjo gjė tė shndėrron nė mosbesimtar apo jomusliman, pra si mohues i shpalljes sė Allahut. Si i tillė nėnkupton se bėhesh mosbesimtar dhe ēdo vepėr e mirė e jotja do tė shkojė huq pasi besimi ka ikur nga zemra e jote dhe si pėrfundim do tė jetė ndėshkimi me zjarr e jo shpėrblimi me xhenet. Allahu na ruajttė prej zjarrit tė xhehenemit! (Sh. P.)

[6]) I Dėrguari po ashtu porositė qė mos ta neglizhojmė sigurinė pėrgjatė gjumit, sepse nė atė gjendje ai nuk ėshtė nė gjendje tė dijė se ē'vepron. Andaj edhe ka ndaluar tė flejė njeriu nė vend tė ngritur e qė nuk ėshtė i rrethuar. Ai, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ka thėnė: "Kush fle nė pllakėn e shtėpisė (vendin) tė parrethuar, mos ta fajėsojė askėnd pėr pasojat e mundshme!" (Sahih, Buhariu nė "El-Edebul Mufred" etj.) Sh.P.

[7]) Tihfe El-Gifari ishte njė varfanjak qė jetonte nė xhami tė Muhamedit alejhis-salatu vesselam. Ai tregon se njė ditė mė gjeti i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, duke fjetur nė xhami pėrmbys. Mė tundi me kėmbėn e tij dhe mė tha: "Ē'ke kėshtu me kėtė mėnyrė tė fjeturit? Kėtė mėnyrė tė fjeturit e urren Allahu!". (Transmeton Ibni Maxhe dhe tė tjerė, hadithi ėshtė sahih)
Nė njė transmetim tjetėr Ebu Dherrit i tha: "O karkalec i vogėl, kjo ėshtė mėnyra e tė fjeturit tė banorėve tė zjarrit!" (Sahih, Ibni Maxhe)

Pra, shkaku i ndalimit tė kėsaj mėnyre tė tė fjeturit ėshtė mospėrngjasimi me banorėt e xhehenemit. (Sh. P.)

[8]) Transmeton Ibni Maxhe dhe hadithi ėshtė sahih se "i Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, kishte ndaluar tė ulej njeriu nė mes tė hijes dhe diellit!" Nė disa transmetime tė tjera sqarohet shkaku i kėtij ndalimi, ku pėrmendet se nė ato vendet qėndron shejtani i mallkuar. (Sh. P.)

[9]) Nė kėtė kėshillė e gjeni porosinė shumė tė dobishme, qė lidhet ngushtė me besimin e pastėr tė muslimanit. Vėrtet Allahu gjėrat nė kėtė botė i ka lidhur me shkaqet e ndodhjes sė tyre. Por asnjėherė nuk duhet harruar se vet shkaqet janė krijesa apo mundėsi tė Allahut. Andaj shikuar nė fund del se gjithēka qė ndodh ėshtė caktim dhe dėshirė e Allahut dhe askush nga krijesat nuk mund tė jetė ndikuesi i drejtpėrdrejtė nė shkaktimin e ndodhive dhe ngjarjeve tė caktuara.
Kur kjo gjė do tė kuptohej drejt, shumė zėnka e hidhėrime qė ndodhin ne mesin e njerėzve do tė tejkaloheshin mė lehtė e dhe mė me pak pasoja. Falja dhe toleranca do tė shfaqej mė shumė. Nuk do ta konsideronte vėllai vėllanė si armikun kryesor dhe shkaktarin e vetėm tė ndonjė dėmi nė rast se sprovohet me tė. Allahu na udhėzoftė nė rrugėn e Tij tė vetme e tė drejtė! (Sh. P.)

                                         www.klubikulturor.com