Rruajtja e
mjekrės rezulton me njė varg kundėrvajtjesh islame (2)
4. Devijimi nga rruga e besimtarėve
Njeriu duhet tė pėrpiqet qė tė pasojė rrugėt e
besimtarėve dhe tė identifikohet me ta. Ky ėshtė
njė obligim i shprehur nga Allahu:
Kush i kundėrvihet tė Dėrguarit, pasi i ėshtė
bėrė e qatė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga
ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė e ka
zgjedhur (nė dynja) e fusim nė xhehenem.
Pėrfundim i keq ėshtė ai. (En-Nisa, 115)
Pėrshkrimi i besimtarėve nė ajet nėnkupton sė
pari dhe para sė gjithash sahanėt, shokėt e
Pejgamberit, Allahu qoftė i kėnaqur me ata tė
gjithė.
Tė gjithė tė Dėrguarit alejhis-selam, sahanėt e tė
Dėrguarit alejhi selam, ulematė e mėdhenj dhe
selefėt e drejtė (gjeneratat e para) tė kėtij
umeti kanė lėshuar mjekrat. Nuk ka asnjė
transmetim, qoftė edhe nga vetėm njėri prej tyre,
qė tė ketė rruar mjekrėn. Pėr shembull, Allahu na
tregon se Haruni alejhi selam i ėshtė drejtuar
vėllait tė vet, Musait alejhi selam si vijon: Ai (Haruni) tha: O bir i nėnės sime,
mos mė kap as pėr mjekre as pėr flokė...
(Ta-Ha, 94)
Veē kėsaj, ka raportime autentike tė cilat
tregojnė se pasuesit e drejtė edhe sahabėt dhe
tabiinėt kishin mjekra tė mėdha. Ebu Bekri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte mjekėr tė
dendur (Kut ul-Kulub, 4:9), Omeri, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, kishte mjekėr tė madhe (el-Isabah,
2:455), dhe mjekra e Aliut, Allahu qoftė i kėnaqur
me tė, ishte aq e gjerė, saqė kalonte distancėn nė
mes supeve tė tij (et-Tabakat, 3:25 prej ibn
Sadit).
Prandaj, rruajtja e mjekrės pėrbėn njė devijim tė
qartė nga rruga e besimtarėve.
Selefėt tanė e kanė ēmuar mjekrėn dhe i kanė
kushtuar njė rėndėsi tė veēantė. Transmetohet se
Kajs ibn Sadi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, nuk
kishte mjekėr (nuk i dilte). Shokėt e tij ensarė
thoshin: Sa njeri i mirė ėshtė Kajsi me trimėrinė
dhe zemėrgjerėsinė e tij, mirėpo sa keq qė nuk ka
mjekėr. Vallahi, sikur tė ishte blerė mjekra me
dėrhemė (monedhė argjendi), do t'ia kishim blerė
njė mjekėr atij!
Ahnef ibn Kajsi ka qenė njė njeri i menēur dhe i
qetė, mirėpo nuk kishte mjekėr. Disa nga shokėt e
tij thoshin: Sikur tė ishte shitur mjekra, do
tia kishim blerė Ahnef ibn Kajsit, edhe sikur tė
kushtonte njėzet mijė...!
Ky ka qenė qėndrimi i selefėve tanė, tė cilėt e
kanė dashur mjekrėn, kurse nė ditėt e sotme
njerėzit jo qė nuk e duan, mirėpo japin edhe para
pėr ta rruar dhe po tė ekzistonte ndonjė mundėsi
qė tė mos u dilte mė mjekra, do tė paguanin shuma
tė mėdha qė tė mos u dilte mė. Allahu na ruajttė
nga kėto veprime, tė cilat janė nė kundėrshtim me
urdhrin e tė Dėrguarit salallahu alejhi ue selem,
me veprat e sahabėve dhe tė tė gjithė selefėve.
5. Imitimi i jobesimtarėve
Muslimanėt janė urdhėruar qė tė jenė tė
ndryshėm dhe tė dallohen nga jobesimtarėt. Nė
suren el-Fatiha ne jemi urdhėruar qė ta lusim
Allahun qė tė na udhėzojė larg rrugėve tė
jobesimtarėve:
Udhėzona (pėrforcona) nė rrugėn e
drejtė! Nė rrugėn e atyre, tė cilėt i begatove me
tė mira, jo nė tė atyre qė kundėr veti tėrhoqėn
hidhėrimin, e as nė tė atyre qė e humbėn veten!
[El-Fatiha, 6-7]
Gjithashtu, Allahu ia ndaloi tė Dėrguarit tė Tij
salallahu alejhi ue selem qė tė pasojė epshet e
injorantėve. Dhe me tė vėrtetė, kushdo qė nuk
ėshtė nė udhėzimin e drejtė ėshtė injorant. Allahu
thotė:
Mos ndiq dėshirat e atyre qė nuk dinė. (El-Xhathijeh,
18)
i Dėrguari Muhamed alejhi selam ka treguar se njė
person i cili imiton njė popull, do tė llogaritet
(nė Islam) si njėri prej tyre. Ibn Omeri, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, raportoi se i Dėrguari i
Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė:Unė jam dėrguar afėr Orės sė Fundit me shpatė
(pėr tė luftuar pėr tė vėrtetėn) derisa
tė adhurohet Allahu pa shoq. Risku im mė ėshtė
caktuar nėn hijen e shtizės time. Nėnshtrimi dhe
humbja i ėshtė caktuar secilit qė devijon nga
urdhri im. Dhe kushdo qė imiton njė popull, ėshtė
njė prej tyre. Shėnuar nga Ebu Davudi dhe tė
tjerė. Klasifikuar si autentik nga Albani (Irua
ul-Ghalil, nr.1269.
Sa e tmerrshme do tė ishte pėr njė njeri, tė cilin
Allahu e lartėsoi me Islam, qė tė ringjallet nė
Ditėn e Gjykimit nė mesin e jobesimtarėve vetėm se
ka dashur qė ti imitojė ata.
Nė shumė hadithe, i Dėrguari i Allahut salallahu
alejhi ue selem ka lidhur tė lėshuarit e mjekrės
me tė qenėt ndryshe nga pasuesit e feve tė tjera.
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
raportoi se i Dėrguari alejhi selam ka thėnė:Shkurtoni mustaqet dhe rritni mjekrat.
Dallohuni prej magjistarėve. Muslimi dhe
tjerė.
Magjistarėt janė pasues tė njė feje antike
persiane.
Ebu Umameh, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, raportoi
se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem
ka thėnė:Shkurtoni mustaqet dhe lėshoni mjekrat.
Dallohuni prej ehlul-kitabėve. (Muslimi)
Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, raportoi
se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem
ka thėnė:Dallohuni prej mushrikėve; shkurtoni mustaqet
dhe lėshoni mjekrat. Buhariu dhe Muslimi.
Mushrikė janė ata qė i shoqėrojnė tė tjerė Allahut
nė adhurim.
Rruajtja e mjekrės ėshtė pra njė vepėr imitimi tė
jobesimtarėve dhe duhet tė urrehet
jashtėzakonisht. Ajo bie ndesh me shumė parime
thelbėsore tė Islamit, por ende shumė muslimanė e
bėjnė kėtė nė pėrputhje me praktikat e
jobesimtarėve. Me tė vėrtetė, i Dėrguari i Allahut
salallahu alejhi ue selem e ka paralajmėruar tė
vėrtetėn, siē ėshtė raportuar nga Ebu Said el-Khudri,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: Ju do tė pasoni shembullin e atyre qė ishin
para jush, pėllėmbė pėr pėllėmbė dhe krah pėr
krah. Edhe nėse ata do tė hynin nė vrimėn e
hardhucės, ju sigurisht qė do tė hynit nė tė!
Ai salallahu alejhi ue selem u pyet: A ke pėr
qėllim ēifutėt dhe tė krishterėt? Ai u pėrgjigj:
E kush tjetėr janė populli (para jush)?
Buhariu, Muslimi dhe tjerėt.