Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Pėrkujtimi i shpeshtė i vdekjes

Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Pėrkujtoni shpesh shkatėrruesin e kėnaqėsive d.m.th. vdekjen." 1

Pėrkujtimi i vdekjes tė largon nga mėkatet dhe e zbut zemrėn e vrazhdė. Nuk do tė pėrkujtojė askush kur ka tė kėqija e qė tė mos i vijė mė lehtė e as kur ėshtė mirė e qė tė mos i rėndohet. Vdekja mė sė miri pėrkujtohet gjatė vizitės sė varreve. Pėr kėtė, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka urdhėruar qė tė vizitohen varrezat, duke thėnė:
"Ua kam ndaluar vizitėn e varrezave, prej tani vizitojini ato, sepse ajo jua zbut zemrat, jua loton sytė dhe jua pėrkujton ahiretin. Dhe mos flitni pėr
keq."2

Muslimanit i ėshtė e lejuar tė vizitojė edhe varrezat e jobesimtarėve pėr tė kujtuar vdekjen. Kėtė e vėrteton hadithi nė tė cilin transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte vizituar varrin e nėnės sė tij, kishte qarė dhe i kishte shtyrė tė qanin edhe ata qė kanė qenė me tė. Ai kishte thėnė:
"Kam kėrkuar nga Zoti im qė tė mė lejoj qė tė kėrkoj falje pėr tė dhe nuk mė ka lejuar. Dhe kam kėrkuar qė tė mė lejoj tė vizitoj varrin e saj dhe mė ka lejuar. Pra vizitojini varrezat, sepse ato jua kujtojnė vdekjen."
3

Vizita e varrezave ėshtė mjeti mė i mirė  pėr zbutjen e zemrės. Ai qė i viziton ka leverdi sepse i kujtohet vdekja, ndėrsa tė vdekurit kanė dobi prej duasė suaj, e cila ėshtė vėrtetuar me sunet: “Es selamu alejkum (shpėtimi qoftė mbi ju) banorė tė varrezave, besimtarė dhe muslimanė, Allahu i mėshiroftė tė parėt dhe tė fundit nga ne, edhe ne nė dashtė Allahu, do t'ju bashkėngjitemi."
4


Ai i cili dėshiron tė vizitojė varrezat duhet tė pėrgatitet me sjelljet e tij, tė jetė i pranishėm me zemėr, qėllimi i tij duhet tė jetė arritja e kėnaqėsisė sė Allahut dhe shėrimi i zemrės, e pastaj tė marrė shembull nga ata tė cilėt i kanė braktisur familjet e tyre. Tė pėrkujtojė ata tė cilėt kanė qenė para tij dhe kanė shkuar, tė cilėt kanė punuar dhe arritur pasuri, se si u janė ndėrprerė shpresat e as pasuria nuk i ka ndihmuar.

Dheu ka mbuluar bukurinė e fytyrave tė tyre, pjesėt e trupave tė tyre po shkatėrrohen nė varreza, pas tyre kanė mbetur gratė e veja, kurse fėmijėt e tyre i ka kapluar mallėngjimi i jetimėve. Varrezat vizitohen qė t’i kujtohet vizitorit fatkeqėsia e gabimeve dhe besueshmėria nė shėndet dhe rini si dhe animi nga kėnaqja e epsheve, ta kujtojė se edhe ai duhet tė shkojė nė atė rrugė. Duhet tė kujtojė e tė mendojė mbi gjendjen e tė vdekurve, se si u janė lėshuar kėmbėt, sytė u janė mbyllur, krimbat ua kanė ngrėnė gjuhėt e tyre, kurse dheu ua ka mbushur gojėn.

Ai qė e kujton shpesh vdekjen, ka tri tė mira: pendohet shpejt, kėnaqet me atė qė ka dhe ka vullnet pėr adhurim. Kurse ai qė harron vdekjen, do tė dėnohet me tri gjėra: e vonon pendimin, ėshtė i pakėnaqur me atė qė ka dhe ėshtė pėrtac nė adhurime.


Ajo qė ndikon te njeriu ėshtė shikimi i vdekjes dhe i tė vdekurit, sepse shikimi i tė vdekurit apo frymėmarrjet e tij tė fundit si dhe vuajtjet, ose tė menduarit mbi pamjen e tij pas vdekjes, e largojnė atė nga epshet, e largojnė gjumin nga sytė dhe trupin nga qetėsia e kėsaj bote, e inspiron pėr punė dhe bėhet mė i zellshėm.

Hasan el-Basriu ka shkuar ta vizitojė njė tė sėmurė dhe e ka takuar atė nė frymėn e vdekjes. Ai ka shikuar vuajtjet e tij si dhe frikėsimin e tij, se ēfarė e ka kapluar, pastaj  ėshtė kthyer tek familja e tij me ngjyrė tė ndryshuar nė fytyrėn e tij. E thirrėn pėr tė ngrėnė bukė, kurse ai u tha: "Hani e pini, se unė pasha Allahun e kam parė vdekjen dhe do tė punoj pėr vdekjen derisa tė takohem me tė."5

Nga mjetet qė i forcojnė ndjenjat pėr vdekjen ėshtė edhe falja e namazit tė xhenazes, mbartja dhe pėrcjellja e saj deri te varri, varrosja e tė vdekurit, duke e mbuluar atė me dhe. E gjithė kjo ia kujton njeriut ahiretin, siē ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Vizitoni tė sėmurėt dhe pėrcillni tė vdekurit, do tė ua kujtojnė ahiretin."
6

Pėrveē kėsaj, pėrcjellja e xhenazes e ka shpėrblimin e madh, siē thotė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Kush e pėrcjell xhenazen prej shtėpisė sė saj (nė njė transmetim tjetėr: Kush e pėrcjell xhenazen e njė muslimani, me besim tė plotė dhe duke shpresuar shpėrblimin nga Allahu) e derisa t'i falet namazi i xhenazes, do tė ketė shpėrblimin e Kiratit, e ai i cili merr pjesė edhe derisa tė varroset, do tė ketė shpėrblimin e dy Kirateve." As’habėt pyetėn: “O i Dėrguar i Allahut, ē‘ ėshtė Kirati?" Ėshtė pėrgjigjur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: "Sikur dy kodra tė mėdha."  E nė versionin tjetėr qėndron: "Si kodra e Uhudit."
7

Paraardhėsit tanė tė mirė, kur e shihnin dikė duke gabuar, do t’i kujtonin atij vdekjen. Kėshtu, njėri prej tyre, nė praninė e tė cilit dikush kishte pėrgojuar dikė, i dha vėrejtje tjetrit dhe e kėrcėnoi me fjalėt: " Kujtoje pambukun, kur do tė ta vendosin nė sy." d.m.th, kur do tė tė veshin qefinin.


Muhamed Salih El Munexhid
Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
16.11.2008


1 Et-Tirmidhiu,2307, Sahih el- xhami, 1210.
2 El-Hakim, 1/376, Sahih el-xhami, 4584.
3 Muslimi, 3/65.
4 Muslimi, 974.
5 Tedhkiretu el-huffadh, 17.
6 Ahmedi, 3/48.
7 Buhariu dhe Muslimi.

                                         www.klubikulturor.com