Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Operacionet plastike

   Koha nė tė cilėn jetojmė na shtyn qė tė pėrballemi me njė dinamikė tė risive, qė bartin me vete njė numėr tė madh ndryshimesh nė etikė dhe nė mėnyrėn e jetesės. Shumė zbulime qė njerėzit i konsideronin si tė pamundura, para se tė zbuloheshin, sot janė kthyer pjesė e rutinės sė pėrditshme pėr secilin. Dinamika e ndryshimeve vėrehet nė tė gjitha fushat; shkenca bashkėkohore zhvillohet dhe hedh hapa gjigante. Andaj dhe dilemat para nesh janė tė shumta, tejet serioze, tė thella dhe kanė nevojė pėr qasje tė matur dhe tė pėrgjegjshme nga lėmi i Jurisprudencės Islame (fikhu). Ndėrhyrjet kirurgjikale, qė njihen me termin “Operacione plastike” apo “Kirurgji plastike” ėshtė njė fushė e mjekėsisė qė sot ėshtė duke arritur njė zhvillim tė paparashikueshėm. Prandaj, nė kėtė shkrim do tė rrahim tė pėrcjellim disa njohuri tė pėrgjithshme rreth kėsaj fushe dhe qėndrimin qė duhet tė mbajė myslimani nė lidhje me aplikimin e tyre nė rast nevoje apo edhe gjatė jetės sė pėrditshme.


Ēfarė nėnkuptojmė me operacione plastike?

   Me operacione plastike nėnkuptojmė ndėrhyrjet kirurgjike pėrmes tė cilave bėhet rregullimi i defekteve tė lėkurės dhe tė pjesėve tė trupit, apo tė funksioneve tė tyre, qofshin tė meta tė lindura apo tė shkaktuara mė vonė nė rrethana tė ndryshme, siē mund tė jenė dėmtimet e marra nė njė aksident automobilistik, nė njė rast fatkeqėsie me lėndė shpėrthyese (zjarr, gaz etj.). Realizimi i operacioneve plastike mund tė jetė edhe pėr qėllime estetike, e thėnė me fjalė tė tjera, mund tė priren nga synimi pėr tė zbukuruar pjesė tė caktuara tė trupit. Dega kozmetike e operacioneve plastike ėshtė e lidhur me zbukurimin e organeve tė trupit, e cila bėhet kryesisht nė sipėrfaqen e lėkurės, ose nė dukjen e ndonjė organi tė trupit. Shembuj tė kėtyre ndėrhyrjeve janė edhe operacionet nė lėkurėn e fytyrės, rregullimet e hundės (rinoplastikė), ndėrhyrjet kirurgjikale nė vesh (otoplastikė), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikė), ndėrhyrjet nė gjoks (mastoplastikė) etj.


Ndarja e operacioneve plastike

   Nga ajo qė u pėrmend mė lart mund tė themi se kemi lloje tė shumta tė ndėrhyrjeve kirurgjikale, por qė, nė formė tė pėrgjithėsuar, klasifikohen nė dy kategori: Operacionet plastike tė domosdoshme dhe estetizuese.

1. Operacionet plastike tė domosdoshme
Janė ato ndėrhyrje qė kanė pėr qėllim largimin e tė metave, qofshin defekte, dėmtime apo deformime tė ndryshme trupore. Nė kėto raste, ndėrhyrja kirurgjikale mund tė jetė e domosdoshme, e lidhur me shėndetin e pacientit, me fjalė tė tjera, kėrkohet nga mjeku tė kryejė operacionin pėr shkak tė shėrimit tė pacientit. Mirėpo, nė disa raste tjera, ndėrhyrja mund tė mos jetė e domosdoshme, dhe se operimi bėhet pėr tė mėnjanuar disa dėmtime qė nuk cenojnė shėndetin e pacientit edhe nėse lihen ashtu.

a. Tė metat apo dėmtimet qė shėrohen me operacione plastike tė domosdoshme janė dy lloje:
Lloji i parė: Deformimet ose defektet qė janė shkaktuar jo nga rrethanat e jashtme, por tė metat me tė cilat lind njeriu dhe ato tė meta qė shkaktohen pėr shkak tė sėmundjeve tė ndryshme me tė cilat goditet njeriu gjatė jetės. Me fjalė tjera kjo ndėrhyrje mund tė bėhet pėr dy raste: - Tė metat e lindura tė njeriut, si p.sh: lindja me gishtėrinj tė ngjitur ose me gjashtė gishtėrinj nė duar dhe kėmbė, lindja me nofull tė lartė tė ēarė etj. - Tė metat qė shkaktohen nga sėmundjet dhe infeksionet e ndryshme me tė cilat goditet njeriu, si p.sh: Tumoret e ndryshme, qė shkaktojnė rėnien e mishit nga pjesėt e trupit, defektet qė i shkakton sėmundja e tuberkulozit dhe lebrės (sėmundje e rėndė ngjitėse, qė shfaqet nė lėkurė me puērra e me leskra dhe qė dalėngadalė e kalb mishin dhe bėn qė tė bjerė) dhe infeksionet e ndryshme.

Lloji i dytė: Tė metat qė janė fituar aksidentalisht nga rrethanat e jashtme gjatė ndeshjeve, zjarreve apo rasteve tjera. Si p.sh.: Deformimet qė shkaktohen nė fytyrė nga ndeshjet nė komunikacion, djegia e lėkurės nga zjarri, gjymtimet qė shkaktohen nga aksidentet e ndryshme dhe bėhet e nevojshme ndėrhyrja plastike etj.

b.Dispozita sheriatike rreth operacioneve plastike tė domosdoshme
Gjatė rasteve kur tė metat dhe deformimet janė tė dukshme, pa marrė parasysh nėse janė shkaktuar nga rrethanat e brendshme apo tė jashtme, atėherė ndėrhyrja kirurgjikale ėshtė e lejuar. Arsyeja se pėrse nė kėto raste lejohet ndėrhyrja kirurgjikale lidhet me sa parashtruam mė sipėr pėr tė meta dhe deformime qė nuk janė normale dhe evitimi i kėtyre tė metave nėnkupton edhe shėrimin e pacientit. Kėto tė meta janė tė dėmshme pėr personin, pėr aq sa ndikojnė qoftė konkretisht, qoftė edhe shpirtėrisht, prandaj lejimi i kirurgjisė plastike pėr kėta persona ėshtė i lejuar, madje, nė shumė raste ėshtė edhe i domosdoshėm, nėse ka tė bėjė me rrezikimin e shėndetit, sikurse rastet e djegies etj. Njė sehabi qė quhet Usame b. Sherik tregon se me njė rast disa njerėz e pyetėn Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem: “O i Dėrguar i Allahut, a tė shėrohemi kur tė sėmuremi? Ai u pėrgjigj: “Po, robėr tė Allahut, kėrkoni shėrim.” E mė pas shtoi: “Allahu nuk ka dėrguar asnjė sėmundje tė pashėrueshme.” (Shėnon Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih). Ebu Davudi tregon nė sunenin e tij se njėri nga sahabėt, gjatė njė beteje humbi hundėn dhe Muhamedi, salAllahu alejhi ve selem, e lejoi ta zėvendėsojė me njė hundė ari. Ky hadith ėshtė argument i qartė nė lejimin e operacioneve plastike nė rastet e pėsimit tė aksidenteve tė ndryshme.

2. Operacione plastike estetizuese
Janė ato ndėrhyrje kirurgjikale me tė cilat zbukurojmė dukjen e pjesėve tė caktuara tė trupit. Ēka do tė thotė se kėto operacione nuk kanė pėr qėllim mėnjanimin e ndonjė tė mete apo defekti nė trup, por janė me qėllim tė pėrmirėsimit tė dukjes, shtimit tė bukurisė, estetikės dhe perfeksionit tė trupit.

a. Llojet e operacioneve plastike estetizuese
Edhe operacionet plastike estetizuese janė dy llojesh:
Lloji i parė: Ndėrhyrjet nė ndryshimin e formės sė pjesėve tė caktuara tė trupit nė tė gjitha moshat, si: zbukurimi i hundės duke e zvogėluar apo ndryshuar formėn; zbukurimi i nofullės sė poshtme, duke e zvogėluar ashtin apo zmadhuar me vėnien e mjekrės artificiale; zbukurimi i gjoksit te femrat, qoftė me ndryshimin e formės sė tyre, duke vėnė nė brendėsi silikon, ose me rritjen e tyre me disa lloje tė injeksioneve; zbukurimi i veshėve, duke i kthyer ato mbrapa nėse janė tė daltė; zbukurimi i barkut duke tėrhequr lėkurėn dhe duke mėnjanuar njė pjesė tė saj etj.

Lloji i dytė: Ndėrhyrjet te personat mė tė moshuar me qėllim tė largimit tė shenjave tė plakjes, si: mėnjanimi i rrudhave nė fytyrė duke bėrė tėrheqjen e lėkurės; ngritja e vetullave, pasi gjatė viteve ato bien poshtė; zbukurimi i pjesės sė prapme tė trupit, duke mėnjanuar dhjamin; zbukurimi i duarve, duke bėrė tėrheqjen e rrudhave qė janė tė pranishme te tė moshuarit, etj.


Rreziqet gjatė kryerjes sė kėtyre operacioneve

  
Para se tė sqarojmė qėndrimin e Islamit rreth kėtyre llojeve tė operacioneve, ėshtė e nevojshme tė bėjmė disa sqarime tė rėndėsishme, ēka na ndih ta kuptojmė mė mirė dispozitėn sheriatike pėrkatėse nė lidhje me kėto praktika mjaft tė pėrhapura nė kohėt tona.
   Pėrdorimi i kirurgjisė plastike nė zbukurimin e pamjes sė organeve tė ndryshme tė trupit pėrbėn njė dukuri mjaft tė pėrhapur te njerėzit, madje, te njė pjesė e madhe ėshtė bėrė edhe mani. Ėshtė i rrallė rasti tė dėgjojmė pėr ndonjė artist e kėngėtar tė njohur qė nuk i ėshtė nėnshtruar operacionit plastik pėr tė zbukuruar ndonjė pjesė tė trupit. Vetėm nė vitin 2004, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė bėrė 11.9 milionė operacione kozmetike.
   Obsesioni pėr njė trup mė perfekt i detyron shumė njerėz qė t‘i hyjnė jo pak rreziqeve, tė cilat mund tė pėrfundojnė edhe me vdekje. Edhe pse nė revistat shkencore nuk publikojnė shumė studime rreth kundėr indikacioneve dhe rreziqeve gjatė operacioneve plastike kozmetike, le tė marrim si shembull ndėrhyrjen nė “liposuction” (ndėrhyrja plastike nė pjesėn e prapme tė njeriut). Nė njė studim tė njė grupi hulumtuesish tė njė universiteti amerikan nė lidhje me operacionet plastike thuhet se nė 5 mijė ndėrhyrje tė praktikuara nė “liposuction” nga kirurgė plastikė tė specializuar, njė rast pėrfundon me vdekjeje. Nėse ky fakt ėshtė i vėrtetė, nė Spanjė vetėm nė vitin 2003 janė bėrė 60 mijė ndėrhyrje “liposuction”, ēka do tė thotė qė ēdo muaj kemi njė rast vdekjeje vetėm pėr ndėrhyrjen e “liposuction”.
   Dėshtimi dhe pėrsėritja e kėtyre operacioneve ėshtė shumė e shpeshtė. “Revista Britanike e Operacionit Plastik” (British Journal of Plactic Surgery), nė vitin 1995 vinte nė dukje se 37,6% e femrave tė operuara njė herė nė mastoplastikė (kirurgjia e gjirit) duhej tė operoheshin sėrish. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se indet nė kontakt me protezat reagojnė duke formuar njė kapsulė indesh fibroze, qė me kalimin e kohės tkurren duke deformuar gjoksin, i cili bėhet asimetrik, pra, njė femėr ka gjinj tė pėrmasave tė ndryshme. Kėto raste u pėrkasin operacioneve tė dėshtuara. Nė njė shtet tė Evropės Perėndimore, mesatarisht gjatė njė viti kryhen operacione gjiri gjatė tė cilave vendosen 25 mijė proteza pėr tė mbushur gjoksin. Sipas njė kirurgu, nė 50 operacione tė bėra, 38 janė persona tė operuar mė parė (keq) nga kirurgė tė tjerė.
   Kirurgjia plastike nuk tė lejon tė kryesh ndėrhyrje nėn moshėn 18 vjeē. Kjo vjen pėr faktin se defektet e korrigjuara mund tė pėrsėriten, pasi kockat deri nė kėtė moshė kanė predispozitėn mė tė madhe pėr t’u rritur. Sipas doktorit, ka shumė raste kur adoleshentėt kanė probleme tė dallueshme tė hundės, por nuk mund tė kryejmė kurrsesi ndėrhyrje. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė kockat tė rriten nė mėnyrė normale.
   Duke i pasur parasysh rreziqet e mundshme dhe kundėr indikacionet qė mund tė shkaktohen, ekspertėt e kėsaj fushe u sugjerojnė atyre qė kanė vendosur pa nevojė qė, para se t‘i nėnshtrohen briskut tė kirurgut, tė kontaktojnė me shoqatėn e kirurgėve pėr operacionet plastike (pothuajse nė ēdo vend tė zhvilluar gjendet njė e tillė). Kėshilla e vlefshme qė japin vetė mjekėt ėshtė: “Kirurgjia plastike mund t’ju bėjė tė ndiheni bukur pėr pak kohė, por mos rrezikoni jetėn tuaj pėr njė aventurė tė momentit”.

c. Dispozita sheriatike rreth operacioneve plastike estetizuese
Allahu i Lartėsuar e krijoi njeriu nė formėn mė tė pėrsosur, nė Kur’an thuhet: “Allahu ėshtė Ai qė ua bėri tokėn vendbanim e qiellin kulm, dhe ju formėsoi, e formėn tuaj e bėri mė tė mirė dhe ju pajisi me tė mira. Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj, i lartė, pra ėshtė Allahu, Zot i botėve!” (Gafir, 64)
   Zbukurimi dhe dukja e mirė nė Islam konsiderohet nga gjėrat e lejuara dhe tė preferuara. Pėr kėtė kemi argumente tė shumta; ndėr to urdhri i Allahut tė Lartėsuar qė tė dukemi mirė gjatė shkuarjes nė xhami, thėnia e Muhamedit salAllahu alejhi ve selem: “Vėrtet Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn”, pastaj pėrdorimi i parfumit dhe erėrave tė mira etj.
   Mirėpo ēdo gjė ka kufirin e vet dhe, sikurse nė thelb ėshtė e lejuar tė ushqehemi, pastaj ndalohemi qė tė ushqehemi me gjėra tė dėmshme pėr organizmin tonė (si mishi i derrit dhe alkooli), ashtu kemi edhe kufij me mėnyrėn dhe gjėrat tė cilat lejohet tė zbukurohemi.
   Ndėrhyrjet kirurgjike pėr tė perfeksionuar dukjen e pjesėve tė trupit nuk janė tė domosdoshme dhe as tė nevojshme, por qėllimi ėshtė ndryshimi i dukjes qė e ka krijuar Allahu i Lartėsuar, duke luajtur kot sipas pasioneve dhe epsheve tė njerėzve. Me kėto operacione rrezikohet jeta dhe shėndeti i individėve tė shėndoshė, meshkuj, femra dhe tani gjithnjė e mė shpesh edhe tė mitur. Pėr kėtė ky veprim ėshtė i ndaluar. Ndėrsa nė rastin e lejimit kemi etikėn dhe shėndetin, nė rastin e dytė kemi trallisje tė momentit.

Argumentet qė ndalojnė aplikimin e kirurgjisė plastike estetizuese janė:
Argumenti i parė: Allahu i Lartėsuar tregon se si shejtani do tė tentojė t’i devijojė njerėzit me mėnyra tė shumta, ndėr to: “...do t’i urdhėroj dhe ata do tė ndryshojnė (shėmtojnė) krijesat e Allahut. E kush bėn mik djallin, e jo Allahun, ai ka dėshtuar sheshazi.” (Nisa, 119) Nga ky ajet kuptojmė se nga gjėrat me tė cilat shejtani do t’i nxisė njerėzit tė mėkatojnė dhe ta pasojnė atė ėshtė ndryshimi i pamjes sė krijesave tė Allahut. Kirurgjia plastike bėn pjesė nė veprime me tė cilat bėhet ndryshimi i pamjes sė njerėzve. Ndėrhyrja nė raste tė mėnjanimit tė tė metave dhe defekteve a konsiderohet ndryshim i krijesės sė Allahut? Ndėrhyrjet kirurgjikale, si mėnjanimi i gishtit tė gjashtė nga duart dhe kėmbėt apo pėr shkak tė mėnjanimit tė tė metave dhe defekteve tė ndryshme nė trup nuk konsiderohet ndryshim i krijesės sė Allahut, pasi kjo e metė nė trup ėshtė e dėmshme sikurse sėmundja dhe ndėrhyrja bėhet pėr tė mėnjanuar kėtė defekt, e nė qoftė me kėtė rast ndodh zbukurimi dhe pėrmirėsimi i dukjes, atėherė kjo nuk ėshtė esenciale. Kjo vlen edhe nė rastet e shėrimit tė lėkurės sė djegur, nėse bėhet me operacion plastik dhe me kėtė largohen shenjat e dėmtimeve ose bėhet dukja e mirė dhe zbukurohet atėherė ky zbukurim ėshtė i lejuar. Imam Neveviu thotė: “Pėr sa i pėrket thėnies sė Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem: “...ato qė zbukurojnė dhėmbėt qė t’u duken mė tė bukur...” fjala ėshtė pėr syresh qė e bėjnė kėtė pėr t’u zbukuruar. Nga kjo kuptojmė se e ndaluar ėshtė nėse bėhet pėr estetizėm, ndėrkohė qė, nėse rregullimi (i dhėmbėve) ėshtė i nevojshėm pėr shkak tė defektit nė dhėmbė apo diēka tė ngjashme, atėherė kjo ėshtė e lejuar”.

Argumenti i dytė
: Buhariu dhe Muslimi shėnojnė njė hadith nė tė cilin Abdullah b. Mesudi thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke e mallkuar atė qė bėnė tatuazh, heqėsen e qimeve, si dhe ato qė zbukurojnė dhėmbėt qė t’u duken mė tė bukur dhe ndryshojnė pamjen e krijesave tė Allahut”. Nė hadith ėshtė bashkuar nė mes tė dukjes sė bukur dhe ndryshimit tė pamjes dhe kėto dy gjėra janė evidente gjatė kirurgjisė plastike pėr qėllime estetizmi.

Argumenti i tretė
: Nė shumicėn e rasteve kėto ndėrhyrje pėrmbajnė mashtrim dhe tradhti, sikurse rikthimi i pamjes sė rinuar te tė moshuarit. Mashtrimi dhe gėnjeshtra ėshtė e ndaluar nė Islam dhe kjo mund tė pėrdoret nė raste tė martesave, ku partneri mund tė mashtrohet me pamjen e jashtme tė personit me tė cilin mund tė lidhė martesė, duke fshehur moshėn e saktė.

Argumenti i katėrt: Gjatė kryerjes sė operacionit, njeriu i nėnshtrohet disa ndalesave dhe harameve, si: pėrzierja me burra, respektivisht me gra tė huaja, humbja e vetėdijes me anestezi, pasi anestezia ėshtė e lejuar vetėm kur ėshtė e nevojshme dhe, nė kėtė rast, ndėrhyrja ėshtė e panevojshme, prandaj edhe shkelja e kėtyre ndalesave me qėllime qė i shkojnė pas pasioneve dhe epsheve tė njeriut ėshtė e ndaluar.

Argumenti i pestė: Kryerja e kėtyre operimeve mund tė shkaktojė rreziqe tė ndryshme, pėrmasat e tė cilave mund tė sjellin deri edhe vdekje. Mė lart pamė rreziqet e mundshme qė u nėnshtrohet njeriu nė mėnyrė tė panevojshme gjatė operacioneve tė kirurgjisė plastike pėr arsye estetizmi.


Rezyme e temės


Duke qenė se nė kėtė temė trajtuam dhe sqaruam disa problematika nevralgjike pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė, pėr tė qenė mė e kapshme pėr lexuesin, nė pėrfundim po sjellim thelbin e ēėshtjeve, duke pėrmendur dispozitėn pėrkatėse nė lidhje me tė:

Operacionet plastike klasifikohen nė dy kategori:

1. Operacione plastike me qėllim mėnjanimin e tė metave tė lindura tė njeriut apo tė dėmtimeve qė mund tė jenė shkaktuar nga aksidentet dhe sėmundjet gjatė jetės. Ky lloj ėshtė i lejuar dhe nė tė nuk ka asnjė pengesė. Argument pėr kėtė kemi rastin kur Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, i lejoi njė sahabi qė e kishte humbur hundėn nė luftė ta zėvendėsojė atė me hundė ari. (Shėnojnė: Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi, Tirmidhiu).

2. Operacion plastik me qėllim tė shtimit tė zbukurimit dhe estetikės, pra nuk ėshtė pėr tė mėnjanuar tė metat, por pėr tė shtuar bukurinė edhe mė shumė, si: ndėrhyrja me operacion nė fytyrė me qėllim tė zbukurimit, bėrja operacion e gjoksit pėr tė shtuar estetikėn, ndryshimin e ngjyrės sė lėkurės etj.
Ky lloj ėshtė i ndaluar, pasi Profeti, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, i ka mallkuar ato qė shkulin vetullat, vendosin nė flokė tė tyre flokė artificialė (si paruke) dhe ato qė bėjnė nė trupin e tyre tatuazhe (tatu). (Shėnon Muslimi).
Ky lloj i zbukurimit ėshtė luks dhe nė tė nuk ka mėnjanim tė tė metės, prandaj edhe ėshtė e ndaluar.
Allahu e di mė sė miri.

Referencat:
(1) “Ahkamul Xhiraheti Tibije”, dr. Muhamed Muhtar Shinkiti.
(2) “Ēėshtje Juridike Bashkėkohore Islame”, Universiteti “El-Az‘har”.
(3) “Ed-devabit esh-Sherije lil Amelijat et- Texhmilije”, dr.Hani Abdullah Xhebėr.
(4) “Ed-devabit esh-Sherije li Amelijat Tahsin el Kavam” dr. Abdulaziz Fevzan.
(5) “Xhirahat et- Texhmil”, Fajize Turabije.

 

Alaudin Abazi
29.2.2008

                                         www.klubikulturor.com