Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Mėnyrat e faljes sė namazit tė vitrit

Namazi i vitrit njė rekat

   Argument pėr faljen e namazit tė vitrit njė rekat ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Muslimi, ku i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Vitri ėshtė njė rekat nga fundi i natės." (Muslimi 752)
   Po ashtu transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Namazi i natės ėshtė dy nga dy (rekate). E, nėse frikėsohet ndokush prej jush se mos po hyn sabahu, le tė falė njė rekat vitėr." (Buhariu 911, Muslimi 749)

Namazi i vitrit prej tre rekatesh ka dy mėnyra

1. Pėrfundohet namazi i vitrit (tre rekate) me vetėm njė ulje (tė fundit)
Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: "E ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem vitrin dhe nuk ka dhėnė selam nė rekatin e dytė." Dhe nė njė thėnie tjetėr: "I ka falur tre rekate vitėr dhe nuk ėshtė ulur deri nė uljen e fundit." (Nesaiu 3/234 me sened hasen dhe Bejhakiu 3/31me sened sahih)

2. Mėnyra e dytė ėshtė tė falėsh dy rekate dhe tė japėsh selam, pastaj tė falėsh vetėm edhe njė rekat.
   Argument pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se ai i falte dy rekate dhe jepte selam, pastaj falte vetėm edhe njė rekat. Ai ka thėnė: "Kėshtu ka vepruar Pejgamberi salallahu alejhi ue selem." (Ibn Habbani 2435; ka thėnė Ibn Haxheri nė El-Fet'h, 2/482, senedi i tij ėshtė i fortė.)

Namazi i vitrit pesė ose shtatė rekate

   Nėse e fal vitrin pesė ose shtatė rekate, atėherė duhet qė tė falen tė gjitha sė bashku pa ndėrprerė dhe nuk ulesh deri nė uljen e fundit (d.m.th. nė rekatin e pestė nėse e fal pesė rekate vitrin, apo nė rekatin e shtatė nėse e fal shtatė rekate).
   Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: "I ka falur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem trembėdhjetė rekate namaz tė natės, pesė prej tyre i ka falur namaz vitėr. Nuk ėshtė ulur nė asnjėrin rekat, pėrveē nė tė fundit." (Muslimi 737)
   Transmetohet nga Umu Selemi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka falur vitrin pesė dhe shtatė rekate dhe nuk i ka ndarė rekatet me selam apo bisedė. (Ahmedi 6/290, Nesaiu 1714. Ka thėnė Neveviu se senedi i tij ėshtė i mirė dhe shejh Albani e ka bėrė sahih.)

Namazi i vitrit nėntė rekate

   Nėse e fal vitrin nėntė rekate, atėherė kėto rekate duhet tė falen tė gjitha sė bashku pa ndėrprerė, mirėpo duhet tė ulesh nė uljen e parė nė rekatin e tetė, pastaj tė ngrihesh (pa dhėnė selam) pėr tė falur rekatin e nėntė dhe pastaj tė japėsh selam. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka falur nėntė rekate dhe nuk ėshtė ulur nė asnjėrin, pėrveē nė rekatin e tetė. E pėrkujtonte Allahun, e falėnderonte dhe e luste Atė, pastaj ngrihej dhe nuk jepte selam. Ngrihej dhe falte rekatin e nėntė, pastaj ulej, e pėrkujtonte Allahun, e falėnderonte dhe e luste Atė dhe jepte selam me zė tė lartė, saqė e dėgjonim edhe ne." (Muslimi 746)
 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
18.4.2008

                                         www.klubikulturor.com