Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Mbulesa nė Islam (2)

5. Allahu i Lartėsuar e do mbulesėn

Transmeton Jala ibn Shedad ibn Eusi, Allahu e mėshiroftė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė Allahu subhanehu ue teala ėshtė i turpshėm dhe mbulues (i mėkateve), e do turpin dhe mbulesėn.” Ebu Davudi 4012 dhe 4013, Nesaiu 1/200 dhe Ahmedi nė musnedin e tij 4/224.
Allahu i Lartėsuar e ka begatuar Ademin dhe gruan e tij Havėn me dy begati, kur thotė: “Sigurisht qė ju nuk do tė keni kurrė uri atje dhe nuk do tė jeni tė zhveshur.” (Ta-Ha 118), dhe gjithashtu Allahu ka thėnė pėr mirėsinė ndaj robėrve tė Tij: “O bij tė Ademit! Ne ju kemi dhuruar veshje pėr tė mbuluar veten dhe si stoli, Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri.” (El A’raf 26)

Abdurrahman ibn Eslemi ka thėnė: “I frikėsohet Allahut tė Lartė suar dhe e mbulon trupin e tij, ky ėshtė petku i devotshmėrisė.” (Ed-durer el Menthure, kėtė thėnie e ka nxjerrė Ibn ebi Hatim 3/76.)
Dhe pėr kėtė shkak shohim se veshjet e atyre femrave qė nuk i frikėsohen Allahut dhe nuk turpėrohen nga Allahu janė tė ngjashme me veshjen e femrave tė Perėndimit, kurse besimtaret kanė kujdes pėr veshjen e tyre dhe e mbulojnė trupin e tyre.

Mbulimi ėshtė prej moralit tė Pejgamberėve


Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Me tė vėrtetė Musai alejhi selam ka qenė njeri i turpshėm dhe e ka dashur mbulesėn, nuk ėshtė parė nga lėkura e tij asgjė, nga turpi qė ka pasur.” (Buhariu 1/459)
Transmeton Behz ibn Hakimi nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ka thėnė: “I thashė: “O i Dėrguar i Allahut, nga kush tė kemi kujdes pėr avretet tona?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Ruaje avretin tėnd nga ēdokush pėrveē gruas tėnde dhe atė tė cilėn e ke nė pronėn tėnde (robėreshat).” (Ebu Davudi 4017, Tirmidhiu 2670,2795 dhe ka thėnė se hadithi ėshtė hasen, kurse Hakimi ka thėnė se hadithi ėshtė sahih.

Transmeton Ebu Seid el Hudrij se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Mos tė shikojė mashkulli avretin e mashkullit dhe as femra avretin e femrės.” Muslimi 338.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka ndaluar qė mashkulli tė shikojė avretin e mashkullit dhe femra tė shikojė avretin e femrės. E cila do tė jetė gjendja e atyre meshkujve qė shikojne avretin e femrave?! Kurse Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Gruaja ėshtė avret.”

Kujdesi i sahabeve pėr mbulesėn

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė (kur tregon ngjarjen e humbjes sė qafores): “U ktheva tė kėrkoja qaforen dhe pasi e gjeta atė, ushtria kishte shkuar dhe nuk ishte asnjė aty. U ktheva te tenda ime dhe u shtriva dhe u mbulova me mbulesėn time. Mė pas kaloi Safvan ibn Muatal es-Selemij, i cili ishte larguar nga turma e ushtrisė pėr disa nevoja tė tij dhe e ka parė tė shtrirė njė gjė tė zezė. U afrua derisa qėndroi afėr meje dhe mė njohu mua, pasi mė kishte parė mua para se tė na obligohet mbulesa. Pasi e pashė atė, u zgjova dhe e mbulova fytyrėn me vellon time…” Buhariu 5/320 dhe Muslimi 2770.

Ky hadith tregon se sa e kujdesshme ka qenė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr mbulesėn e saj; menjėher pasi e ka vėrejtur se dikush ėshtė afruar afėr saj, e ka mbuluar fytyrėn.

Umu Alkame ibn Ebi Alkame ka thėnė: “E kam parė Hafsa bintu Abdurrahman ibn ebi Bekr se ka hyrė tek Aishja dhe ka pas veshur njė mbulesė e cila ka qenė e tejdukshme tek balli i saj. Aishja e qortoi atė dhe i tha: “A nuk ke njohuri pėr atė qė ėshtė zbritur nė Suretu En-Nur?” (ka pasur pėr qėllim ajetin: “le tė venė vellot e tyre mbi kraharorin e tyre.” (En-Nur 31) Pastaj ka marrė njė mbulesė mė tė trashė dhe ia ka veshur asaj.” (Muvata imam Malik 3/103)

Pėr kujdesin e madh tė sahabeve ndaj mbulesės sė tyre dėshmon edhe hadithi qė transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai i cili e zgjat (i shkon zvarrė pėr tokė) petkun e tij nga mendjemadhėsia, Allahu (subhanehu ue teala) nuk do ta shikojė atė njeri nė Ditėn e Gjykimit.” Umu Seleme e pyeti Pejgamberin salallahu alejhi ue selem: “Ēfarė do tė bėjnė gratė me fundet e tyre?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Le t
'i lėshojnė njė pėllėmbė.” Ajo tha: “Mirėpo ka mundėsi tė zbulohen kėmbėt e tyre.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: “Atėherė le t’i lėshojnė njė krah dhe mos tė lėshojnė mė shumė se kaq.” Tirmidhiu 1731 dhe ka thėnė hadithi ėshtė hasen-sahih, Nesaiu 8/209, dhe Ebu Davudi 4119.
Dhe kjo tregon se sa shumė i kanė kushtuar rėndėsi mbulesės, saqė rrobat e tyre kanė shkuar zvarrė pėr tokė nga gjatėsia.

6. Mbulesa ėshtė simbol i turpit

Hasan ibn Hurejth thotė: “E kam dėgjuar Imran ibn Husejnin, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke thėnė: “Ka thėnė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Turpi sjell vetėm tė mira.” Buhariu 10/537 dhe Muslimi 37.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka sqaruar se turpi ka mbetur gjė e pėlqyer te ligjet e tė gjithė Pejgamberėve dhe nuk ėshtė anuluar sikurse ligjet e tjera qė janė anuluar me ardhjen e Pejgamberėve tė tjerė. Transmeton Ebi Mesud El-Bederij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ajo e cila i ka arritur njerėzve nga fjalėt e Pejgamberėve tė parė ėshtė: “Nėse nuk ke turp, vepro ē’tė duash.” Buhariu

Turpi ėshtė dy llojesh:
1) Turpi tė cilin e ka krijuar Allahu subhanehu ue teala tek tė gjithė njerėzit, sikurse turpi i ēdo njeriu nga zbulimi i avretit (pjesėve tė turpshme) nė mesin e njerėzve.
2) Turpi nga imani (besimi), i cili e ndalon njeriun tė bėjė mėkate duke u frikėsuar nga Allahu subhanehu ue teala. Ky lloj turpi arrihet duke u pėrpjekur dhe ky lloj ėshtė esenca e ēdo tė mire.

Pėr kėtė shkak muslimanėt janė obliguar qė t’ua mėsojnė vajzave tė tyre turpin dhe ta marrin kėtė moral, tė cilėn e ka zgjedhur Allahu subhanehu ue teala pėr kėtė fe, sepse mospasja turp ėshtė shenjė e humbjes sė imanit.
Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Turpi dhe imani (besimi) janė bashkuar qė tė dy sė bashku, nėse njėri prej tyre largohet, largohet edhe tjetri.”
Hakimi nė Mustedrek 1/22 dhe ka thėnė hadithi ėshtė sahih.

Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Turpi ėshtė prej imanit dhe imani tė ēon nė xhenet, kurse paturpėsia ėshtė prej mosbindjes (ndaj Allahut) dhe mosbindja tė ēon nė zjarr.” Tirmidhiu 2010 dhe ka thėnė hadithi ėshtė hasen-sahih.
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Kam hyrė nė shtėpinė ku ėshtė varrosur i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem dhe babai im (Ebu Bekri), kam hyrė e pambuluar dhe kam thėnė se kėtu janė burri im dhe babai im, mirėpo pasi ėshtė varrosur aty Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, vallahi nuk kam hyrė aty veēse me mbulesė nga turpi prej Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė.” Hakimi 4/7 dhe ka thėnė: “Hadithi ėshtė sahih sipas kushteve tė Buhariut dhe Muslimit”.
 

Eroll Nesimi
12.9.2008

                                         www.klubikulturor.com