Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Itikafi nė Ramazan

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Itikaf do tė thotė tė izolohesh nė xhami pėr ta adhuruar Allahun subhanehu ue teala. Pėr praktikimin e itikafit ka argumente nė Kuran, Sunet dhe nė konsensusin e dijetarėve. Nė Kuran, Allahu subhaenhu ue teala thotė: “...Dhe Ne urdhėruam Ibrahimin dhe Ismailin qė ata ta pastronin Shtėpinė Time (Kabėn) pėr ata qė sillen rreth saj (duke bėrė tavaf), (pėr ata) qė rrinė atje dhe ngujohen (nė itikaf), (pėr ata) qė pėrkulen (nė ruku pėr Allahun) e qė bien me fytyrė nė tokė (nė sexhde atje pėr Allahun gjatė faljes).” (El Bekare, 125)
Gjithashtu thotė: “... Dhe mos iu afroni atyre (grave), kur jeni nė itikaf nė xhami...”
(El Bekare, 187)

Sa i pėrket Sunetit, ekzistojnė hadithe tė shumta, siē ėshtė hadithi i Aishes, Allahu e mėshiroftė, e cila ka thėnė se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem bėnte itikaf nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, derisa Allahu ia mori shpirtin (d.m.th. derisa ndėrroi jetė), ndėrsa gratė e tij bėnin itikaf pas vdekjes sė tij salallahu alejhi ue selem. (Buhariu 2026 dhe Muslimi 1172)

Kurse sa i pėrket konsensusit tė dijetarėve, shumė prej dijetarėve kanė cekur se dijetarėt janė unanimė se itikafi ėshtė i lejuar me Islam. Kėtė e kanė thėnė Imam Neveviu, Ibn Kudame, Ibn Tejmija etj.

Shejh Bin Bazi ka thėnė: “Nuk ka dyshim se itikafi nė xhami ėshtė prej adhurimeve, kurse nė muajin e Ramazanit ėshtė edhe mė mirė, edhe pse itikafi ėshtė i lejuar nė Ramazan dhe jashtė Ramazanit.” (Mexhmu Fetava 15/437)

Hukmi i itikafit

Itikafi ėshtė sunet dhe nuk ėshtė uaxhib (farz), pėrveē nėse dikush betohet se do tė hyjė nė itikaf. Nė kėtė rast obligohet tė hyjė nė itikaf. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Ai i cili betohet se do ta adhurojė Allahun, le ta adhurojė Atė, kurse ai i cili betohet se do t’i bėjė mėkat Allahut, mos ta bėjė atė mėkat.” (Buhariu 6696)
Gjithashtu transmetohet se Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i ka thėnė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “O i Dėrguar i Allahut, unė jam betuar nė xhahilijet (kohėn e injorancės) se do tė hyj nė itikaf njė natė nė Qabe.” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i tha: “Pėrmbushe premtimin tėnd.” Buhariu 6697.

Ibn Mundhiri nė librin e tij el Ixhma (f:53), ka thėnė: “Dijetarėt janė unanimė se itikafi ėshtė sunet dhe nuk i obligohet njerėzve si farz, pėrveē nėse njeriu ia obligon vetes sė tij, nėse betohet.”
 

Eroll Nesimi
19.9.2008

                                         www.klubikulturor.com