Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Gėnjeshtra mes bashkėshortėve

   Gėnjeshtra ėshtė njė veēori e urryer, njė cilėsi e keqe, njė vepėr e poshtėruar, por fatkeqėsisht edhe fenomen i pėrhapur pothuajse nė tė gjitha mjediset shoqėrore; nė biseda tė lira, takime, punė, marrėdhėnie tė ndryshme ndėrnjerėzore, shkollė, studime, etj.. Ėshtė bėrė e pamundur qė asaj t`i shpėtojnė i vogėl e i madh, mashkull e femėr dhe tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi, pėrveē atyre qė Allahu i begatoi me mirėsinė e Tij. Gėnjeshtra u shndėrrua nė pronėn (mall shitjeje) e tregtarėve, bashkėshortėve, studentėve, shkrimtarėve, masmediave, atyre qė merren me art... dhe ėshtė bėrė e pamundur qė njeriu tė kuptojė se kush nga kėta ėshtė i sinqerti.
   Nė Islam gėnjeshtra ėshtė e ndaluar dhe konsiderohet si njė ndėr mėkatet e mėdha. Si gėnjeshtėr pėrkufizohet ēdo thėnie qė kundėrshton realitetin (tė vėrtetėn). Allahu i Lartėsuar nė Kuran thotė: “Mallkuar qofshin gėnjeshtarėt!” (Dharijat, 10)
   Ja edhe disa hadithe qė vėrtetojnė shėmtinė e gėnjeshtrės. Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė:
“Gabimet mė tė shumta tė birit tė Ademit (njeriut) janė ato qė shkaktohen nga gjuha.” Shėnon Taberaniu.
“Gėnjeshtra ėshtė krim dhe qė tė dyja (edhe gėnjeshtra edhe krimi) tė dėrgojnė nė zjarr.”
“Gėnjeshtra shpie nė prishje, kurse prishja shpie nė xhehenem (ferr). Me tė vėrtetė njeriu vazhdon tė gėnjejė nė ēdo punė derisa tek Allahu shkruhet gėnjeshtar." Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
   Se gėnjeshtra ėshtė e keqe dhe se ėshtė e ndaluar nuk ėshtė vėrtetuar vetėm nė mėsimet islame, por ajo trajtohet si e keqe dhe e papranuar pothuajse nė tė gjitha fetė dhe civilizimet. Urtėsia nė kėtė (pra se gėnjeshtra ėshtė e ndaluar) ėshtė se Allahu i Lartėsuar ka dashur qė marrėdhėniet njerėzore tė ngrihen mbi themele tė ēiltėrsisė dhe tė sinqeritetit, nė tė kundėrtėn ēdo formė tjetėr e raportit qė mund tė ndėrtohet mbi hipokrizi dhe tradhti, edhe nėse mund tė ekzistojė si e tillė, nuk ėshtė e ndershme dhe jetėgjatė.
   Por pasi Islami nė ndalimin e gjėrave dhe nė urdhėrimin e tė tjerave synon objektivat me tė cilat ruhet dinjiteti i njeriut dhe realizohet arritja e pėrsosmėrisė sė tij, ekzistojnė disa raste nė tė cilat tejkalohet kjo ndalesė dhe gėnjeshtra bėhet e lejuar. Para se t`i pėrmendim rastet nė tė cilat lejohet gėnjeshtra, dėshirojmė tė bėjmė njė vėrejtje tė rėndėsishme nė kėtė drejtim. Ajo ėshtė se shkaku pse Islami e fali gėnjeshtrėn nė kėto raste nuk ėshtė pa ndonjė qėllim, por ajo me vete sjell objektiva mjaft tė rėndėsishme, disa nga tė cilat edhe do t`i pėrmendim, posaēėrisht kur tė flasim rreth gėnjeshtrės ndėrmjet bashkėshortėve.


Rastet nė cilat lejohet gėnjeshtra nė pėrgjithėsi

Sipas shėnimit tė Muslimit, Umu Kulthumi, njėra nga sahabiet e Profetit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, thotė: “Nuk kam dėgjuar se Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, ka lejuar nė ndonjė rast gėnjeshtrėn, pėrveē kėtyre tre rasteve: pajtimin ndėrmjet njerėzve (tė ngatėrruar), nė luftė apo burri ta gėnjejė gruan e tij dhe gruaja burrin e saj.”
   Nga hadithi i lartpėrmendur mund tė pėrmbledhim se gėnjeshtra ėshtė e lejuar nė kėto raste:

1. Gjatė luftės, domethėnė kur muslimanėt janė nė luftė, atėherė kanė tė drejtė tė mos jenė tė sinqertė me armiqtė e tyre, pasi me kėtė nuk arrihet luftimi i tyre. Ėshtė e njohur pėr ne se kur Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, pėrgatiste nė Medinė ndonjė ekspeditė pėr tė dalė nė luftė kundėr armikut, ai nisej me paralajmėrimin se shkonte drejt perėndimit, por ia mėsynte lindjes e kėshtu me radhė. Por nė kėtė gėnjeshtėr tė lejuar nuk pėrfshihet rasti kur vendosim marrėveshje me armikun (nėnshkrim i paktit pėr ndonjė ēėshtje tė caktuar si p.sh. armėpushim, etj.) dhe pastaj ta tradhtojmė atė. Kjo nė asnjė formė nuk ėshtė e lejuar.

2. Rasti tjetėr kur lejohet gėnjeshtra ėshtė atėherė kur dikush ndėrmjetėson mes dy tė ngatėrruarve dhe mundohet t`i pajtojė ata. Nė kėtė lloj gėnjeshtre kalohet vetėm nė rast tė domosdoshmėrisė dhe aq sa ėshtė e nevojshme kjo, sikur t`i thuash njėrit prej tė ngatėrruarve se tjetri ka mendim tė mirė pėr ty, ose flet mirė, ose ėshtė i interesuar tė pajtohet dhe gjėra tė kėtilla. Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nuk ėshtė gėnjeshtar ai i cili pajton ndėrmjet njerėzve dhe nxit nė kėtė ose e thotė ndonjė fjalė tė mirė.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

3. Rasti i tretė se kur lejohet gėnjeshtra ėshtė ndėrmjet bashkėshortėve. Ky ėshtė rasti pėr tė cilin do tė zgjerohemi mė shumė pasi ndodh mė shpesh. Ēdo musliman e muslimane nė moshė tė rritur e ka tė nevojshme ta kuptojė kėtė ashtu siē duhet, me qėllim qė nė martesė tė mos bėjė mėkat ose padrejtėsi ndaj partnerit tjetėr, me pretekstin se ai me kėtė ėshtė duke aplikuar njė lehtėsim me tė cilėn ėshtė i liruar nga mėsimet islame.


Martesa dhe sinqeriteti


   Nė fillim tė kėsaj duhet tė kemi parasysh se marrėdhėniet ndėrmjet burrit dhe gruas duhet tė jenė tė ndėrtuara mbi sinqeritetin dhe ēiltėrsinė. Pėr kėtė, ēdo formė e bashkimit tė tyre duke e pėrdorur gėnjeshtrėn ėshtė e ndaluar dhe e papranuar, prandaj edhe jo pak herė dėgjojmė pėr ndonjė ēift tė pasuksesshėm se shkak i prishjes sė martesės sė tyre ishin gėnjeshtrat dhe premtimet e bėra gjatė fushatės paramartesore.
   Por meqė Islami nė ligjet e tij tė pėrcaktuara si objektiv tė rėndėsishėm ka ruajtjen e pasardhėsve dhe tė nderit ose tė themi mė qartė ruajtjen e familjes, atėherė gėnjeshtra ndėrmjet burrit dhe gruas nganjėherė konsiderohet pėrjashtim nga ndalesa e pėrgjithshme. Me fjalė tė tjera, gėnjeshtra ndėrmjet burrit dhe gruas ėshtė e lejuar nė rastet kur ajo (gėnjeshtra) ndalon ndonjė tė keqe mė tė madhe apo realizon njė dobi mė tė pėrgjithshme.
   Mirėpo ajo qė duhet tė dimė me kėtė rast ėshtė se ky lejim i gėnjeshtrės nė Islam nuk nėnkupton se ndėrmjet burrit dhe gruas ėshtė e lejuar gėnjeshtra pa asnjė kriter dhe ai qė mendon kėshtu nuk e ka kuptuar domethėnien e hadithit tė sipėrpėrmendur. Madje ajo qė ėshtė edhe mė e keqe, ky keqkuptim ka mundėsi t`i sjellė bashkėshortėt nė situata qė ta humbin besimin e ndėrsjellė dhe tė arrihet deri te ndarja e tyre. Prandaj ėshtė e nevojshme tė qartėsohet domethėnia e hadithit tė sipėrpėrmendur.
   Hadithi nė fjalė nuk lejon qė gruaja tė kryejė ndonjė vepėr tė ndaluar, si p.sh.: dalja nga shtėpia e burrit pa dijen e burrit dhe pastaj ta gėnjejė atė, ose burri me anė tė gėnjeshtrave tė realizojė interesat personale duke e shpėrfillur dhe shfrytėzuar gruan e tij. Tė gjitha kėto janė tė ndaluara dhe nė asnjė formė nuk nėnkuptohen nga hadithi i sipėrpėrmendur.


Cila ėshtė gėnjeshtra e lejuar ndėrmjet bashkėshortėve

   Gėnjeshtra e lejuar nuk ėshtė ajo qė nėnkupton mundėsimin e kryerjes sė ndonjė ndalese apo tejkalimin kufijve tė pėrcaktuar, por ėshtė ajo gėnjeshtėr tė cilėn do ta thoshte burri, respektivisht gruaja, me qėllim qė tė ndėrpriste ndonjė mospajtim tė panevojshėm, ose do tė shuante urrejtjen dhe shtonte dashurinė e ndėrsjellė ose do tė largonte hidhėrimin dhe do tė sillte gėzimin, pastaj ajo gėnjeshtėr me tė cilėn burri nuk do ta informonte gruan apo anasjelltas pėr tė gjitha sekretet personale ose edhe kryerja e ndonjė vepre e cila nuk ėshtė e ndaluar, por nuk e pėlqen burri, respektivisht gruaja, etj.. Po pėrmendim edhe disa shembuj qė tė kuptohet mė qartė kjo:

1. Nėse burri nuk ėshtė i kėnaqur nė martesė ose nė njė periudhė nuk ndien dashuri ndaj gruas dhe anasjelltas. Kur pyetet ai ose ajo pėr kėtė, ai ose ajo pėrgjigjet nė kundėrshtim me realitetin.

2. Bashkėshortit i ka pėlqyer ndonjė femėr para martesės dhe ka qenė i interesuar tė martohej me tė para gruas qė ka tani. Nėse ai pyetet pėr njė gjė tė tillė nga ana e gruas dhe ai e di se pohimi i njė gjėje tė tillė do ta mėrziste gruan dhe do tė nxiste xhelozi, atėherė lejohet tė heshtė pėr kėtė realitet. E njėjta gjė vlen edhe pėr gruan.

3. Nėse burri blen njė dhuratė qė ta gėzojė gruan, por kjo, edhe pse do t`i pėlqente gruas, ka ēmim tė ulėt, atij i lejohet ta shtojė vlerėn e ēmimit qė tek ajo tė shtohet dashuria dhe respekti.

4. Nėse familja e gruas flet keq pėr burrin dhe gruaja thotė tė kundėrtėn me qėllim tė afrimit ndėrmjet tyre.

5. Ėshtė e mundur qė gruas mos t`i pėlqejė familja e burrit apo forma e shtėpisė, mobiliet, etj., por ajo deklaron tė kundėrtėn.

   Kėta janė disa nga shembujt qė tregojnė se cilat janė rastet kur i lejohet burrit ta gėnjejė gruan dhe anasjelltas. Kjo formė e gėnjeshtrės ėshtė ajo e lejuara nė Islam dhe disa e quajnė kėtė edhe “gėnjeshtėr e bardhė”. Pra shumė qartė vėrehet se cili ėshtė qėllimi me kėtė gėnjeshtėr: ndėrprerja e mospajtimeve tė panevojshme, qė janė shumė tė ndjeshme ndėrmjet burrit dhe gruas, pastaj shtimi i dashurisė me fjalė tė ėmbla dhe tė kėndshme, tė cilat ėshtė e mundur tė mos jenė edhe aq tė vėrteta.
   Njė studim qė ėshtė kryer nė Universitetin e Kalifornisė vėrteton se ėshtė e mundur qė sinqeriteti i plotė (absolut) ndėrmjet bashkėshortėve tė jetė mė shumė i dėmshėm sesa i dobishėm nė martesė. Suzi Kenith, udhėheqėsja e kėtij studimi, thekson se pėrfundimet e kėtij studimi vėrtetojnė se ekzistojnė disa tė vėrteta tė dėmshme qė do tė mund ta shkatėrronin jetėn bashkėshortore.
   Nė anėn tjetėr, ajo vėrteton se janė disa gjėra tė tjera nė tė cilat nuk bėn dobi gėnjeshtra ndėrmjet bashkėshortėve. Duke mos hyrė nė analizėn e kėtij studimi themi se Islami shumė kohė mė parė e ka vėrtetuar njė gjė tė tillė, ashtu siē kuptuam nga hadithi i mėparshėm. Gjithashtu, Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e kėshillon njė grua duke i thėnė: “Nėse ndonjėra nga ju (gratė) nuk e do burrin e saj, mos t`ia shprehė kėtė atij, pasi qė jo tė gjitha familjet ndėrtohen mbi themelin e dashurisė.”
   Qėllimi i Omerit nuk ishte mėnjanimi i njė kriteri tė rėndėsishėm, qė ėshtė dashuria, por ai i kėshillon ato qė pėr ta ruajtur jetėn bashkėshortore disa gjėra duhet tė heshten. Prandaj edhe Allahu i Lartėsuar i kėshillon bashkėshortėt tė cilėt nuk ndiejnė dashuri ndaj grave tė tyre dhe i urrejnė ato, qė tė bėjnė durim dhe tė mos nxitojnė t’i shkurorėzojnė, pasi dashuria ėshtė relative dhe nė periudha tė caktuara mund tė dobėsohet. Allahu i Lartėsuar thotė: “Nėse i urreni ato (gratė tuaja), bėni durim pasi ėshtė e mundur ju tė urreni diēka, ndėrsa nga ajo Allahu tė japė shumė tė mira.” (Nisa, 19)
   Kurse gėnjeshtrat me tė cilat bėhet thyerja e premtimeve tė dhėna, realizohen interesa personale nė llogari tė bashkėshortes dhe gjėra tė ngjashme janė tė ndaluara dhe pa dyshim pėrhapja e gjėrave tė tilla i bėn partnerėt tė humbin besimin e ndėrsjellė. Prandaj ėshtė e domosdoshme ta kuptojnė bashkėshortėt qėllimin e gėnjeshtrės nė kėto raste, qė ėshtė forcimi i lidhjes ndėrmjet partnerėve, pėr shtimin e dashurisė sė ndėrsjellė, pėr ruajtjen e jetės bashkėshortore dhe pėr ndalimin e rrėnimit tė saj e nė asnjė mėnyrė pėr pėrligjjen e padrejtėsive qė i shkakton burri gruas dhe anasjelltas pėr arsyetimin e neglizhencės nė llogari tė tjetrit dhe gjėra tė ngjashme.
   Nė lidhje me kėtė Ibėn Haxheri nė librin “Fet`hu Bari” thotė: “Dijetarėt janė pajtuar se gėnjeshtra (e lejuar) ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė ajo qė nuk cenon tė drejtėn e burrit gjegjėsisht gruas dhe ajo (gėnjeshtėr) qė nuk e bėn ta marrė burri atė qė nuk ėshtė e tij ose gruaja atė qė nuk ėshtė e saj.”
   Neveviu, nga ana tjetėr, gjatė komentimit tė pjesės sė hadithit tė lartpėrmendur: ”...ta gėnjejė burri gruan e tij apo gruaja burrin e saj”, nė koleksionin e Muslimit thotė: “Gėnjeshtra e burrit ndaj gruas sė tij dhe anasjelltas ėshtė me qėllim tė shprehjes sė dashurisė dhe fjalės me tė cilėn ai nuk ėshtė i obliguar dhe gjėra tė ngjashme. Kurse mashtrimi pėr tė larguar obligimin nga vetja si pėr burrin ashtu edhe pėr gruan apo marrjen e njė gjėje qė nuk i takon atij/asaj ėshtė haram me konsensus tė muslimanėve.”
 

Alaudin Abazi
4.4.2008

                                         www.klubikulturor.com