Nė fillim tė kapitullit tė
pastėrtisė kemi theksuar se dispozitat qė
kanė tė bėjnė me pastėrtinė, ashtu siē
kanė pėr qėllim mėnjanimin e ndyrėsirave
konkrete dhe kujdesin pėr mirėmbajtjen e
pastėrtisė pėr besimtarin, janė nė vetvete
edhe rite (adhurime) qė synojnė afrimin
tek Allahu i Lartėsuar. Kėshtu, pėr
shembull muslimani me anė tė gusulit jo
vetėm qė pastron trupin dhe mėnjanon
ndyrėsirat, por realizon edhe njė adhurim
tė caktuar nga Allahu i Lartėsuar dhe me
kėtė arrin shpėrblim. Kėshtu ėshtė edhe me
abdestin, me prerjen e thonjve, me
shkurtimin e mustaqeve, me mėnjanimin e
qimeve nga sqetullat, me bėrjen synet etj.1
Pasi kuptuam kėtė, themi se nganjėherė
ėshtė e mundur qė besimtari tė gjendet nė
situata ku nuk ka mundėsi tė realizojė
pastrimin e vėrtetė (me ujė), qoftė pėr
shkak tė pamundėsisė sė shfrytėzimit tė
ujit, qoftė pėr shkak tė mungesės sė tij.
Kėto situata mund tė zgjasin edhe pėr kohė
tė gjatė, prandaj qė besimtari tė mos e
harrojė rėndėsinė e saj dhe qė tė mos
privohet nga shpėrblimet qė fitohen nga
kėto rite, Allahu i Lartėsuar ka
pėrcaktuar edhe pastrimin formal (tejemumi
me dhe) si simbol i pastrimit tė vėrtetė
(me ujė). Prandaj, besimtari i cili
gjendet nė situatat ku nuk ka mundėsi ta
pėrdorė ujin pėr tė arritur pastėrtinė e
vėrtetė, ėshtė i detyruar t`i qaset
pastėrtisė e cila ėshtė e tillė vetėm
sipas trajtimit, nė mėnyrė qė domethėnia e
pastėrtisė dhe e kujdesit ndaj saj tė
mbetet thellė e ngulitur nė shpirt dhe ai
mos ta harrojė kėtė praktikė tė zakonshme.
Pėrkufizimi i
tejemumit
Nė aspektin gjuhėsor fjala tejemum
do tė thotė qėllim ose
vendosmėri pėr tė vepruar diēka.Kurse
nė terminologjinė e sheriatit tejemumi ėshtė adhurim
(ibadet) me tė cilin fėrkohet fytyra dhe
duart me dhe tė pastėr nė rast tė
pamundėsisė sė pėrdorimit tė ujit.
Tejemumi zėvendėson gusulin dhe abdestin
nė rast tė mosekzistimit tė ujit ose kur
kemi ujė, por nuk mund ta pėrdorim atė nga
sėmundja ose pėr ndonjė arsye tjetėr.
Tejemumi ėshtė specifikė e umetit tė
Muhamedit salallahu alejhi ue selem
Tejemumi ėshtė njė nga adhurimet me tė
cilat ėshtė specifikuar umeti i Muhamedi
salallahu alejhi ue selem nga umetet e
mėhershme.
Xhabiri
transmeton se Resulullahu salallahu alejhi
ue selem ka thėnė:
Mė janė dhėnė pesė gjėra,
tė cilat nuk i ka pasur asnjė Pejgamber
tjetėr para meje:... (ndėr to) mė ėshtė
bėrė e tėrė toka xhami dhe pastrim (tahur)
...2.
Do tė thotė se muslimani e ka tė lejuar ta
falė namazin nė ēdo vend nė tokė, kurse
umetet e mėhershme mund tė faleshin vetėm
nėpėr vendfaljet e pėrcaktuara qė
ndėrtonin. Pastaj edhe toka pėr muslimanin
ėshtė pastrim (tahur), qė do tė thotė se
me tė mund tė pastrohet, dhe kėtu ėshtė
fjala pėr tejemumin.
Argumentet rreth ligjshmėrisė sė tejemumit
Argumenti mė i qartė dhe mė
i drejtpėrdrejt pėr tejemumin ėshtė thėnia
e Allahut tė Lartėsuar: Nė qoftė se jeni tė
sėmurė, ose nė ndonjė udhėtim, ose
ndonjėri prej jush vjen prej vendit tė
nevojės, ose keni kontaktuar me gratė dhe
nuk gjeni ujė, atėherė mėsyni dheun e
pastėr (merrni tejemum) dhe me tė
fėrkoni fytyrat dhe duart tuaja.3
Shkaku i zbritjes sė ajetit tė tejemumit
Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
tregon shkakun e zbritjes sė ajetit tė
6-tė tė sures Maide: Dolėm me Pejgamberin
e Allahut nė njė nga udhėtimet e tij. Kur
arritėm afėr vendbanimit el`Bejda ose
Dhatu Xhejsh, u kėput qaforja ime dhe
humbi. Resulullahu salallahu alejhi ue
selem ndaloi pėr ta kėrkuar, pas tij kėtė
e bėnė edhe njerėzit e tjerė, por ata nuk
kishin ujė me vete. Disa nga njerėzit
erdhėn tek Ebu Bekri dhe i thanė: E sheh
ē`bėri Aishja? E ndaloi Resulullahun dhe
tė tjerėt, ndėrsa ata nuk janė afėr ujit,
as nuk kanė ujė me vete.
Pasi u ankuan sahabėt tek Ebu Bekri pėr
kėtė, ai (tregon Aishja) erdhi tek unė,
derisa Resulullahu kishte fjetur duke vėnė
kokėn nė kofshėn time, dhe mė tha se si e
ke ndaluar Resulullahun dhe tė gjithė
njerėzit, kur ata nuk kanė ujė dhe vendi
nuk kishte ujė. Kėshtu, ai mė qortoi duke
folur aq sa deshi Allahu tė mė flasė, duke
mė shtypur vazhdimisht me dorė nė bel. Unė
nuk mund tė largohesha, ngase koka e
Resulullahut ishte mbi kofshėn time. Kur Resulullahu gdhiu nė
mėngjes, nuk kishte ujė. Atėherė Allahu i
Lartėsuar e zbriti ajetin e tejemumit dhe
tė gjithė morėn tejemum. Atėherė Usejd bin
Hudajri tha: Ky nuk ėshtė bereqeti juaj i
parė, o familja e Ebu Bekrit! Pastaj,
tregon Aishja, kur ngritėm devenė qė kisha
unė, e gjetėm qaforen nėn tė.4
Hadithet e tejemumit
Kurse hadithet tė cilat vėrtetojnė
tejemumin janė tė shumta, ndėr to:
1.Dheu i pastėr ėshtė
pastrim pėr besimtarin, edhe nėse nuk gjen
ujė dhjetė vjet.4 2.Transmetohet nga Imran
ibėn Husajni, Allahu qoftė i kėnaqur
prej tij, se: "I Dėrguari i Allahut, paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė,
pa njė burrė tė veēuar, i cili nuk u fal
me njerėzit dhe i tha:-O filan! Ē'tė
pengoi tė faleshe me njerėzit? -O i Dėrguari i Allahut! Unė isha xhunub, -tha ai, - dhe nuk kishte ujė (qė
tė lahesha). Muhamedi salallahu alejhi
ue selem i thotė:
-Atėherė mėsyja vendit (dheut) tė
ngritur nga toka (merr tejemum),
sepse ai tė mjafton.6"
3.Transmetohet nga Amar ibėn
Jasiri, Allahu qoftė i kėnaqur prej
tij, se ai ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut, paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė,
mė dėrgoi pėr njė detyrė. Unė u bėra
xhunub (gjatė rrugės, nė gjumė) dhe nuk
gjeta ujė tė lahesha, kėshtu qė unė u
rrotullova (duke u fshirė) nė sipėrfaqen e
dheut, ashtu siē rrotullohet kafsha.
Pastaj shkova tek i Dėrguari i Allahut, paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė,
dhe ia pėrmenda kėtė, ndėrsa ai tha: "Tė
mjaftonte tė veproje kėshtu me dy duart e
tua, dhe goditi tokėn me tė dyja duart
njė herė, pastaj fshiu tė majtėn mbi tė
djathtėn, fėrkoi dy duart nga ana e
sipėrme e tyre (jo nga pėllėmba) dhe
fytyrėn e tij.7"
Shkaqet kur lejohet tė merret
tejemum
Mė lart theksuam se tejemumi zėvendėson
abdestin dhe gusulin atėherė kur nuk kemi
mundėsi tė pėrdorim ujin. Kurse rastet
konkrete kur lejohet tė merret tejemumi
janė disa:
1.Nėse nuk kemi ujė, qoftė
nė shtėpi ose nė udhėtim dhe kemi dhėnė
mund pėr kėrkimin e tij8
2.Nėse ka ujė, por shitet
ose ėshtė mė i shtrenjtė se zakonisht. Nė
kėtė rast, nėse ka mundėsi pėr ta blerė,
muslimani obligohet ta blejė pasi ka
mundėsi, edhe nėse ėshtė mė i shtrenjtė se
rėndomtė. Por nėse nuk ka mundėsi ta blejė
ose ėshtė mė i shtrenjtė dhe blerja i
shkakton problem, bie fjala hyn nė borxh
ose diēka tjetėr, atėherė lejohet tė
kalojė te tejemumi9.
3.Nėse
ėshtė i sėmurė dhe pėrdorimi i ujit ia
shton sėmundjen ose ia ngadalėson kurimin10.
4.Nėse posedon ujė dhe ėshtė
i shėndoshė (nuk ėshtė i sėmurė), por
pėrdorimi i tij i shkakton dėm, pra
sėmuret, atėherė merr tejemum. P.sh., tė
marrė gusul me ujė tė ftohtė dhe tė
sėmuret ose tė lahet me ujė tė nxehtė, por
koha ėshtė e ftohtė (nėse ėshtė jashtė ose
nė udhėtim) dhe mund tė sėmuret11.
5.Nėse posedon ujė, por ka
njė sasi tė vogėl, tė cilėn e pėrdor pėr
pije dhe harxhimi i tij ia rrezikon jetėn
atij, familjes, shokėve tė udhėtimit ose
edhe tė mjetit tė transportit (kafshės sė
udhėtimit), pasi nė rast tė vėshtirėsisė
vjen lehtėsimi.
6.Kur uji ėshtė afėr, por
nuk ka me ēfarė ta nxjerrė ose i
rrezikohet jeta qė tė shkojė dhe ta marrė.
Me ēlloj dheu lejohet tė merret tejemum
Lejohet tė marrim tejemum me ēfarėdo lloji
gjėrash qė e kanė esencėn nga toka, qoftė
dhe, rėrė, gurė, gips, pluhur, etj.. Nė
kėtė kushtėzohet vetėm tė jetė e pastėr,
pra jo i ndotur me ndyrėsira. Kėshtu qė
nėse kemi ndonjė sipėrfaqe dheu ku ka rėnė
urinė ose ndonjė ndyrėsirė, atėherė nuk
bėn tė marrim tejemum nga aty.
Disa nga ulematė kanė thėnė se tejemumi
duhet tė merret vetėm nga dheu, kurse
rėra, guri dhe materiet e tjera. Edhe pse
e kanė esencėn nga toka, nuk bėn tė
pėrdoren pėr tejemum. Kėshtu qė nėse jemi
nė ndonjė vend ku ėshtė shkretėtirė dhe ka
vetėm rėrė ose gurė, atėherė, nėse nuk
kemi ujė, nuk lejohet tė marrim tejemum me
rėrė, por falemi pa marrė tejemum. Ky
mendim nuk ėshtė i saktė, pasi nė Kuran12
pėrmendet fjala Es-said dhe mes
gjuhėtarėve ka konsensus se Es-said ka
pėr qėllim fytyrėn (sipėrfaqen) e tokės,
qoftė dhe apo diēka tjetėr13.
Ibn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
thotė: Unė dhe Abdullah Ibn Jesari, i
cili ishte shėrbėtor i Mejmunes, gruas sė
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem,
shkuam tek Ebi Xhuhejmi Ibn Harithi Ibn
Samiti El-Ensariu dhe ai na tregoi kėtė:
Resulullahu salallahu alejhi ue selem na
erdhi prej Biėr Xhemelit (pusi Xhemel,
vend afėr Medinės) dhe e takoi njė njeri e
i dha selam, por Resululllahu salallahu
alejhi ue selem nuk ia ktheu selamin,
derisa iu afrua njė muri dhe mori tejemum,
pastaj ia ktheu selamin.14
Pastaj edhe i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, gjatė udhėtimit pėr
nė betejėn e Tebukut ka kaluar nėpėr vende
shkėmbore dhe nuk vėrtetohet se ka mbartur
dhe me vete ose se ėshtė falur pa marrė
tejemum.
Vijon.
Alaudin Abazi
9.11.2007
1Prandaj
kėto rregulla dhe norma duhen tė
kuptohen se janė nė dobi tė njeriut
dhe nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė
trajtohen si tė vėshtira ose tė
mundimshme, aq mė pak tė konsiderohen
tė dėmshme.
Allahu i Lartėsuar thotė: ...
Allahu nuk dėshiron (me urdhrin
pėr abdes dhe gusul) t`ju shkaktojė
vėshtirėsi, por dėshiron t`ju bėjė tė
pastėr dhe ta pėrmbushė tė mirėn e Tij
ndaj jush, qė ju ta falėnderoni.
(Maide, 6).
2Shėnon
Buhariu dhe Muslimi. Hadithi komplet
ėshtė kėshtu: "Mė janė dhėnė pesė
gjėra, tė cilat nuk i janė dhėnė asnjė
Pejgamberi para meje;
-mė ėshtė favorizuar frika qė nė
distancėn prej njė muaji (ecje),
-toka ėshtė bėrė pėr mua xhami dhe
pastrim, kėshtu qė ēdokėnd prej
popullit tim tė cilin e zė namazi, tė
falet (aty ku e zė).
-mė ėshtė lejuar plaēka e luftės dhe
nuk i ėshtė lejuar asnjė Pejgamberi
para meje.
- mė ėshtė dhėnė ndėrmjetėsimi (shefati)
- dhe ēdo Pejgamber dėrgohej te
populli i tij, posaēėrisht, ndėrsa unė
janė dėrguar tek i gjithė njerėzimi nė
pėrgjithėsi."
3
Suretu Maide, 6.
4
Shėnon Buhariu.
5
Shėnon Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe
Nesaiu, hadithi ėshtė i saktė.
6
Shėnon Buhariu dhe Nesaiu.
7
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
8
Disa nga fukahatė e nderuar e kanė
thėnė se uji duhet tė kėrkohet 1850
metra (pak mė shumė se njė milje),
kurse disa tė tjerė tė mėvonshėm e
kanė pėrcaktuar kėrkimin nė minuta.
Sido qė tė jetė, muslimani duhet tė
mundohet tė gjejė ujė dhe nuk i
lejohet tė kalojė te tejemumi pa e
kėrkuar atė, kurse pėr sa i pėrket
largėsisė qė duhet ta kėrkojė, varet
prej mundėsive dhe asaj qė rėndomtė
(sipas urfit) do tė konsiderohej
kėrkim. Pas kėrkimit, nėse vėrtetohet
se nė atė vend dhe nė afėrsi nuk ka
ujė, atėherė lirohet pėr pėrdorimin e
tejemumit. Pėrzgjedhja qė tė merret
parasysh urfi ėshtė mendim i medhhebit
maliki, shafi dhe hanbeli, kurse nga
hanefitė Imam Kasaniu e pėrzgjedh pėr
mė tė saktė nė librin El-bedaiu-
sanai, vėll.1, f. 48.
9
Argumenti pėr kėtė ėshtė se Allahu nuk
e ngarkon njeriun vetėm se me aq sa
mund tė pėrballojė.
10
Xhabiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
tregon: Patėm dalė nė udhėtim, e
njėrinprej
nesh e pat goditur njė gur nė kokė dhe
u plagos. E gjatė natės u bė xhunub
dhe i pyeti shokėt e tij: A mė
lejohet tė marr tejemum? I thanė:
Jo, nuk tė lejohet, pasi ke ujė.
Atėherė ai u la dhe vdiq. E kur erdhėn
tek Resulullahu salallahu alejhi ue
selem, ne ia treguam kėtė rast, e ai
tha: E vranė, i vraftė Allahu. Pėrse
nuk kanė pyetur, pasi skanė ditur,
sepse vėrtetė shėrimi i paditurisė
ėshtė pyetja. Do ti mjaftonte sikur
tė merrte tejemum. Shėnon Ebu Davudi.
11Amėr
ibn Asi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
u dėrgua nė betejėn Dhatu-Selasilit e
tha: Njė natė tė ftohtė, pashė ėndėrr
dhe u bėra xhunub, pata frikė tė
lahem, se mos sėmuresha, por mora
tejemum dhe dola imam nė namazin e
sabahut. E kur erdhėm te Resulullahu
salallahu alejhi ue selem, sahabėt ia
treguan kėtė rast. Ai tha: O Amėr, a
je falur imam duke qenė xhunub? Iu
pėrgjigja (mu kujtua ajeti): dhe
mos mbytni veten tuaj. Vėrtet, Allahu
ėshtė i Mėshirshėm pėr ju. (En-Nisa:
29) Dhe morra tejemum e u fala.
Resulullahu salallahu alejhi ue selem
qeshi e nuk tha asgjė.
12
Nė ajetin e tejemumit, Maide, 6,
pėrmendet "nėse jeni tė sėmurė".
13
Ebu Ishaku nė lidhje me Es-said ka
thėnė: Ėshtė pėr qėllim fytyra
(sipėrfaqja) e tokės dhe pėr kėtė
njeriu e ka pėr detyrė ti bjerė me
duar fytyrės sė tokės, duke mos i
interesuar se a ka dhe nė atė vend apo
nuk ka, ngase said nuk do tė thotė
dhe, por fytyrė e tokės, qoftė dhe apo
diēka tjetėr. Nėse gjendesh nė vend
shkėmbor, ku nuk ka dhe, dhe i bie me
duar shkėmbinjve, do tė konsiderohej
pastrim nėse e fėrkon fytyrėn me ato
dy duar.
14
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
Sqarim: Shejh
Ibn Uthejmini, Allahu pastė mėshirė
ndaj tij, qe pyetur rreth njė personi
tė sėmurė, i cili s'mund tė gjejė
pluhur, se a mund tė bėjė ai tejemum
duke goditur duart nė mur apo shtrat
dhe kėshtu me radhė.
Ai u pėrgjigj:
Nėse muri ėshtė i ndėrtuar nga ndonjė
pėrbėrės i tokės, siē janė gurėt dhe
tullat e baltės, atėherė ėshtė e
lejueshme tė pėrdoret pėr tejemum.
Por, nėse muri ėshtė i mbuluar me dru
apo bojė dhe nėse ka pluhur mbi tė,
atėherė mund tė pėrdoret pėr tejemum
dhe s'ka kurrfarė problemi nė kėtė.
Kjo ėshtė sikur tė ketė bėrė tejemum
nė tokė, ngaqė pluhuri vjen nga toka.
Por nėse s'ka pluhur mbi tė, atėherė
ajo s'ėshtė nga toka dhe s'mund tė
pėrdoret pėr tejemum. Pėr sa i pėrket
shtratit, them: Nėse ka pluhur mbi tė,
mund tė pėrdoret pėr tejemum,
pėrndryshe s'duhet tė pėrdoret pėr
tejemum, ngaqė nuk vjen nga toka.
Fetaua el-Tehareh, f.240,