Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Tė folurit gjatė namazit nga harresa -I-

Nė fillim, kur u obligua namazi, nuk ishin tė ndaluara bisedat tė cilat nuk kishin tė bėnin me namazin, si pėrshėndetja me selam, kthimi i saj, etj.. Por mė vonė, pasi kaloi njė kohė nga obligimi i namazit, u ndaluan tė gjitha bisedat qė nuk kishin tė bėnin me tė. Prandaj, juristėt islamė, kur e shtjellojnė kėtė problematikė, theksojnė se ekziston konsensus (ixhma), qė, nėse flasim nė namaz qėllimisht, atėherė namazi prishet dhe nuk pranohet. Por, nėse ndodh tė flasim nė namaz nga harresa, ose nėse dalim nga namazi duke menduar se e kemi pėrfunduar atė dhe flasim, atėherė a konsiderohet namazi i prishur apo jo? Fukahatė pėr kėtė ēėshtje kanė dy mendime.

Mendimet e fukahave

1. Shumica e dijetarėve (medhhebi maliki, shafi dhe hanbeli) janė tė mendimit se, nėse flasim nė namaz nga harresa, ose nėse flasim duke menduar se e kemi pėrfunduar atė dhe japim selam para kohe, namazi nuk prishet.
2. Fukahatė e medhhebit hanefi janė tė mendimit se namazi konsiderohet i prishur, pa marrė parasysh a kemi folur nė namaz qėllimisht ose nga harresa dhe ne duhet ta pėrsėrisim atė nga fillimi.

Argumentet e tė dy palėve

Argument bazė i mendimit tė parė ėshtė hadithi qė ėshtė i njohur te juristėt islamė si “Hadithi i Dhuljedejnit (Dorėgjatit)”. Transmetohet nga Ebu Hurejra, se Resulullahu salallahu alejhi ue selem nė njė rast fali njėrin nga dy namazet e pasdites (drekėn ose ikindinė) dhe pas dy rekatėve dha selam (derisa namazi ishte katėrrekatėsh), pastaj u ul nė xhami para njerėzve. Ndėr ata qė u falėn ishin edhe Ebu Bekri e Omeri, por ngurruan tė flisnin dhe ta pyesnin. Njerėzit filluan tė dilnin nga xhamia duke pyetur: “A u shkurtua namazi?” Njė njeri, qė i Dėrguari i Allahut e quante Dhuljedejn, pyeti: “O i Dėrguar i Allahut, a u shkurtua namazi apo harrove?” Resulullahu salallahu alejhi ue selem u pėrgjigj: “As nuk u shkurtua, as nuk kam harruar.” Ai tha: “Jo, ke harruar.” I Dėrguari salallahu alejhi ue selem pyeti se a ishte duke thėnė tė vėrtetėn Dhuljedjeni. Ata qė ishin tė pranishėm iu pėrgjigjėn se po. Muhamedi salallahu alejhi ue selem i plotėsoi dy rekatėt tė cilėt nuk i kishte falur, dha selam, pastaj bėri dy sexhde si ato tė mėparshmet dhe prapė dha selam. (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Argumentimi me kėtė hadith ėshtė mjaft i qartė. Muhamedi, bekimi dhe paqja qofshin mbi tė, e plotėsoi namazin me dy rekate tė tjera, pasi kishte dhėnė selam para se ta pėrfundonte atė nga harresa, dhe kishte folur ndėrmjet kėsaj. Ekzistojnė edhe disa hadithe tė tjera, tė cilat e vėrtetojnė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka dhėnė selam nga harresa para kohe dhe ka folur, pastaj e ka vazhduar namazin aty ku e ka ndėrprerė, pasi i ėshtė tėrhequr vėrejta.
Pastaj ata argumentojnė edhe me hadithin e Muavije b. Hakemit, i cili thotė: “Derisa falesha me tė Dėrguarin e Allahut, njėri nga tė pranishmit (nė namaz) teshtiu dhe unė i thashė: “Jerhamukellah (Allahu tė mėshiroftė)!” Njerėzit filluan tė mė shikojnė duke zgurdulluar sytė (nė shenjė qortimi pėr kėtė vepėr). Unė u thashė: “Ēfarė keni qė mė shikoni?” Ata filluan t`i mėshojnė me duar kofshėve dhe kur vėrejta se mė qortojnė pse kam folur, heshta. Pasi pėrfundoi namazin i Dėrguari, bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, vallahi nuk kam parė mėsues mė tė mirė se ai, as mė parė e as mė pas. Ai as nuk mė qortoi, as nuk mė rrahu, as nuk mė fyeu, por mė tha: “Ky ėshtė namaz dhe nuk lejohet nė tė diēka nga bisedat e njerėzve, namazi ėshtė pėr tesbih (lavdėrim pėr Allahun), pėr tekbir (madhėrim i Allahut) dhe pėr lexim tė Kuranit.” (Shėnon Muslimi, Ahmedi, Nesaiu, Ebu Davudi).
Me kėtė argumentohet se Muavije b. Hakemi ka folur nė namaz nga mosdija pėr ndalimin e saj. Kurse Resulullahu nuk e urdhėroi ta pėrsėriste namazin pėr kėtė. E njėjta vlen edhe nėse njeriu flet nga harresa, ose nga mendimi se ai ka pėrfunduar namazin, ndėrkohė qė, nė realitet, nuk e ka pėrfunduar. Pra, dijetarėt argumentojnė me kėtė hadith duke bėrė analogji (kijas) mes mosnjohjes sė dispozitės me harresėn.
Kurse argument i mendimit tė dytė, i atyre qė thonė se namazi prishet nėse flasim nga harresa, ėshtė hadithi i Abdullah b. Mesudit, i cili thotė: “Nė fillim e pėrshėndetnim (i jepnim selam) Resulullahun salallahu alejhi ue selem duke qenė nė namaz dhe ai na e kthente atė. Pasi u kthyem nga Nexhashiu (nga Etiopia), (me njė rast) i dhashė selam (duke qenė ai nė namaz), e ai nuk ma ktheu, pastaj unė i thashė: “O i Dėrguar i Allahut (mė herėt) tė jepnim selamin dhe ti na e ktheje atė duke qenė nė namaz.” Ai tha: “Me tė vėrtetė nė namaz ka preokupime tė tjera.” (Shėnon Buhariu, Muslimi dhe tė tjerėt.)
Dhe argument tjetėr gjithashtu ėshtė hadithi i Zejd b. Erkamit, i cili thotė: “Nė fillim gjatė namazit ne flisnim, njėri nga ne i fliste shokut tė tij, qė e kishte afėr nė namaz. Kur zbriti ajeti “…dhe ndaj Allahut tė jeni respektues (nė namaze) (Bekare, 237), u urdhėruam tė heshtim dhe u ndaluam nga biseda.” (Shėnon Muslimi.)
Kėto dy hadithe janė argument se biseda e prish namazin dhe juristėt islamė, tė cilėt i pėrmendin kėto hadithe si argument, sqarojnė se dispozita qė nxirret nga kėto ėshtė e pėrgjithshme qoftė qėllimisht, qoftė nga harresa dhe ata nuk bėjnė dallim ndėrmjet kėtyre rasteve.
 

Alaudin Abazi
11.5.2007

                                         www.klubikulturor.com