Fukahatė janė nė ujdi (ixhma) se ėshtė i lejuar leximi i
Kuranit pėrmendėsh pa abdest, por abdesti nė kėtė rast
ėshtė i preferuar (mustehab).1
Imam Neveviu, nė njė libėr qė flet rreth normave tė
leximit tė Kuranit, tė quajtur Et-Tibjan fi adabi
hameletil Kuran, thotė: Preferohet qė Kurani tė
lexohet me abdest, por edhe nėse lexohet pa abdest ėshtė
e lejuar dhe kėtė mendim e ndajnė tė gjithė ulematė.
Po ashtu, ai nė njė libėr tjetėr tė tij, El mexhmu,
thotė: Tė gjithė muslimanėt janė tė mendimit se lejohet
leximi i Kuranit pa abdest, mirėpo mė mirė ėshtė qė tė
marrim abdest pėr kėtė.
Nga kėto citate tė lartpėrmendura vėrejmė se dijetarėt
nė kėtė kanė ixhma (konsensus). Argumentet qė aludojnė
pėr lejimin e leximit tė Kuranit pa abdest janė tė
shumta, por ne do tė pėrmendim disa:
Sė pari: Argumente nga suneti i Muhamedit salallahu
alejhi ue selem:
1. Transmeton Kurejbi, robi i Ibėn Abasit, Allahu qoftė
i kėnaqur me ta, se atij i ka treguar Ibėn Abasi se me
njė rast ai kishte bujtur te tezja e tij, Mejmuneja (e
cila ishte grua e Muhamedit, salallahu alejhi ue selem).
Ai kishte rėnė tė flinte nė njė jastėk me Pejgamberin
salallahu alejhi ue selem. Ibėn Abasi tregon se
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem kishte fjetur deri
nga mesi i natės, pastaj ishte zgjuar dhe me duart e tij
filloi tė largonte gjumin nga fytyra. Pastaj ai lexoi
dhjetė ajetet e fundit tė sures Ali Imran, u ngrit, mori
abdest nė mėnyrėn mė tė mirė dhe filloi tė falet. Ibėn
Abasi thekson se edhe ai veproi ashtu si kishte vepruar
Muhamedi salallahu alejhi ue selem.2
Nė kėtė hadith vėrejmė se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka lexuar dhjetė ajetet e fundit tė sures Ali
Imran pasi ėshtė zgjuar nga gjumi dhe pastaj ka marrė
abdest pėr namaz. Nga kjo argumentohet se leximi i
Kuranit pėrmendėsh edhe pa abdest ėshtė i lejuar.
2. Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė:
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e pėrmendte
Allahun nė ēdo kohė.3
Edhe nga ky hadith shohim se Pejgamberi salallahu alejhi
ue selem e ka pėrmendur (kujtuar) Allahun nė ēdo kohė,
qė do tė thotė se ky hadith ėshtė i pėrgjithshėm dhe
kėtu hyn edhe leximi i Kuranit, sepse Kurani ėshtė
dhikri (pėrmendja) mė i mirė dhe preferohet tė bėhet nė
ēdo gjendje, pėrveē rasteve kur ėshtė i ndaluar leximi i
Kuranit, si pėr shembull rasti kur njeriu ėshtė xhunub.
Pra, edhe ky ėshtė njė argument se lejohet leximi i
Kuranit nė vete edhe pa abdest.
3. Abdullah bin Seleme thotė: Kur kemi hyrė te Aliu,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, unė dhe dy burra prej
fisit tonė dhe njė burrė prej fisit Beni Esed, Aliu,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ktheu kokėn dhe na tha:
Ju tė dy jeni tė fortė, prandaj forconi fenė tuaj. Mė
pas ai hyri nė njė kthinė tė dhomės, mori njė enė me ujė,
i futi duart nė tė dhe i lau, pastaj filloi tė lexonte
Kuran. Ne nuk u pajtuam me Aliun, Allahu qoftė i kėnaqur
me tė, pėr kėtė (se lexoi Kuran pa marrė abdest), e ai
tha: I Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem,
kur ka dalė nga banja, ka lexuar Kuran, ka ngrėnė me ne
mish dhe asgjė nuk e ka penguar nga leximi i Kuranit
pėrveē xhunubllėkut.4
Sė dyti: Argumente nga praktika e sahabėve:
Transmeton Ebu Garif El-Hamdhani: Ishim me Aliun
radiallahu anhu nė Ruhbe (fshat gjatė rrugės prej Kufės
pėr nė Mekė). Ai shkoi nė fund tė kėtij fshati dhe pėr
Zotin nuk e di nėse ka kryer nevojėn e vogėl apo tė
madhen, pastaj mori njė enė me ujė, i lau duart e tij
dhe lexoi njė pjesė tė Kuranit dhe tha: Lexoni Kuran
pėrderisa nuk jeni xhunubė, e kur tė jeni xhunubė, mos
lexoni as njė shkronjė tė vetme.5
Nga kjo ngjarje shohim argumentin e qartė se ėshtė i
lejuar leximi i Kuranit nė vete (pėrmendėsh) edhe pa
abdest. Prandaj, nga kėto argumente qė u pėrmendėn,
konstatojmė se ėshtė i lejuar leximi i Kuranit
pėrmendėsh edhe pa abdest dhe pėr kėtė argumentet janė
tė qarta dhe bindėse.
Nė fund tė kėsaj, dėshirojmė tė theksojmė edhe atė se
nėse thuhet se leximi i Kuranit pa abdest ėshtė i lejuar,
kjo nuk nėnkupton qė ta bėjmė shprehi ta lexojmė atė
gjithmonė pa abdest, pasi Muhamedi salallahu alejhi ue
selem, edhe pse vėrtetohet se ka lexuar Kuran pa abdest,
gjithashtu vėrtetohet nė shumė hadithe tė tjera se ai e
ka urryer pėrmendjen e Allahut pa marrė abdest, madje
tregohet se ai ka urryer ta kthejė edhe selamin pa qenė
me abdest.
Fadil Musliu
8.6.2007
[1] Duhet
ta kemi parasysh se kėtu ėshtė fjala pėr leximin
arabisht. [2]Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
[3] Buhariu dhe Muslimi.
[4] Shėnon Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxheja,
Bejhekiu, Nesaiu, Darukutniu dhe Ahmedi.
[5] Shėnon Darukutni, Bejhekiu dhe Abdurrezaku.