Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Leximi i Kuranit nė banjė

 

Para se tė flasim pėr leximin e Kuranit nė banjė, ėshtė mirė tė shohim se ēka kuptojmė me emrin banjė (hamam). Banjė ėshtė vendi nė tė cilin lahemi me ujė tė nxehtė ose tė ftohtė1. Pra, me banjė nuk kuptojmė vendin ku kryhet nevoja e vogėl apo e madhe, por ėshtė vendi qė shėrben pėr t’u pastruar me ujė. Por nė kohėn e sotme nė shumicėn e shtėpive gjenden sė bashku banja, vendi pėr kryerjen e nevojės (WC), si dhe vendi pėr larjen e duarve (pėr marrjen abdest). Prandaj, do tė flasim sė pari pėr leximin e Kuranit nė banjat e posaēme pėr pastrim, pastaj do tė trajtojmė leximin e Kuranit nė vendin ku kryhet nevoja (WC).


Leximi i Kuranit nė banjė tė posaēme pėr pastrim

Fukahatė kanė dy mendime pėr kėtė ēėshtje.
Mendimi i parė: Leximi i Kuranit nė banjė ėshtė mekruh (i urryer) dhe tė kėtij mendimi janė imam Ebu Hanifja, Ebu Jusufi, imam Ahmedi dhe disa nga nxėnėsit e tij.
Argumentet e tyre janė: 1. Uji i pėrdorur nė banjė ėshtė i papastėr, prandaj Kurani duhet tė ruhet nga vendet e papastra dhe nė kėto vende ėshtė e urryer tė lexohet Kurani.
2. Banja ėshtė vend ku zbulohen pjesėt e turpshme tė trupit, veprim qė nuk bėhet nė ndonjė vend tjetėr, prandaj ėshtė mirė qė tė ruhet Kurani nga kėto vende dhe tė mos lexohet nė tė.

Mendimi i dytė: Ky mendim thotė se leximi i Kuranit nė banjė nuk ėshtė i urryer dhe tė kėtij mendimi janė Muhamed bin el-Hasen nga dijetarėt e medhhebit hanefi, imam Maliku, imam Shafiu dhe disa dijetarė tė medhhebit hanbeli.
Argumentet e tyre janė si vijon: Nga suneti i Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, hadithi i Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila ka thėnė: “Pejgamberi alejhi selam e pėrmendte Zotin nė ēdo kohė.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi.)
Mund t`i pėrgjigjemi kėsaj se qėllimi nė kėtė hadith nuk ėshtė vendi, por ėshtė koha, prandaj mendimi i parė ėshtė mendimi i zgjedhur, duke pasur parasysh respektin qė kemi pėr Kuranin si dhe kujdesi qė tė mos gjendet nė vende jo tė pastra, kur dihet se nė banjė hyn i rrituri, plaku, fėmija dhe i sėmuri, prandaj ka mundėsi tė kėtė papastėrti. Allahu e di mė sė miri!


Sė dyti: Leximi i Kuranit nė vende ku kryhet nevoja


Fukahatė edhe nė kėtė mesele kanė dy mendime.
Mendimi i parė: Ėshtė i ndaluar leximi i Kuranit nė vende ku kryhet nevoja (WC). Ky ėshtė mendimi i malikive dhe i disa dijetarėve tė medhhebit hanbeli.
Argumentet e tyre janė: 1. Nga suneti ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Ebu Seid el Huduri, se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk bėn tė dalin dy veta e tė flasin kur i kanė tė zbuluara pjesėt e turpshme tė trupit duke e kryer nevojėn, sepse Allahu i Madhėrishėm e urren atė vepėr.”
2
Me kėtė hadith argumentojnė duke thėnė se Allahu ka urdhėruar qė tė mbulohen pjesėt e turpshme dhe ka ndaluar bisedėn gjatė kryerjes sė nevojės. E, nėse biseda ėshtė e ndaluar, atėherė leximi i Kuranit ėshtė edhe mė i ndaluar...

Mendimi i dytė:
Ėshtė i urryer (mekruh) leximi i Kuranit nė vende ku kryhet nevoja dhe ky ėshtė mendimi i hanefive (Fetava Hanije 1/162), i shafive (Mexhmu 2/88) dhe i imam Ahmedit (Mesail imam Ahmed 1/6) me disa nga pasuesit e tij.
Argumenti i tyre ėshtė: Transmeton Abdullah ibėn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė njeri kaloi pranė Pejgamberit alejhi selam, kur ai ishte duke e kryer nevojėn e vogėl, dhe i dha selam Pejgamberit alejhi selam, kurse ai nuk ia ktheu selamin
3.
Argumentojnė me kėtė veprim tė Muhamedit salallahu alejhi ue selem duke thėnė se Pejgamberi alejhi selam nuk ia ktheu selamin atij njeriu, edhe pse kthimi i selamit ėshtė vaxhib, dhe kjo argumenton se ėshtė e urryer pėrmendja e Allahut nė vendet ku kryhet nevoja. Mirėpo ajo qė shihet nga ky hadith ėshtė se kemi mė shumė argumente se leximi i Kuranit nė vende ku kryhet nevoja ėshtė i ndaluar, sepse nėse i Dėrguari i Allahut nuk e ktheu selamin, atėherė leximi i Kuranit ka pėrparėsi qė tė mos bėhet nė kėto vende, kur dihet vlera e Kuranit dhe respekti qė ne duhet tė kemi pėr tė si Libėr i Shenjtė.
Mendimi mė i qėlluar dhe mė i zgjedhur duket tė jetė mendimi i parė, se ėshtė i ndaluar leximi i Kuranit nė vendet ku kryhet nevoja dhe Allahu e di mė sė miri.
 

Alaudin Abazi
20.7.2007

1 “Ennihaje”, Ibėn el Ethiri, vėll.I, f. 445 dhe “Essihah”, El Xhevheri, vėll. 5, f. 1904.
2 Shėnon Ebu Davudi, Ibėn Maxhe, Dhehebiu, Ahmedi dhe Hakimi dhe thotė se hadithi ėshtė sahih.
3 Shėnon Muslimi.

                                         www.klubikulturor.com