Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Leximi i Kuranit duke qenė xhunub

Muslimani ėshtė i interesuar qė nė ēdo kohė dhe nė ēdo gjendje tė lexojė Kuranin, qė tė afrohet me kėtė lexim tek Allahu i Lartėsuar, mirėpo ekzistojnė disa raste nė tė cilat ai nuk mund ta bėjė kėtė. Nga kėto raste ėshtė kur ėshtė xhunub (gjendja pas mardhėnieve seksuale). Nė vijim do tė shohim mendimet e fukahave pėr kėtė ēėshtje, por pėr tė qenė mė e kapshme kėtė do ta trajtojmė duke e ndarė nė dy raste:
1. Leximi i Kuranit duke qenė xhunub
2. Leximi i njė ajeti, ose mė pak, pėr atė qė ėshtė xhunub

Sė pari: Leximi i Kuranit duke qenė xhunub
Dijetarėt islamė kanė dy mendime sa i pėrket leximit tė Kuranit nga ai qė ėshtė xhunub.

Mendimi i parė: Nuk lejohet leximi i Kuranit nga ai qė ėshtė xhunub dhe tė kėtij mendimi janė dijetarėt e medhhebit hanefi, shafi, hanbeli dhe njė transmetim nga Imam Maliku. Argumentet pėr kėtė janė tė shumta e ne do tė pėrmendim vetėm disa prej tyre:

1. Transmeton Abdullah ibėn Seleme, se Aliu radiallahu anhu ka thėnė: “I Dėrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, kur ka dalė nga tualeti, ka lexuar Kuran, ka ngrėnė me ne mish dhe asgjė nuk e ka penguar nga leximi i Kuranit pėrveē xhunubllėkut.”1
Dhe nė njė transmetimin tjetėr qėndron se: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem na ka lexuar Kuran nė ēdo gjendje, pėrveē kur ka qenė xhunub.”
2
2. Aliu radiallahu anhu ka thėnė: ”E kam parė tė Dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke marrė abdest, pastaj lexoi diēka nga Kurani dhe tha: “Kėshtu vepron ai qė nuk ėshtė xhunub, ndėrsa xhunubi nuk lexon asnjė ajet.”
3
3. Transmeton Ebu Garif el Hamdhani, se Aliu radiallahu anhu ka thėnė: “Lexoni Kuran pėrderisa nuk jeni xhunub e kur tė jeni xhunub, mos lexoni as njė shkronjė tė vetme.”
4

Nga kėto argumente qė kemi para vetes, shihet qartė se leximi i Kuranit nga ai/ajo qė ėshtė xhunub ėshtė i ndaluar. Edhe pse disa nga kėto hadithe janė tė dobėta (daif), por kur ka shumė transmetime, ato e forcojnė njėra-tjetrėn dhe vlejnė pėr tė argumentuar me to.

Nė praktikėn e tė Dėrguarit tė Allahut salallahu alejhi ue selem shohim se ai nuk u ka dhėnė leje atyre qė kanė qenė xhunubė qė tė marrin pjesė nė namazin e Bajramit dhe ta falin atė, e as qė tė kryejnė obligimet nė vendet e shenjta (menasik), nė kohėn e haxhit, por ua kishte lejuar kėtė grave me menstruacione.


Mendimi i dytė:
Lejohet leximi i Kuranit pėr atė qė ėshtė xhunub dhe tė kėtij mendimi janė vetėm medhhebi dhahiri. Prej argumenteve ku janė bazuar ata veēojmė hadithin qė  pėrshkruan letrėn tė cilėn Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia kishte dėrguar Herakliut, perandorit romak, ku shkruante: “Bismilahi Rrahmani Rrahim nga Muhamedi robi i Allahut dhe i Dėrguari i Tij, te Herakliu, i madhi i romakėve, paqja e Allahut qoftė mbi ata qė e pasojnė rrugėn e drejtė. Tė thėrras qė tė pranosh Islamin, tė shpėtosh dhe tė shpėrblehesh dyfish, por nėse ti refuzon, do tė kesh mėkatin tėnd dhe tė shėrbėtorėve tė tu...”5
Me kėtė hadith ata argumentojnė se Muhamedi salallahu alejhi ue selem i dėrgoi letėr romakėve e ata ishin jobesimtarė dhe jobesimtarėt mund tė jenė edhe tė papastėr (xhunubė) e nė letrėn dėrguar atyre kishte edhe ajete kuranore dhe ata i lexonin ato. Nga kjo mund te argumentojmė se ėshtė e lejuar qė Kuranin ta lexojnė edhe ata qė janė xhunubė.

Por kėtė argumentim, dijetari i njohur Iben Haxher e refuzon nė tri aspekte:

Aspekti i parė:
Kjo ėshtė njė ngjarje e veēantė, jo e pėrgjithshme dhe nė raste tė posaēme, kur nevoja ėshtė e madhe, kjo lejohet, siē ėshtė rasti kur ua komunikojmė fenė jobesimtarėve dhe ua tėrheqim vėrejtjen atyre, ngjashėm me rastin nė kėtė hadith.
Aspekti i dytė:
Kjo letėr u pėrngjan librave tė tefsirit, ose tė fikhut, tė cilat i lexojmė pėr tė mėsuar nga ato dhe leximi i tyre ėshtė i lejuar sepse kėtu nuk ėshtė pėr qėllim leximi i Kuranit (si adhurim), por leximi i librave tė tefsirit apo tė fikhut.
Aspekti i tretė:
Nė kėtė hadith nuk ka argument se i ėshtė lejuar xhunubit qė tė lexojė Kuran; xhunubit i ndalohet leximi i Kuranit kur ai e ka atė pėr qellim dhe e di se ajo qė po lexon ėshtė Kuran, ndėrsa kur lexon diēka nė ndonjė letėr dhe nuk e di se ajo ėshtė Kuran, atėherė atij kjo nuk i ndalohet.6
Prandaj mendimi mė i qėndrueshėm pėr kėtė ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, se nuk lejohet leximi i Kuranit kur jemi xhunubė.


Sė dyti: Leximi i njė ajeti ose mė pak pėr atė qė ėshtė xhunub

Fukahatė islamė edhe pėr kėtė nuk pajtohen. Sipas atyre qė e lejuan leximin e Kuranit pėr atė qė ėshtė xhunub, ėshtė mė parėsore tė lejojnė leximin e njė ajeti nga ai. Nė anėn tjetėr, sipas atyre dijetarė qė e ndaluan kėtė, njė pjesė e tyre e lejuan qė tė lexohen pjesė tė ajeteve nė kėtė gjendje. Nė vazhdim do tė sjellim qėndrimet e tyre.
Mendimi i parė:
Pjesa dėrrmuese e dijetarėve hanefi, shafi dhe hanbeli janė tė mendimit se nėse lexojmė pjesė nga ajetet e Kuranit, tė cilat vijnė nė kontekst tė lutjeve tė ndryshme dhe tė dhikrit tė pėrgjithshėm, si:
-Besmeleja nė fillim tė ushqimit;
-Thėnia “Elhamdulilah” pas pėrfundimit tė  ushqimit;
-Pjesa e ajetit, i cili nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe duaja e hipjes nė mjetin e udhėtimit: “Subhane ledhi sehhare lena hadha ve ma kuna lehu mukrinijn”, nė shqip: “I Lartėsuar ėshtė Ai qė i nėnshtroi kėto pėr ne, sepse ne nuk do te kishim mundėsi ta bėnim kėtė” (Zuhruf, 13)
;
atėherė ata thonė se ajetet e ngjashme me kėto dhe qė pėrdoren nė kėtė formė janė tė lejuara tė thuhen pėr personin qė ėshtė xhunub.

Mendimi i dytė:
Lejohet leximi i njė pjese tė ajetit, d.m.th. mė pak se ajeti komplet edhe nėse ajeti nuk vjen nė kontekst tė lutjes, por me kusht qė ajeti kuranor tė mos jetė i gjatė si ajetu dejn.
7
Kėtė e thotė Imam Ebu Hanifja nė njė transmetim tė tij dhe disa nga nxėnėsit e tij thonė tė njėjtėn gjė, gjithashtu edhe Imam Ahmedi nė njėrin nga transmetimet e thotė kėtė dhe kėsisoj e pasojnė disa pjesėtarė tė medhhebit tė tij.
Argumentet e tyre pėr kėtė janė: 1. Namazi i muslimanit nuk ėshtė i vėrtetė nėse lexohet mė pak se njė ajet dhe 2. Ēka ėshtė me pak se njė ajet nuk quhet Kuran dhe pėr kėtė i lejohet xhunubit qė ta lexojė.


Mendimi i tretė:
Nuk lejohet leximi i Kuranit nga xhunubi pėrveē rasteve specifike, si ajetet ku kėrkojmė  mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar, ajetet e rukjes dhe ajetet qe argumentojmė me to pėr ndonjė dispozitė tė caktuar prej dispozitave tė sheriatit dhe kėtė e thotė Imam Maliku me argumentin qė pason: “Njeriu nė ēdo kohė ka nevojė pėr tė kėrkuar mbrojtje tek Allahu i Madhėruar, po ashtu ka nevojė pėr rukje pėr vete dhe pėr tė tjerėt si dhe ka nevojė tė argumentojė me disa ajete, edhe kur ėshtė xhunub.”

Sido qė tė jetė, mendimi i parė ėshtė zgjedhur nga njė numėr i madh i ulemave dhe duket tė jetė mė i qėlluari, pra ėshtė i ndaluar leximi i Kuranit nga ana e xhunubit, nėse me atė lexim ka pėr qėllim kryerjen e adhurimit tė leximit tė Kuranit, mirėpo nėse nuk e ka pėr qėllim kėtė, atėherė lejohet tė themi Bismilah, Elhamdulilah, Subhane ledhi... kur jemi nė situata ku thuhen kėto lutje. Allahu e di mė sė miri!

Pėrgatiti: Fadil Musliu
22.6.2007
 

 

1 Hadithin e shėnon Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė hasen sahih. Gjithashtu atė e shėnojnė edhe Ebu Davudi, Ibėn Maxheja, Bejhekiu, Nesaiu, Darukutniu, Hakimi dhe Ahmedi.
2 Shėnon Tirmidhiu.
3 Shėnon Ahmedi dhe Hejthemiu e pėrmend nė Mexhmu.
4 Shėnon Darukutniu, Bejhekiu dhe Abdurrezaku.
5 Shėnon Buhariu.
6 “Fet-hul Bari”, vėll.I, f. 408.
7 Ajeti i dejnit (borxhit) ėshtė ajeti 282 i sures Bekare dhe ėshtė ajeti mė i gjatė nė Kuran.

                                         www.klubikulturor.com