Falėnderimet
dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut subhanehu
ue teala, i Cili e bėri obligim haxhin pėr ata tė
cilėt kanė mundėsi. Salavatet qofshin mbi tė
Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue
selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe
mbi tė gjithė muslimanėt deri nė Ditėn e Gjykimit.
Me tė vėrtetė, haxhi ėshtė bėrė obligim pėr tė
gjithė muslimanėt tė cilėt kanė mundėsi materiale
dhe janė psikikisht tė shėndoshė. Allahu xhele
shanuhu thotė: "E, kryeni haxhin dhe umren pėr
hir tė Allahut!" [El-Bekare, 196] "Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes)
ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek
ajo." [Ali Imran, 97)
Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: "Ėshtė ngritur Islami nė pesė shtylla:
Dėshmia se nuk ka Zot tjetėr qė e meriton
adhurimin pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i
Dėrguar i Tij, falja e namazit, dhėnia e zekatit,
agjėrimi i muajit tė Ramazanit dhe haxhi."
[Buhariu, Muslimi]
Haxhi ėshtė ibadet i cili pėrfshin tė gjitha
llojet e ibadeteve, siē janė ibadetet me zemėr, me
gjuhė, me trup dhe me pasuri.
Haxhi ka qenė obligim edhe pėr popullin e
Ibrahimit alejhi selam, kur Allahu xhele shanuhu e
urdhėroi Ibrahimin qė ta ndėrtojė Qaben dhe ti
thėrrasė njerėzit pėr haxh. Allahu xhele shanuhu
thotė: "Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxh, se tė
vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė
rraskapitura, qė vijnė prej rrugėve tė largėta.
(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė
e tyre dhe qė ta pėrmendin Allahun nė ato ditė tė
caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė
i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbaneve)
dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfrin."
[El-Haxh, 27-28)
Me tė vėrtetė, haxhi ėshtė njė ibadet i
mrekullueshėm dhe ka vlerė dhe dobi tė madhe pėr
njerėzit. Prej dobive ėshtė se Allahu ia fal
mėkatet haxhiut, siē transmetohet se Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Ai i cili
bėn haxhin dhe nuk shan e as nuk shkakton polemikė
(grindje), do tė kthehet nga haxhi sikur
atė ditė kur e ka lindur nėna e tij."
[Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]
Gjithashtu ka thėnė: "Umreja deri nė umren tjetėr
ėshtė shkaktare pėr shlyerjen e mėkateve qė janė
bėrė mes tyre, gjithashtu haxhi i pranuar nuk ka
tjetėr shpėrblim pėrveēse xhenetin." [Buhariu,
1773; Muslimi, 1349]
Nga dobitė ėshtė edhe shikimi i mirėsisė sė
Allahut xhele shanuhu, siē thotė Allahu xhele
shanuhu: "(Vijnė) Pėr tė qenė tė
pranishėm nė dobitė e tyre." [El-Haxh, 28]
Dobitė nė haxh janė tė shumta, si: pėrmendja e
Allahut xhele shanuhu me tekbire, qėndrimi nė
Arafat, Muzdelife, hedhja e gurėve, tavafi, Safa
dhe Merve, qėndrimi nė Mina, prerja e kurbaneve
etj..
Nga mirėsitė e haxhit ėshtė edhe takimi i
muslimanėve nga anembanė bota; nė njė kohė, nė njė
vend dhe me njė qėllim tė caktuar, i cili ėshtė
adhurimi i Allahut dhe pėrgjigjja ndaj ftesės sė
Tij pėr ta kryer haxhin. Allahu xhele shanuhu
thotė: "Nuk ka dyshim se ky umet (vėllazėria,
ligji e feja juaj, besimi i pastėr islam) ėshtė
njė fe dhe Unė jam Zoti juaj, kėshtu pra mė
adhuroni vetėm Mua." [El-Enbija, 92]
Tė gjithė i bashkon teuhidi, njehsimi i Allahut
xhele shanuhu. Tė gjithė duke pėrsėritur fjalėt:
Leb-bejk Allahum-me leb-bejk
[Tė jemi pėrgjigjur o Allah tė jemi pėrgjigjur]
Leb-bejke la sherike leke lebejk
[Tė jemi pėrgjigjur o Ti i cili nuk ke shok]
In-nel hamde, ve ni'mete leke, vel mulk, la
sherike lek.
[Me tė vėrtetė se falėnderimet, mirėsitė dhe
sundimi tė gjitha janė pėr Ty dhe nuk ka shok qė i
takon adhurimi pėrveē Teje.]
Muslimani (qė ka mundėsi materiale) obligohet qė
sa mė parė ta kryejė kėtė obligim, sepse nuk e di
se kur do t'i vijė momenti i vdekjes. Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Shpejtoni
pėr nė haxh, sepse ju nuk e dini se ēka do t'ju
ndodhė nesėr." [Ahmedi. Kurse shejh Albani ka
thėnė se ky hadith ėshtė hasen (Irva el-Galil,
990).]
Kurse ai i cili e vonon atė pa arsye, duke i pasur
tė gjitha mundėsitė, ai ka bėrė mėkat dhe duhet tė
pendohet tek Allahu xhele shanuhu.
E lusim Allahun xhele shanuhu qė tė na e mundėsojė
kryerjen e haxhit, kurse atyre qė e kanė kryer apo
do tė shkojnė pėr ta kryer, e lusim Allahun xhele
shanuhu qė t'ua pranojė haxhin dhe tė kthehen nė
shtėpitė e tyre tė pastėr nga mėkatet, si atė ditė
kur i kanė lindur nėnat e tyre!