Fjala gusl nė gjuhėn arabe do tė thotė
pastrim, larje, kurse nė terminologjinė e
sheriatit do tė thotė pėrshkimi ose
pėrgjithėsimi i trupit me ujė.
Gusli (pastrimi) ėshtė i vėrtetuar me
Kuran. Allahu i Lartėsuar thotė: Nėse
jeni xhunubė (tė papastėr), merrni
gusl (pastrohuni).1
Kur ėshtė vaxhib larja Gusli ėshtė i domosdoshėm nė kėto
raste: 1 Dalja e spermės nė gjumė apo duke
qenė zgjuar, ngase Muhamedi salallahu
alejhi ue selem thotė: Duhet larė kur
tė dalė sperma.2
Kurse, Ummu Seleme radijallahu anha tregon
se Ummu Sulejme radijallahu anha ka thėnė:
O i Dėrguar i Allahut, me tė vėrtetė
Allahu nuk turpėrohet prej sė vėrtetės. A
thua vallė gruaja duhet larė kur tė
ėndėrrojė? Muhamedi salallahu alejhi ue
selem tha: Po, nėse sheh ujė (gjurmė).3
Nė kėtė nuk ka pajtim te dijetarėt, por
janė disa situata pėrkitazi me daljen e
spermės tė cilat duhen sqaruar mė
konkretisht:
a) Nėse sperma del pa epsh, por pėr shkak
tė sėmundjes (si ftohja) ose ndonjė
ērregullim, atėherė nuk ėshtė i detyruar
gusli, pasi kushtėzohet qė sperma tė dalė
me epsh, pastaj tė dalė me vrull dhe qė
njeriu pas kėsaj tė ndiejė lodhje dhe
molisje.
b) Nėse sheh ėndėrr, por nuk i kujtohet se
ka pasur orgazėm dhe nuk sheh lagėshtirė
ose shenja nė rroba, atėherė nuk ėshtė i
obliguar gusli. Ibėn Mundhiri nė kėtė
pėrcjell konsensus (ixhma). Gjithashtu, nė
kėtė aludon edhe hadithi i sipėrpėrmendur
i Umi Selemes: ... Po (duhet tė
pastrohet gruaja), nėse sheh ujė (gjurmė).4
c) Nėse zgjohet dhe sheh lagėshtirė, por
nuk i kujtohet se ka parė ėndėrr, atėherė
janė tri mundėsi:
-nėse vėrtetohet se uji ėshtė spermė, merr
gusl, pasi ėshtė mė se e mundur qė kjo tė
ndodhė pėr shkak tė orgazmės e jo tė
ndonjė shkaku tjetėr;
-nėse vėrtetohet se nuk ėshtė spermė, por
diēka tjetėr (urinė apo medhiu), atėherė
nuk lahet, por i mjafton ta pastrojė
vendin dhe rrobat e tė marrė abdest;
-nėse nuk e vėrteton as njėrėn e as
tjetrėn, atėherė ėshtė mė e drejtė tė
pastrohet, edhe pse Muxhahidi dhe Katade
kanė thėnė se nuk ėshtė obligativ pėr tė
gusli.5 2- Kontakti seksual, edhe pse nuk
ka ejakulim. Ebu Hurejra radijallahu anhu
thotė se Muhamedi salallahu alejhi ue
selem ka thėnė: Kur ndokush ulet nė mes
tė katėr gjymtyrėve dhe kryen aktin
seksual, ėshtė bėrė larja e obliguar, edhe
pse nuk ka ejakulim.6
Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka
thėnė: Kur tė takohen dy sunetimet7,
obligohet larja.8
Mirėpo kėtu duhet ta kemi tė qartė se
vetėm prekja e dy organeve nuk detyron
larjen, por kushtėzohet qė organi i
mashkullit tė depėrtojė nė organin e
femrės pėr tė qenė i detyruar gusli dhe
kjo ėshtė me konsensusin (ixhmanė) e tė
gjithė ulemave dhe kėshtu ėshtė komentuar
hadithi i mėsipėrm. 3- Ndėrprerja e menstruacioneve:
Aishja radijallahu anhu thotė:
Resulullahu salallahu alejhi ue selem i
ka thėnė bijės sė Hubejshit: Kur tė
vijė menstruacioni, lėre namazin e kur tė
dalėsh nga ajo gjendje, lahu dhe falu.9 4- Pas lehonisė dhe kjo ėshtė
sikurse menstruacionet. Nė kėtė bazohemi
nė ixhmanė e dijetarėve islamė.
Pėr kėto katėr raste fukahatė (juristėt
islamė) nė pėrgjithėsi janė tė pajtimit se
ėshtė i obliguar gusli. Ekzistojnė edhe dy
raste tė tjera, ku disa dijetarė kanė
thėnė se gusli ėshtė obligativ: 1. Vdekja: Disa dijetarė kanė thėnė
se kur njeriu vdes, para varrimit ėshtė
obligim tė pastrohet, duke argumentuar se
Resulullahu, paqja dhe bekimi qofshin mbi
tė, i urdhėroi shokėt e tij ta pastrojnė
personin i cili kishte vdekur nė haxh,
pastaj edhe rasti kur i urdhėroi disa gra
qė pastronin bijėn e tij salallahu alejhi
ue selem, qė ta pastrojnė atė tre, pesė,
apo shtatė herė.10
E sakta ėshtė se vdekja ėshtė shkak qė
detyron guslin, por detyrimi nė kėtė rast
kthehet te tė gjallėt, sepse i vdekuri nuk
ka detyrime prej ēastit tė vdekjes sė tij,
por tė gjallėt e kanė detyrim qė t`i lajnė
tė vdekurit e tyre, pasi Resulullahu
salallahu alejhi ue selem ka urdhėruar
kėshtu. 2. Islami: Kur njeriu e pranon
Islamin dhe bėhet musliman, disa nga
dijetarėt kanė thėnė se ai e ka obligim tė
pastrohet duke argumentuar me hadithin e
Kajs Ibėn Amirit, se Resulullahu, paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, e
urdhėroi atė tė pastrohet, pasi e pranoi
Islamin.11
Disa tė tjerė kanė thėnė se nuk ėshtė
obligim, por ėshtė sunet, duke sqaruar se
nuk ka ndonjė urdhėr tė pėrgjithshėm nė
kėtė, pasi shumė nga sahabėt e pranonin
Islamin dhe nuk i urdhėronte i Dėrguari,
paqja bekimi i Allahut dhe qofshin mbi tė,
tė merrnin gusl. Sido qė tė jetė, nė kėtė
rast ka mospajtim te dijetarė dhe
dispozita sillet rreth obligueshmėrisė apo
se ajo ėshtė e preferuar. Allahu e di mė
sė miri.
Kur ėshtė mustehab larja 1- Larja nė ditėn e xhumasė, pėr tė
cilėn disa nga ulematė kanė thėnė se ėshtė
vaxhib dhe sjellin argumente, por e sakta
ėshtė tė thuhet se larja ditėn e xhuma
ėshtė sunet i fortė (sune muekede) dhe nuk
ėshtė mirė tė lihet, posaēėrisht tė bėhet
praktikė lėnia e saj. 2- Larja pas ēdo akti seksual. Ebu
Rafiu transmeton se njė natė Resulullahu
salallahu alejhi ue selem i vizitoi tė
gjitha gratė e ti dhe lahej pas ēdo akti.
I thashė: O i Dėrguar i Allahut, pėrse
nuk lahesh nė fund njė herė? Ai salallahu
alejhi ue selem tha: Kėshtu ėshtė mė
mirė dhe mė pastėr.12 3- Larja pas alivanosjes. Aishja
radijallahu anha thotė: Kur u sėmur
Resulullahu salallahu alejhi ue selem,
pyeti: A janė falur njerėzit? I
thamė: Jo, po tė presin ty, o Resulullah,
e ai salallahu alejhi ue selem tha:
Mbusheni kovėn me ujė. Aishja
radijallahu anha tha: Ia mbushėm kovėn me
ujė, e ai salallahu alejhi ue selem u la
dhe shkoi pėr tu falur, mirėpo u alivanos.
Kur erdhi nė vete, tha: A janė falur
njerėzit? I thanė: Jo, po tė presin
ty, o Resulullah. E Muhamedi salallahu
alejhi ue selem tha: Ma mbushni njė
kovė me ujė. E ne ia mbushėm, u la
Resulullahu salallahu alejhi ue selem dhe
shkoi qė tė falet, por sėrish u alivanos.
E, kur erdhi nė vete tha: A janė falur
njerėzit? I thanė: Jo, po tė presin
ty o Resulullah, e pastaj tha qė Ebu
Bekri tė dalė imam.13 4- Larja pėr dy Bajramet dhe nė ditėn e
Arafatit. Transmeton Shafiu
radijallahu anhu nga Zadhani, i cili
thotė: Njė njeri e pyeti Aliun
radijallahu anhu pėr larjen dhe ai i tha:
Lahu pėr ēdo ditė, nėse ke mundėsi, e ai
i tha: Jo, po tė pyes pėr larjen qė ėshtė
larje, e Aliu radijallahu anhu i tha:
Ditėn e Xhumasė, ditėn e Arafatit, ditėn
e Bajramit tė Kurbanit dhe tė Fitėr
Bajramit. 5 Larja pėr atė qė lan tė vdekurin.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė:
Kush tė lajė xhenazen, le tė lahet.14 6- Larja para veshjes sė ihramit pėr
haxh ose umre. Zejd Ibn Thabiti
radijallahu anhu thotė: E kam parė
Resulullahun salallahu alejhi ue selem
duke i hequr tė gjitha rrobat pėr tė
veshur ihramin dhe u la.15 7- Larja pėr tė hyrė nė Mekė.
Abdullah Ibn Umeri radijallahu anhu
asnjėherė nuk ka hyrė nė Mekė e tė mos
jetė ndalur nė Dhu-Tuva, derisa e takonte
mėngjesi. Lahej e pastaj hynte nė Mekė dhe
thoshte: Kėshtu ka vepruar Resulullahu
salallahu alejhi ue selem.16 8 Larja nė ditėn e Arafatit, duke
u bazuar nė hadithin e lartpėrmendur tė
Aliut radijallahu anhu.
Kushtet e larjes
-Nijeti, duke u mbėshtetur nė
hadithin e tė Dėrguarit tė Allahut
salallahu alejhi ue selem: Ēdo vepėr
vlerėsohet sipas nijetit.
-Larja e trupit nė tėrėsi, duke
futur kėtu edhe gojėn dhe hundėn.
Forma e larjes
Aishja radijallahu anhu thotė:
Resulullahu salallahu alejhi ue selem,
kur lahej nga xhunubllėku, fillonte me
larjen e duarve, pastaj merrte ujė me
dorėn e djathtė dhe gjuante nė tė majtėn,
pastaj lante organin, pastaj merrte abdest
si pėr namaz, pastaj merrte ujė dhe e
hidhte nė kokė duke futur gishtat nė
rrėnjėt e flokėve. E, kur e shihte se e
kishte fėrkuar tėrė kokėn, hidhte tre
grushte ujė nė kokė, pastaj hidhte nė tėrė
trupin e pastaj e lante tėrė trupin.17
Pastrimi i femrės
Kur gruaja lahet nga xhunubllėku, nuk
detyrohet ti zgjidhė gėrshetat e flokėve,
por kur tė lahet nga menstruacioni,
obligohet ti zgjidhė. Ummu Seleme
radijallahu anha thotė: O i Dėrguar i
Allahut, unė i bėj flokėt gėrshet, kurse
kur lahem nga xhunubllėku i zgjidh.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha:
Jo, ska nevojė, tė mjaftojnė tre
grushte ujė e pastaj tė lash krejt trupin
dhe kėshtu pastrohesh.18
Aishja radijallahu anhu thotė se Esmaja e
ka pyetur Resulullahun salallahu alejhi ue
selem pėr larjen pas menstruacioneve dhe
ai ka thėnė: Merr ujė dhe sidėr,
pastaj merr abdest mirė, pastaj hidh ujė
nė kokė dhe fėrkoje mirė, derisa tė arrijė
deri tek rrėnjėt e flokėve e pastaj hidh
ujė mbi to, pastaj merre njė leckė tė
parfumuar dhe pastrohu me tė. Esmaja
tha: Si tė pastrohem me tė? I Dėrguari
salallahu alejhi ue selem tha:
Subhanallah, pastrohu me tė. Aishja
radijallahu anha tha: Sikur (ajo) tė
fshehė kėtė, e ai salallahu alejhi ue
selem pastaj tha: Pastroje me tė
gjakun, ku ka dalė (gjurmėt).
E unė (Aishja) e pyeta pėr xhunubllėkun
dhe ai mė tha: Le tė marrė ujė dhe le
tė marrė mirė abdest, pastaj hedh ujė mbi
kokė derisa tė arrijė uji nė rrėnjėt e
flokėve, pastaj i hedh ujė tėrė trupit.19
Ky hadith njėherazi qartėson edhe dallimin
mes larjes sė gruas e cila lahet pas
menstruacionit dhe asaj qė lahet nga
xhunubllėku. Ajo qė lahet nga
menstruacionet duhet tė fėrkohet dhe tė
pastrohet mė tepėr sesa ajo qė lahet nga
xhunubllėku e gjithashtu duhet qė ti
zgjidhė gėrshetat. Nė esencė, duhen
zgjidhur gėrshetat pėr tė arritur uji nė
rrėnjėt e flokėve, mirėpo sheriati ua ka
lehtėsuar grave, ngase larja nga
xhunubllėku ndodh mė shpesh dhe me kėtė
shkakton vėshtirėsi, qė nuk ndodh me
rastin e menstruacioneve, qė u vijnė njė
herė nė muaj.20
Shėnim:
Lejohet qė burrė e grua tė lahen sė bashku
nė njė vend dhe tė shikojnė auretin e
njėri-tjetrit, duke u bazuar nė thėnien e
Aishes radijallahu anha: Lahesha me
Resulullahun salallahu alejhi ue selem
prej njė ene duke qenė xhunubė (qė tė dy).21
Ēfarė i ndalohet xhunubit
Xhunub ėshtė gjendja pas orgazmės gjatė
marrėdhėnieve seksuale, qoftė pėr
mashkullin apo femrėn. Nė kėtė rast
personit nė fjalė i ndalohen disa gjėra:
1. Namazi
2. Tavafi rreth Qabes
3. Prekja e Mus`hafit
Ndalimi kėtyre gjėrave ėshtė me
pajtueshmėrinė e katėr imamėve dhe nė kėtė
kanė kundėrshtuar vetėm Dhahiritė sa i
pėrket prekjes sė mus`hafit, por e drejta
ėshtė nė anėn e shumicės, pasi me kėtė
madhėrohet fjala e Allahut tė Lartėsuar.
4. Leximi i Kuranit
Nė kėtė ka komente nga ulematė, por, duke
mos u zgjeruar, themi se sa i pėrket
leximit tė Kuranit pėr xhunubin, nėse me
lexim ka pėr qėllim kryerjen e adhurimit
tė njohur (pra tė ulet dhe tė lexojė Kuran),
ėshtė i ndaluar. Ky qėndrim ėshtė zgjedhur
nga njė numėr i madh i ulemave dhe duket
tė jetė mė i qėlluari. Mirėpo nėse xhunubi
pėrmend ndonjė pjesė tė ajetit si lutje,
atėherė lejohet tė thotė p.sh. Bismilah,
Elhamdulilah, Subhanallah... etj., kur
ėshtė nė situata ku thuhen kėto lutje.
Allahu e di mė sė miri!
5. Qėndrimi nė xhami
Kėshtu kanė thėnė shumica e ulemave, por,
duke i pasur parasysh tė gjitha
transmetimet nė lidhje me kėtė, themi se
nėse qėndrimi ėshtė i detyruar, atėherė
lejohet, pasi transmetohet se njė grup
sahabėsh tė rinj banonin nė xhami dhe
ėshtė e mundur qė ata tė bėheshin xhunubė
gjatė fjetjes. Allahu e di mė sė miri.
Alaudin Abazi
28.9.2007
1
Suretu Maide, 6.
2
Shėnon Muslimi.
3
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
4
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
5
Shejhu Muhamed Salih Ibėn Uthejmin, Allahu
e mėshiroftė, rreth mundėsisė sė tretė ka
thėnė se nė qoftė se ka pasur ngacmim
seksual para gjumit, atėherė nuk ka nevojė
tė pastrohet, pasi ajo ėshtė medhiu, i
cili del pėr shkak tė ngacmimit. Kurse
nėse nuk ka pasur ngacmim, atėherė do tė
ishte mė e drejtė tė lahet, pasi ajo ėshtė
mė se e mundur tė jetė spermė, pasi medhiu
nuk del pa ngacmim paraprak. Sherhul
Mumti vėll.1, f. 336.
6
Shėnon Muslimi.
7
Dy organet seksuale.
8
Shėnon Ahmedi dhe tė tjerėt hadithi ėshtė
i saktė.
9
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
10
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
11
Shėnon Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu,
Ahmedi dhe Shejh Albani e cilėson hadithin
si tė saktė.
12
Shėnon Ibn Maxheh dhe Davudi.
13
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
14
Shėnon Ibn Maxhe.
15Shėnon Tirmidhiu.
16
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
17
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.
18
Shėnon Muslimi.
19
Shėnon Muslimi
20
Tehdhib Suneni Ebi Davud, tė Ibn
Kajjimit, 1/166-167.
21
Shėnon Buhariu dhe Muslimi.