Resulullahu salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
“Kushdo qė ushqen njė agjėrues, do tė ketė shpėrblimin e
njėjtė sikurse tė atij agjėruesi, pa i munguar asgjė nga
shpėrblimi.” [Et-Tirmidhiu, e ka saktėsuar Shejh
Albani]
Na ėshtė shpjeguar nga njerėzit e diturisė se kushdo qė
i jep njė muslimani/eje diēka pėr tė bėrė iftar, do tė
arrijė kėtė shpėrblim, siē ėshtė pėrmend nė hadith. “Pėr
tė bėrė iftar”, ėshtė njė fjalė e pėrgjithshme, qė
pėrfshin edhe dhėnien e hurmave. Sipas sunetit ėshtė qė
tė bėhet iftar me hurma, siē na ėshtė transmetuar nga
Enesi radiallllahu anhu, i cili ka thėnė: “I Dėrguari i
Allahut salallahu alejhi ue selem kishte zakon tė bwnte
iftar para faljes sė namazit tė akshamit me 3 kokrra
hurma tė freskėta, nėse nuk kishte hurma tė freskėta,
atėherė do tė hante tri hurma tė thara dhe nėse nuk
kishte hurma tė thara, ai do tė pinte tri gllėnjka ujė.”
[Et-Tirmidhiu]
Kėshillė: Blije njė kuti (ose disa kuti) me hurma, merri
me vete nė xhami dhe jepu agjėrueseve pėr hir tė Allahut
qė ta prishin agjėrimin.
Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i
cili thotė: "Resulullahu salallahu alejhi ue selem erdhi
qė tė vizitonte Sa’d ibn Ubaden, i cili i shėrbeu me
bukė dhe vaj Resulullahut salallahu alejhi ue selem.
Resulullahu salallahu alejhi ue selem hėngri dhe tha:
"Vėzhguesit e agjėrimit kanė bėrė iftar me ty (ky ėshtė
njė pėrkthim literal, ndėrsa kuptimi ėshtė: "Allahu tė
shpėrbleftė qė i shėrbeve agjėruesit me ushqim qė tė
bwjė iftar”); njerėzit e devotshėm ka ngrėnė ushqimin
tėnd, kurse melekėt dėrgojnė bekime tek ti." [Ebu
Davudi]
Nė komentarin e Rijadus-salihin shkruan kėshtu: "Fjala
“Aftara” ėshtė informuese nė natyrė, mirėpo ėshtė
pėrdorur nė kuptim tė lutjes. Kėshtu qė ēka kuptohet
kėtu ėshtė: Allahu ju dhėntė shpėrblimin e atij qė
angazhohet pėr (pėrgatitjen) e iftarit pėr dikė.
Nėnkupton, nxitjen e dikujt pėr mikpritje me mjetet e
tij.
Shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin rahimehullah thotė:
“Ata qė kanė mundėsi duhet tė pėrpiqen qė tė ushqejnė
ata qė janė agjerueshėm (nė iftar), ose nė xhami ose nė
vendet e tjera. Kjo ėshtė kėshtu sepse kushdo qė ushqen
njė agjėrues, ai do tė marrė tė njėjtin shpėrblim
sikurse ai qė agjėron. Kėshtu qė nėse njė person ushqen
vėllezėrit e tij qė janė duke agjėruar, ai do tė marrė
tė njėjtin shpėrblim sikurse ata. Prandaj, ata qė Allahu
i ka begatuar me pasuri, duhet tė pėrfitojnė nga kjo
mundėsi qė tė fitojnė shpėrblime tė mėdha.” [48 Su’alan
fis Sijam]
I pyetur rreth organizimit tė gostive, thirrjes sė
njerėzve, therjes (sė kafshėve), shpėrndarjes sė mishit
pėr bamirėsi dhe tė tjera pėrpjekje pėr ushqim, Shejh
Feuzani hafidhehullah u pėrgjigj: "Po, ofrimi i ushqimit
nė Ramazan ka mirėsi shtesė pėr shkak tė shenjtėrisė sė
kohės dhe nevojės qė agjėruesit kanė pėr ushqim.
Resulullahu sal-lAll-llahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kushdo
qė ushqen njė agjėrues do tė ketė shpėrblimin e njėjtė
sikurse shpėrblimi i tij (agjėruesit)”, kėshtu qė ofrimi
i ushqimit nė kėtė muaj pėr nevojtarėt ėshtė prej
veprimeve mė tė mira, sepse shpėrblimi i bamirėsisė nė
muajin e Ramadanit shumėfishohet mė shumė sesa nė muajt
e tjerė." [ el-Fetava libni Feuzan – Kitab ed-Davah,
Vėllimi 1, Faqe 153 – 154].
Subhaneke Allahumme ue bihamdike eshhedun en la Ilahe
ila Ente, estagfiruke ue etubu ilejke.
Pėrktheu
dhe pėrshtati: Meriton Muriqi
31.8.2009
Shėnim:
Kjo temė ėshtė publikuar
nė njė rubrikė tė lirė dhe materialet qė publikohen nė
tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė
redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.