"Allahu
do ti ngrejė nė shkallė tė lartė ata midis jush qė
besojnė dhe qė u ėshtė dhėnė dije. (Kuran, 58:11)
Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman (mashkull
ose femėr). Hadith.
Vlerat e diturisė
Allahu xh.sh., i Cili na krijoi dhe na dha mjetet e
jetesės, na ka dhėnė gjithashtu udhėzimin. Ai ka thėnė:
Nė tė vėrtetė ne e kemi krijuar njeriun nė mundime dhe
vėshtirėsi A nuk i kemi dhėnė Ne atij njė palė sy; njė
gjuhė, dhe njė palė buzė; dhe ia kemi qartėsuar tė dy
rrugėt? (e sė mirės dhe sė keqes) (Kuran, El-Beled: 4,
8-10)
Pasi na ka pajisur me aftėsinė e tė medituarit, tė
menduarit dhe tė tė dalluarit e gjėrave, Ai na mėsuar
neve qė ta njohim Atė, ti njohim Profetėt e Tij dhe tė
njohim dinin e Tij, Islamin. Ai ka thėnė: Dije se nuk
ka Zot tjetėr (qė meriton tė adhurohet) pėrveē Allahut!
Kėrko falje pėr mėkatet e tua dhe pėr besimtarėt e
besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qėndroni.
(Kuran, Muhamed: 19)
Ky ajet tregon rėndėsinė e diturisė dhe vlerat tė cilat
Allahu xh.sh. ia ka dhėnė asaj. Kjo gjithashtu tregon se
dituria vjen para veprave, sepse Allahu e udhėzoi tė
Dėrguarin e Tij qė ta dijė se Ai ėshtė i Vetmi i Cili
meriton tė Adhurohet. Pas kėsaj, Ai e urdhėroi atė qė tė
kėrkojė falje pėr veten e tij, familjen e tij, dhe
umetin e tij.
Nėse do ta kishin kuptuar me tė vėrtetė muslimanėt
rėndėsinė qė Islami i ka dhėnė diturisė dhe vlerave tė
saj, ata pa dyshim se do tė kishin qenė tė etur pėr tė
mėsuar dhe pėr ti mėsuar tė tjerėt. Do tė kishin
filluar me vetet e tyre dhe familjet e tyre; e pastaj
fqinjėt dhe bashkėsinė nė pėrgjithėsi. Njėherė, Muavije
Ibn Sufjan, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dha njė
predikim nė tė cilin tha: Kam dėgjuar tė Dėrguarin e
Allahut alejhi selam duke thėnė, Nėse Allahu dėshiron
ti bėjė mirė njė personi, ai e bėn atė shumė tė ditur
nė fe. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo sepse dituria ėshtė baza e tė gjitha tė mirave; ajo
gjeneron vepra tė cilat janė tė bazuara nė urdhrat e
Allahut dhe udhėzimet e Profetit. Megjithatė, ēdo
musliman duhet tė rrėnjosė nė mendjen e tij njė dėshirė
tė madhe pėr dituri. Allahu xh.sh. e ka udhėzuar
Profetin e Tij - dhe kėshtu tė gjithė muslimanėt - qė ta
lusė Allahun ti dhurojė atij dije. Ai ka thėnė:
...dhe thuaj: Zoti im shtoma dijeninė.
(Kuran, Ta-Ha: 114)
Edhe pse, fillimisht, tė gjithė muslimanėt janė tė
barabartė nė shikimin e Allahut, ata qė besojnė kanė
takwa (frikė nga Allahu dhe ndershmėri) dhe kanė qenė tė
pajisur me dituri ngrihen nė shkallė mė tė larta. Allahu
thotė pėr ata tė cilėt kanė takvallėk:
Me tė vėrtetė mė i nderuari nga ju tek Allahu ėshtė ai
cili ka mė sė shumti takva.
(Kuran, El-Huxhurat: 13)
Dhe Ai ka thėnė pėr ata qė kanė besuar dhe kanė marrė
dituri:
Allahu do ti ngrejė nė shkallė tė lartė ata midis jush
qė besojnė dhe qė u ėshtė dhėnė dija. Allahu di ēdo gjė
qė punoni.
(Kuran, El-Muxhedileh: 11)
Kur njė robi tė Allahut i ėshtė dhėnė dije, ai e
vlerėson mė shumė krijimin e Allahut dhe bėhet mė i
njohur me atributet dhe cilėsitė e Allahut. Rrjedhimisht,
ai me gjithė zemėr dėshmon se Krijuesi i tij ėshtė i
vetmi i Cili meriton tė adhurohet e pastaj nėnshtrohet
para Tij i pėrulur. Kjo, nga ana tjetėr, krijon nė
zemrėn e tij njė frikė, e cila ėshtė e barabartė me njė
falenderim tė plotė dhe dashuri pėr Zotin e tij. Allahu
xh.sh. ka dėshmuar kėto cilėsi pėr tė mirėn e robėrve tė
Tij tė ditur, falenderimi i plotė i Njėshmėrisė sė Tij
dhe frika nga Ai. Ai e ka shpallur kėtė nė dy ajete, qė
do tė recitohen deri nė Ditėn e Kiametit:
Allahu dėshmon, e po ashtu edhe engjėjt, edhe njerėzit
e dijes, se nuk ka Zot tjetėr qė meriton tė adhurohet
pėrveē Tij, duke mbajtur drejtėsinė. Ska Zot tjetėr
pėrveē Atij, Tė Plotfuqishmit, Tė Urtit!
(Kuran, Ali-Imran: 18)
Nė tė vėrtetė, nga robėrit e Tij, Allahut i frikėsohen
vetėm dijetarėt.
(Kuran, Fatir: 28)
I Dėrguari i Allahut ka dhėnė pėrgėzime tė mira pėr
ēdonjėrin qė ndėrmerr detyrėn e kėrkimit tė diturisė.
Ebu Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thėnė:
Pėr atė i cili niset nė rrugėn e kėrkimit tė diturisė,
Allahu do tia lehtėsojė atij rrugėn pėr nė parajsė.
Transmeton Muslimi.
Sikur mos tė kishte pasur asnjė hadith tjetėr pėrveē
kėtij mbi rėndėsinė e diturisė, ky do tė kishte qenė i
mjaftueshėm pėr muslimanėt. Megjithatė Profeti bėri mė
shumė se kjo:
Ai i nxiste shokėt e tij qė tė kėrkojnė diturinė. Ibn
Mesud transmeton se Profeti alejhi selam ka thėnė:
Vetėm dy personave ia vlen tua marrim lakmi; njė
personi tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri dhe i jep
mundėsi qė ta shpenzojė pėr qėllime tė mira dhe njė
personi tė cilit Allahu i ka dhėnė dituri me tė cilėn ai
gjykon dhe i mėson tė tjerėt. Transmetojnė Buhariu dhe
Muslimi.
Ai i pėrgėzonte sahabėt e tij sa herė qė ata nxjerrnin
njė gjykim tė mirė ose pėrgjigjeshin saktė nė ndonjė
pyetje. Imam Muslimi transmeton se njėherė Profeti
alejhi selam e pyeti Ubej Ibn Kabin: A e di se cili
ajet nė Librin e Allahut ėshtė mė i madhi? Ubej-i u
pėrgjigj duke recituar Ajet-ul-Kursinė (ajetin e Fronit,
El-Bekare: 255): Allahu! Ska zot tjetėr qė meriton tė
adhurohet pėrveē Tij, I Gjalli, Mbikqyrėsi i pėrhershėm
dhe i pėrjetshėm...) I Dėrguari me mirėsi i rrahu krahėt,
duke i thėnė: Pėrgėzime, Ebul-Munthir pėr kėtė dituri.
Ai e luste Allahun qė tu dhurojė atyre diturinė e
drejtė dhe kuptimin e kėsaj feje. Ibn Abbasi, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė, transmeton, Njėherė Profeti mė
kapi (pėrqafoi) dhe tha, O Allah! Dhuroj kėtij diturinė
e Librit (Kuranit). Transmetuar nga Buhariu.
Ai i urdhėroi tė gjithė sahabėt e tij dhe kėshtu secili
musliman qė posedon dituri - edhe nė qoftė pak vetėm sa
njė ajet - ta pėrhapin atė qė dinė tek tė tjerėt: Ai ka
thėnė: Barteni (atė qė keni mėsuar nga unė) qoftė edhe
njė ajet... Transmeton Buhariu.
Ai bėri njė dua tė veēantė (lutje) pėr ata tė cilėt i
mėsojnė thėniet e tij dhe i transmetojnė ato tek tė
tjerėt. Zejd Ibn Thabit transmeton se Profeti ka thėnė:
Allahu e ndiēoftė fytyrėn e atij personi i cili dėgjon
atė qė kam thėnė unė dhe e mban mend, e pastaj e bartė
atė tek tė tjerėt: sepse nganjėherė ai i cili e ndėgjon
nga tjetri e mban mend mė mirė se sa vetė ai qė e ka
dėgjuar fillimisht. Transmetuar nga Ahmedi dhe
Tirmidhiu.
Ai i siguroi tė gjithė ata tė cilėt e shpėrndajnė
diturinė nga ai se do tė marrin tė njejtin shpėrblim me
secilin musliman qė vepron nė bazė tė asaj dije. Ebu
Hurejra transmeton se Profeti alejhi selam ka thėnė, Ai
i cili e fton tjetrin qė tė udhėzohet do tė ketė
shpėrblimin e njejtė me shpėrblimin e atij i cili e
pason pa iu mangėsuar asnjėrit prej tyre shpėrblimi.
Transmeton Muslimi.
Ai na tregoi pozitėn fisnike tė njerėzve tė ditur tė
ummetit tė tij. Ebu Umameh transmeton se Profeti alejhi
selam ka thėnė: Njė i ditur ėshtė i ngritur mbi njė
besimtar (tė zakonshėm) aq sa unė jam i ngritur mbi mė
tė ulėtin ndėr ju. Dhe shtoi: Allahu, engjėjt e Tij
dhe tė gjithė ata qė janė nė qiell dhe nė tokė, edhe
milingonat nė zgavrat e tyre e peshku nė det, kėrkojnė
bekimin e atyre qė i udhėzojnė njerėzit nė diturinė e
dobishme. Transmeton Tirmidhiu.
Edhe mė mirė, ai deklaroi se ulematė (ata qė posedojnė
dituri Islame) janė trashėgimtarėt e tij: Ebu Derda
tregon se e ka dėgjuar Profetin alejhi selam duke thėnė:
Ulematė janė trashėgimtarėt e Profetėve dhe Profetėt
nuk lėnė trashėgim ndonjė dirhem ose dinar, por (ata
lėnė) vetėm dituri. Ai i cili merr dituri, ai merr njė
pjesė tė madhe. Transmetuar nga Ebu Davudi dhe
Tirmidhiu.
Pas leximit tė gjitha kėtyre premtimeve dhe lajme tė
gėzuara, dikush mund tė pyesė: Ēdo tė na nevojitej mė
shumė se kjo pėr ta zgjuar ndėrgjegjen tonė? Na ėshtė
premtuar njė rrugė e lehtė pėr nė xhenet, trashėgimia e
Profetit tonė; njė gradė shumė e lartė, pozitė e lartė
dhe fisnike; bekim nga Allahu dhe lutje nga tė gjithė
ata qė janė nė qiell dhe nė tokė; fytyrė tė rrezatuar
nga shkėlqimi dhe bukuria nė Ditėn e Gjykimit, kur
fytyrat e tjera do tė jenė tė vuajtura dhe tė zymta. Pra,
tė ngarkojmė plaēkat pėr rrugėn drejt xhenetit; le tė
kėrkojmė diturinė qė nga sot.
Shėnim:
Kjo temė ėshtė publikuar
nė njė rubrikė tė lirė dhe materialet qė publikohen nė
tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė
redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.