Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Gratė muslimane qė i mėsuan burrat e tyre

Unė e ndiej tronditjen tuaj kur lexuat titullin ”Gratė muslimane qė i mėsuan burrat e tyre”.

- Kjo goditje ka shumė tė ngjarė tė vijė pėr shkak tė gjendjes sė dobėt qė sot haset tek shumė muslimanė.
Gratė muslimane sot nuk mund t’ķ mėsojnė burrat e tyre pėr shkak se:

1. Ato nuk i kanė ato njohuri qė t’u mėsojnė burrat e tyre vazhdimisht.

2. Burri nuk dėshiron tė mėsojė nga gruaja e tij (pasi ndihet i turpėruar “si tė mėsoj unė nga gruaja ime?").

3. Njėra palė apo tė dyja palėt janė tepėr tė zėna pėr tė ndarė kohė pėr t’u ulur sė bashku dhe tė mėsojnė pėr dinin¹ e Allahut.

4. Njėra palė apo tė dyja palėt nuk kanė interes ose kanė njė interes minimal pėr studimin e Islamit.

Megjithatė, muslimanėt e djeshėm ishin shumė mė tė ndryshėm nga muslimanėt e sotėm. Ishte njė kohė kur tė dy, si burri edhe gruaja, do tė uleshin sė bashku me njė dashuri tė pėrbashkėt pėr njohuritė e kėtij dini.
Ata qė i njohin njohuritė islame e dinė se dijetarėt islamė udhėtonin pėr muaj tė tėrė nė ndjekje tė njė hadithi tė Pejgamberit a.s.
Pėr njerėzit e tillė, martesa me njė grua dijetare ishte njė nga bekimet mė tė madhėshtore nė kėtė botė dhe njė burim i respektit dhe nderit.

Si atėherė ėshtė e mundur qė disa i etiketojnė studiuesit (dijetarėt) e Islamit si patriarkalė dhe keqpėrdorues tė femrave?

Mjerisht, gjersa bota sillet, injoranca pėrhapet, kurse modernistet (nga “feministet islame”) bėjnė thirrje pėr riinterpretim tė jurisprudencės islame nė tėrėsi, duke pretenduar se Islami qė hasim sot ėshtė rezultat i opinioneve, mendimeve dhe ideve mashkullore.

Ky libėr ėshtė
-pėr tė gjithė ata qė besojnė se ėshtė degraduese qė tė mėsohet nga gruaja.
-pėr tė gjithė ata qė thanė se femra nuk kishte rol nė pėrhapjen e dijes islame.
-pėr tė gjithė ata qė thonė se Islami ėshtė njė keqpėrdorues i femrave dhe religjion patriarkal.
-pėr tė gjitha ato gra qė kėrkojnė ta ndryshojnė jurisprudencėn islame duke pretenduar se ėshtė andocentrik.

Unė ju sfidoj pėr tė lexuar mė tej.


- Fatimah bin-at Mundhir ibn al-Zubejr al Awam

Asma ėshtė njė figurė e njohur nė historinė islame jo vetėm pėr shkakun se ishte vajza e Ebu Bekrit dhe motra e Aishes, por sepse ishte njė grua e bindur e sahabit Zubejr ibn al 'Awami. Roli i saj nė pėrkrahjen e Pejgamberit a.s ėshtė shembull i gjallė qė sfidon ēdo kohė nė analet e historisė islame.

Ajo u emėrua me nofkėn “Dhat at Nitakajn”, gruaja me dy rripa, pėr shkak tė njė rasti nė tė cilin ajo pėrdori dy rripat e brezit me qėllim qė t’i dėrgojė ushqim Pejgamberit a.s dhe tė atit tė saj, Ebu Bekrit. Ata ishin larguar nga Meka pėr nė Medinė pasi ishin pėrndjekur nga armiqtė dhe pėr kėtė shkak ishte detyrė e Asmas qė t’u dėrgojė ushqim atyre me shkallėn mė tė lartė tė fshehtėsisė, madje nė fund tė shtatzėnisė asaj iu desh tė ngjitet deri nė kodrėn Theur. Pėr ju qė nuk e njihni gjeografinė e kėsaj kodre, sa pėr ilustrim edhe tė rinjtė mbeten pa frymė nga ashpėrsia e kodrės.

Ēfarė e detyroi Asmėn me foshnjėn e saj tė palindur qė tė ndėrmarrė njė udhėtim kaq tė rrezikshėm? A nuk ishte pėr tjetėr gjė veēse dashurisė sė thellė pėr Pejgamberin a.s dhe babanė e saj Ebu Bekrin? Kur Ebu Xhehli erdhi te shtėpia e Ebu Bekrit, ishte i tėrbuar dhe i zemėruar. Ai e pyeti Asmėn se ku gjendej babai saj dhe i Dėrguari fisnik, por ajo qėndroi e fortė dhe u pėrgjigj se nuk e dinte vendndodhjen. Pastaj Ebu Xhehli e goditi me shpullė, kurse ajo qėndronte e fortė dhe nuk qau, duke qėndruar me njė zemėr tė mbushur me dashuri pėr kėtė din.

Dashuria e saj nuk mbaroi me vdekjen e Resulullahut, por ajo e inspiroi kėtė dashuri nė zemrat e fėmijėve dhe nipave tė saj. Njė mbesė e tillė qė pėrfitoi shumė nga shoqėria e Asmės ishte Fatimah al Mundhir : Allahu xh.sh. e kishte zgjedhur Fatimen qė tė jetė dritė, madje edhe nė ditėt e sotme nėpėr librat e hadithit.
Fatimah bint al Mundhir ėshtė e respektuar si njė nga tabiaa’at kryesore tė asaj kohe dhe ishte e njohur si njė fakihah (juriste islame) dhe ishte e martuar me Hishaam 'Urwah ibn al-Zubejrin . Hishami ishte njė dijetar dhe transmetues i madh dhe nga studentėt kryesorė tė tij ishin Imam Ebu Hanifja, Imam Maliku, Shubah dhe Sufjan Etheurij.

Hishami nuk kishte pėrfituar shumė hadithe tė Pejgamberit a.s. sikurse kishte marrė dije Fatimah nga Asma, porse Hishami e pyeste gruan e tij qė t’ia mėsonte atij dijen e saj mbi hadithet e Pejgamberit a.s dhe kėto dije Hishami i mbante nė mend dhe ua pėrcillte studentėve dhe shokėve tė tij.

Shumė transmetues kanė transmetuar nga Fatimah, si p.sh Muhammed ibn Ishaku (autor i njė libri shumė njohur tė sires) dhe shumė tė tjerė. Burri i saj, Hisham al-Zubajr ibn al 'Awami, ėshtė figura kyēe nė transmetimin e haditheve prej Fatimes.

Mė poshtė janė vetėm disa nga shembujt mė tė mėdhenj dhe tė pranuar njėzėri nė librat e hadithit, nė tė cilėt Hishami transmeton drejpėrdrejt nga gruaja e tij Fatimah.

1. Hishami transmeton nga gruaja e tij Fatimah e ajo nga gjyshja e saj Asma, e cila kishte thėnė: “Njė grua erdhi tek i Dėrguari i Allahut dhe tha: “O i Dėrguari i Allahut, kam njė vajzė tė martuar (e cila ėshtė njė nuse), por ajo ka njė sėmundje (Hasbah), qė i janė rralluar flokėt e saj. A mundem qė t’i bashkangjes flokė tė tjera nė fijet e flokut?” I Dėrguari i Allahut tha: “Mallkimi i Allahut ėshtė mbi atė qė vepron kėshtu (i shton flokėt nė kėtė mėnyrė) dhe mbi atė qė e kėrkon kėtė.”

Ky hadith ėshtė transmetuar nė:

• Sahih al Buhari
• Muslim
• Al-Nes'aiu
• Ibn Maxheh

2. Hishami transmeton nga Fatimah , e ajo nga Asma , e cila kishte thėnė: “Ne e kemi ngrėnė mishin e njėrit prej kuajve tanė nė kohėn e Pejgamberit."

Ky hadith ėshtė transmetuar nė:

• Sahih al Bukhari
• Muslim
• Al-Nes'aiu
• Ibn Maxheh.


3. Hishami transmeton nga Fatimah e ajo nga Asma e cila kishte thėnė: “I Dėrguari i Allahut mė ka thėnė mua: “Jepni [nga pasuria juaj], shpenzoni [nga ajo] dhe paguani [nga pasuria] mos u lidhni me tė, pėrndryshe Allahu do ta mbajė atė mbi ju dhe mos e numėroni [atė], se pėrndryshe Allahu do tė kėrkojė llogari nga ju."

Ky hadith ėshtė transmetuar nė:

• Sahih al Buhari
• Muslim
• Al-Nes'aiu

4. Gjithashtu Hishami transmeton nga ajo njė hadith tė gjatė tė gjetur nė Sahihun e Buhariut dhe Muslimit, nė lidhje me faljen e namazit me rastin e zėnies sė diellit (eklipsit diellor).

Shumė libra, tė cilėt janė konsideruar si burimet mė tė besueshme tė njohurive islame, pėrmbajnė hadithe me zinxhir transemtues qė mbartin emra femrash e qė janė prova tė mjaftueshme qė burrat muslimanė pa asnjė turpėrim apo siklet transmetojnė nga gratė e tyre haptazi.

Po tė mos ishte Hishami , i cili mėsoi nga Fatimah e ajo nga Asma , ne sot do ishim tė privuar nga perlat e urtėsisė tė marra nga deti profetik.
 

 

Bintus Sabeel
18.10.2009

 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.

                                                      www.klubikulturor.com