Pėrderisa nė vendet mė demokratike tė botės, tė cilat
janė tė pėrcaktuara me aktet mė tė larta si shtete laike,
si dhe nė vendet e rajonit ėshtė duke u bėrė pėrpjekje e
vazhdueshme pėr t'i eliminuar dukuritė negative nė
shkolla, edhe pse kėto dukuri nė kėto vende janė mė pak
tė shprehura se nė vendin tonė, prapėseprapė kėto shtete
pėrdorin ēdo mundėsi dhe alternativė me qėllim qė tė
kenė njė shoqėri sa mė tė shėndoshė, duke inkorporuar
edhe mėsimin fetar nė shkolla.
Nė vendin tonė ndodh saktėsisht e kundėrta, askush nuk
merakoset pėr gjėra tė tilla, as institucionet tė cilat
janė kompetente pėr kėtė, thuajse ato janė tė zakonshme
dhe jo vetėm kaq, por cilėsohen edhe si zotėsi.
Cilat janė kėto dukuri pos huliganizmit, narkomanisė dhe
dhunės, tė cilat janė kanceri i njė shoqėrie, qė e
shkatėrron tė ardhmen dhe rininė e njė vendi?
Dikush mund tė pyesė: Pse tė shqetėsohemi pėr kėto
dukuri, kur ato kanė qenė gjithmonė tė pranishme dhe nuk
duket sikur ne mund tė bėjmė gjė pėr ta ndryshuar ketė?
Pėrgjigjja ėshtė e dyanshme.
E para, efektet e kėtyre dukurive janė tė tmerrshme dhe
nuk ėshtė diēka qė shoqėria mund ta durojė e ta tolerojė.
E dyta, edhe pse mund tė ekzistojnė kudo, edhe mė keq nė
disa vende se nė disa tė tjera, nėse nuk luftohen, kėto
dukuri negative do tė na luftojnė ne duke na kapėrdirė
deri nė fund si shoqėri dhe individė.
Lufta kundėr kėtyre dukurive mund tė ketė dy pėrmasa
themelore: pėrmasėn preventive dhe pėrmasėn represive.
Pėrmes pėrmasės preventive mund tė parandalohen. Por
shtrohet pyetja: Si mund tė parandalohen? Edukimi fetar
duhet t'i paraprijė arsimimit. Nė shumicėn e vendeve tė
Evropės, edhe pse ato vende janė laike, edukimi fetar
ėshtė futur nėpėr shkolla si domosdoshmėri pėr t'i
ndaluar dukuritė negative tė lartpėrmendura. Po ashtu,
edhe komuniteti serb nė Kosove e ka futur edukimin fetar
nė institucionet arsimore, ku priftėrinjtė qė japin
mėsim nė shkolla paguhen nga buxheti i Kosovės.
Pėrmes pėrmasės represive duhet tė ndėshkohen ata tė
cilėt e prishin rendin dhe qetėsinė publike nė shkolla,
pėrdorin drogėn, pėrdorin armė tė ftohta etj.
Jetojmė nė kohėn demokratike, praktikojeni o ju
qeveritarė kėtė demokraci tė pretenduar edhe nė ēėshtje
fetare e tė mos jetojmė nė kohė demokratike duke pasur
nė zemėr e shpirt komunizmin dhe diktaturėn!
Pra, nė mėnyrė qė tė shpėtojmė rininė tonė dhe tė kemi
njė rini sa mė tė shėndoshė, ta futim edukimin fetar nė
shkolla tona sepse ėshtė e domosdoshme.
Dhe nė fund, e pėrfundoj me njė aforizėm tė akademik
Esat Stavilecit, se njė qytetar nuk jeton pėr t'i
shėrbyer demokracisė, por demokracia ekziston pėr t'i
shėrbyer qytetarit..
Kushtrim
Gashi
23.8.2009
Shėnim:
Kjo temė ėshtė publikuar
nė njė rubrikė tė lirė dhe materialet qė publikohen nė
tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė
redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.