Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Dashuri pėr hir tė kujt?

Dashuri pėr hir tė Allahut apo dashuri pėr hir tė xhematit, shkak i ideve dhe metodologjisė sė njėjtė?

Kam menduar shumė pėr kėtė problematikė dhe kam arritur nė pėrfundimin se dashuria mė e keqe ėshtė t'i duash njerėzit jo pėr interes, por pėr hir tė xhematit ēfarėdo qoftė ai, konkretisht pėr hir tė ideve dhe metodologjisė sė njėjtė. Pse? Sepse nėse janė 2 persona nė njė xhemat dhe njėri prej tyre largohet nga xhemati pėr shkak se nuk pajtohet me idetė dhe metodat e tyre, atėherė dashuria e personit tjetėr do tė shndėrrohet nė urrejtje tė paparashikueshme pėr shkak se u largua nga xhemati. Andaj o ti vėlla musliman, pėr ēfarė i injoron thirrėsit nė fe qė nuk mendojnė dhe veprojnė si ti? Nuk ėshtė nga Islami tė injorosh atė qė mendon dhe punon ndryshe, nuk duhet tė pranohet e pavėrteta kur ekziston haku, por realiteti ėshtė se ti o vėlla musliman po injoron njerėzit qė janė mė se afėrmi me Resulullahun salallahu alejhi ue selem, po injoron besimtarėt me tė sinqertė, tė cilėt mundohen ta praktikojnė me sė miri Islamin, pa lehtėsime nga dijetarėt dhe hoxhallarėt, sepse Islamin e ka lehtėsuar Allahu dhe vetėm Ai, i Madhėruari , ka tė drejtė mbi ēdo gjė dhe vetėm Ai i Lartmadhėruari e lehtėson apo e rėndon fenė islame e jo njerėzit, kushdo qofshin ata! Realiteti i dashurisė tėnde o vėlla shihet nga kodra e Uhudit, ti o vėlla i nderuar pėr shkak tė xhematit apo ideologjive dhe metodologjive qė i takon, nuk u flet vėllezėrve tė tjerė, por mė e keqja ėshtė se ti i urren ata vetėm e vetėm se ata nuk i takojnė radhėve ideologjike qė u takon ti. Erdhi Ramazani dhe kaloi e ti prapė

o vėlla i nderuar nuk u pajtove me vėllezėrit tė cilėt nuk i takojnė ideve dhe metodologjive tė tua. Pse? Prapė shkak ėshtė xhemati! Mos u habit nėse agjėrimi yt, namazi dhe veprat tua tė mira tė mos jenė pranuar nga Allahu i Lartmadhėruar sepse e ke bėrė punėn ashtu. E ē’ėshtė mė e keqja, erdhi Fitėr Bajrami, kaloi dhe unė prisja nga ti qė sjellja jote tė ndryshojė, qė qasja jote ndaj vėllezėrve tė tjerė tė ndryshojė, madje pėr njė ditė tė vetme, mirėpo ajo nuk ndodhi, por prapė pėr shkak tė xhematit u distancove nga tė tjerėt! Po afrohet koha e haxhit e do vijė Kurban Bajrami e ndoshta do kalojė dhe prapėseprapė urrejtja jote pėr vėllezėrit e tjerė, tė cilėt nuk mendojnė dhe veprojnė si ti do tė vazhdojė bashkė mė monotoninė e jetės e prapė si gjithmonė pėr shkak tė xhematit. Pėr ty, o vėlla i nderuar, mė tė afėrm janė injorantėt dhe jobesimtarėt sesa besimtarėt muslimanė qė nuk janė nė xhematin tėnd. Kjo ėshtė realitet, ti shumė herė orvatesh me njerėz qė e shajnė Allahun dhe Muhamedin alejhi selam dhe mė sy tė shejtanit i urren besimtarėt muslimanė, ata tė cilėt nuk mendojnė dhe veprojnė si ti, por prapė si ēdo herė pėr shkak tė xhematit vazhdon urrejtja jote! Pėr ty, o i nderuar, vėllezėr qenkan vetėm njė grup njerėzish qė mendimet, shprehjet, paragjykimet dhe veprimet e tyre i kanė tė njėjta dhe tė pėrbashkėta me ty, por jo o vėlla ėshtė urtėsi e Allahut qė mos tė jemi tė njėjtė, qė mos tė mendojmė njėsoj, tė mos veprojmė njėjtė, por urtėsia mė e madhe e Allahut ėshtė qė ne duhet ta besojmė Atė tė gjithė njėjtė dhe vetėm ashtu siē na lejohet, siē na mėson Kurani dhe Suneti.

Realiteti ėshtė realitet dhe nuk mund tė mohohet. Ne nuk ia duam tė mirėn vėllezėrve tė tjerė ashtu siē ia duam vetes sonė, pra atėherė ne jemi…? Jo, inshallah, Allahu na udhėzoftė dhe na faltė! O vėlla i nderuar, deri kur do tė vazhdosh kėshtu me kėtė ecje nė rrugė tė tymosura, me kėtė ecje nė rrugė tė panjohura? Dije se ēdo rrugė e cila nė vete pėrmban urrejtje pėr besimtarėt e tjerė muslimanė ėshtė rrugė e gabuar, rrugė nė tė cilėn humbja ėshtė e sigurt sepse njė gjė dihet, timoni i udhėheqjes sė dynjasė nga ne nuk do tė drejtohet pėrderisa ne kemi kėtė gjendje, pėrderisa e urrejmė njėri-tjetrin, pėrderisa i krishteri ėshtė mė i dashur dhe mė i vlefshėm pėr ne sesa muslimani qė nė ide dhe metodė tė davetit ėshtė ndryshe nga tė tjerėt. O ti vėlla, dije qė do t’ia shohėsh sherrin atij xhemati, atyre njerėzve dhe asaj ideologjie qė tė ndan dhe tė largon nga dashuria pėr hir tė Allahut, nga dashuria mes gjithė vėllezėrve pa dallime.

Dije o vėlla qė do tė pendohesh pėr qėndrimet e tua egoiste karshi vėllezėrve qė nga ti dallonin vetėm nė ide dhe metodologji tė punės, do tė pendohesh pėr urrejtjen qė pate dhe qė po mban ndaj atyre tė cilėt e besojnė Allahun sikurse ti, dėshmojnė se Muhamedi alejhi selam ėshtė i Dėrguari I Allahut, e besojnė ringjalljen dhe takimin me Allahun po ashtu sikurse ti, kurse ti ndaj kėtyre njerėzve ke urrejtje!? O i mjerė, o ti qė ia humbe vlerėn agjėrimit tėnd, o ti qė ndoshta asnjė vepėr e jotja nuk ėshtė e vlefshme tek Allahu pėr shkaku tė urrejtjes dhe hidhėrimit qė ke ndaj muslimanėve, o ti qė para syve tė njerėzve dukesh mė besniku dhe mė i sinqerti, por dije qė nuk mund tė jesh besnik dhe i sinqertė pasi kanė kaluar vite e duart e tua nuk janė lidhur me duart e muslimanėve tė tjerė, kanė kaluar vite qė ti nuk i ke pėrqafuar vėllezėrit e tjerė, shkaku i ideologjive tė tua, me tė cilat ndihesh krenar. Kanė kaluar vite e ti shumė muslimanėve nuk ua ke uruar bajramet, kanė kaluar vite e ti shumė muslimanė nuk i ke vizituar e disave prej tyre iu vdiqėn mė tė afėrmit e tyre e nuk shkove nė varrim e as nė tė pame! E ti prapė vazhdon me kryelartėsi duke u krenuar rrugės ne tė cilėn shkon. Sidoqoftė, njė gjė e di, qė ēdo gjė po shihet, po mendohet dhe po veprohet gabim. Nga thellėsia e zemrės sime lus ēdo musliman dhe muslimane t’ia shtrijnė dorėn e pajtueshmėrisė sinqerisht njėri-tjetrit, t’ia bėjnė hallall ēdo gjė qė ishte dhe ėshtė mes tyre, tė fillojmė njė fillim tė ri, ta ndryshojmė gjendjen tonė nė mėnyrė qė Allahu tė na ndihmojė nė vazhdimėsi e mos tė ngecim siē kemi ngecur dekada me radhė. Fitorja e umetit po vonohet pėr shkak tė mėkateve tona, pėrēarjeve dhe urrejtjeve ndaj njėri-tjetrit. Si do tė dalim para Allahut kėshtu vallė?

O ti vėlla qė deri tani urreje ēdo musliman tjetėr qė mendon dhe vepron ndryshe nga ti? O ti vėlla qė veten e dallove nga tė tjerėt duke u klasifikuar me emra tė ndryshėm, shtrije dorėn dhe hape zemrėn pėr hir tė Zotit tėnd, pėr fitoren e Islamit dhe tė muslimanėve! O ti vėlla i nderuar, duaji muslimanėt, Allahu tė dashtė, pajtohu me vėllezėrit e tu, Allahu tė ndihmoftė, harroje tė kaluarėn, Allahu tė shpėtoftė! Nėse nuk ke turp, mendo dhe vepro ēfarė tė duash, por urrejtjen ndaj vėllezėrve tė tjerė largoje, nėse dėshiron kėnaqėsinė e Allahut dhe dije qė ėshtė vetėm njė rrugė qė pėr destinacion ka xhenetin. Ajo ėshtė rruga nė tė cilėn eci Muhamedi alejhi selam me shokėt e tij.

Rruga e vetme e shpėtimit pėr njerėzimin ėshtė Islami sipas Kuranit dhe Sunetit, ndėrsa rrugicat e tjera tė largojnė nga e drejta, nga e vėrteta, nga shpėtimi nė ketė botė dhe nė botėn tjetėr. Mos u dėshpėro, mos u pėrēaj, mos i urrej vėllezėrit e tu, duaj qė Allahu tė te dojė ty. Allahu na udhėzoftė, Allahu na ndihmoftė, Allahu na drejtoftė dhe na bashkoftė. Ky shkrim ishte sė pari kėshillė pėr mua, pastaj edhe pėr tė tjerėt. Lus Allahun qė tė mė falė pėr ēdo gabim dhe t'ju shpėrblejė pėr durimin qė patet pėr ta lexuar. Lus Allahun e Lartėsuar qė ashtu siē e bėn shiun ta ringjallė tokėn, t'i bėjė edhe zemrat tona tė ringjallen dhe tė forcohen me pėrkujtimin e Tij dhe Kuranin Famėlartė ta bėjė udhėzim dhe shėrues pėr ne, qė sė bashku me Kuran dhe Sunet ta udhėheqim dynjanė dhe ta ngremė lart kėtė fe.

 

Pėrgatiti: Berat Shatri (Skėnderaj)
25.10.2009



 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.

                                                      www.klubikulturor.com