Argumente logjike mbi njohjen e ekzistencės sė
Zotit
Argumentet
logjike tė shoqėruara nga shembuj alegorikė, qė do tė
shpalosen nė vazhdim, pėr ti dhėnė njė pasqyrim mė tė
hollėsishėm ekzistencės sė Zotit - janė tėrėsisht nė
pėrputhje me arsyen e shėndoshė. Shembujt mund tė jenė
kompleks pėr ata qė nuk meditojnė rreth tyre, por janė
shumė tė qartė nėse meditojmė rreth tyre dhe i qasemi nė
mėnyrė analitike, pse jo edhe kritike.
Sė pari duhet cekur atributi mė i rėndėsishėm i Zotit,
qė ėshtė Krijuesi. Ky atribut i Zotit, ėshtė qenėsor, i
pėrhershėm dhe i ngėrthen nė vete tė gjitha atributet,
cilėsitė tjera qė Krijuesi i posedon, tė cilat e bėjnė
njė fuqi tė pėrkryer absolute, tė gjithėfuqishme.
Krijuesi krijon e nuk ėshtė i krijuar, ndėrsa krijesa
ėshtė e krijuar dhe nuk krijon! Ėshtė ky njė parim
universal dhe i pėrhershėm, i pėrcaktuar pikėrisht nga
Zoti i botėve.
Njeriu dhe askush tjetėr nuk e kanė pasur, nuk e kanė,
dhe as qė do ta kenė ndonjėherė cilėsinė dhe fuqinė e
krijimit. Edhe me gjithė kėtė aftėsi mendore e fizike qė
i ėshtė dhėnė njeriut, ai ende nuk ka arritur tė krijojė
diēka nga asgjėja.
Njė person i cili nuk e pranon ekzistencėn e Zotit, nuk
mund ta shpjegojė ekzistimin e asnjė krijimi! Qė ky
pohim tė vėrtetohet, duhet tė meditohet pasi tė lexohet.
Parimi i kauzalitetit kundron se ēdo pasojė (rrjedhim) e
ka njė shkak. Ky pohim ėshtė i saktė, por vlen vetėm
deri tek shkaku i pashkak Zoti.
Sikurse ēdo gjė qė ekziston tė varej nga njė shkak
tjetėr, dhe i njėjti parim tė vlente edhe pėr Krijuesin,
atėherė nuk do tė kishim as edhe krijimin mė tė vogėl.
1. Nėse marrim njė bukė dhe pyesim se kush u bė shkak qė
ajo tė vinte nė atė formė?, patjetėr se pėrgjigja do tė
jetė: faktor relevant i saj ėshtė mielli (nė mėnyrė qė
tė jemi sa mė konciz, nuk do tė ceken elementet tjerė qė
bėjnė tė mundur trajtat e caktuara tė krijimit)!, prapė
pyesim, nga erdhi mielli? - nga gruri!, po gruri nga
doli, kush u bė shkak i tij?, - ska dyshim se shkaktar
ishte toka, dhe pyetja e fundit qė mund tė shtrohet,
ėshtė, nga erdhi toka, kush e krijoi atė? Pėr besimtarėt
pėrgjigja ėshtė shumė e qartė - atė e ka krijuar Zoti
dhe vetėm Ai. Zoti ėshtė shkaktar i tė gjitha shkaqeve,
i Cili vet ėshtė i pashkak. Siē thoshte filozofi i
njohur antik, Aristoteli: Lėvizėsi i palėvizshėm Zoti.
Por ja qė mosbesimtarėt (ateistėt) nuk ndalen me kaq,
ata parashtrojnė pyetjen: Kush ėshtė krijues i Krijuesit?
Ata qė nė fillim nisen nga njė pikė e gabuar, ngase
njėherė pranojnė Krijuesin, mė pastaj pyesin se kush e
krijoi Atė, por harrojnė se si ēdo send qė ka
karakteristikėn e vet, edhe Krijuesi i ka
karakteristikat/cilėsitė e veta, njėra ndėr tė cilat
ėshtė: I Pėrhershmi. Sigurisht qė kėto tentativa tė tyre
gjithnjė kanė dėshtuar dhe gjithherė destinim i tyre do
tė jetė dėshtimi i kulluar, ngase nisen nga njė pikė
mjaft e shėmtuar.
Njerėzit qė fenomene shoqėrore, natyrore e universale i
shpjegojnė nė mėnyrė racionale dhe shkencore e kanė tė
qartė se Zoti ėshtė krijues dhe sundues i gjithėsisė,
ata janė tė bindur se vetėm nėn kompetencėn e Tij ėshtė
i mundur krijimi nga asgjėja.
Do tė nisemi nga kėndvėshtrimi i ateistėve pėr tu
kthyer nė retrospektivė, qė ti kėrkojmė shkaqet e
shkaqeve tė pėrkohshme. Por fillimisht pyetjes sė
ateistit, se ēfarė ka para Zotit, do tė pėrpiqemi ti
pėrgjigjemi pėrmes njė postulati matematikor, nėpėrmjet
njė dialogu tė imagjinuar ndėrmjet dy krijesave tė Zotit
me perceptime diametralisht tė kundėrta pėr Zotin.
Ateisti: Ēfarė ka para Zotit?
Besimtari: Asgjė, Zoti ka ekzistuar pėrjetėsisht!
Besimtari: Ēfarė ka para njėshit (1)?
Ateisti: Zero (0)!
Besimtari: Sa bėjnė 1+0?
Ateisti: Njė (1)!
Besimtari: Prapė po mbetet njė! Zoti ėshtė njė dhe i
vetėm, asgjė nuk ka para Tij, sepse Ai ėshtė i
Pėrhershėm.
Besimtari: Cili ėshtė numri i fundit?
Ateisti: Nuk ka numėr tė fundit!
Besimtari: Zoti ėshtė i pambarim. Sikur tė kishte mbarim
nuk do tė quhej Zot.
Nėpėrmjet kėtij dialogu imagjinar, ndėrmjet besimtarit
dhe mosbesimtarit, kuptuam se Krijuesi na ka mundėsuar
qė edhe nėpėrmjet matematikės ta kuptojmė tė ekzistuarit
e Tij tė pėrhershėm.
Marrim X1 dhe pėrpiqemi tė gjejmė shkakun e tij, qė
ėshtė X2, shtrohet pyetja e radhės kush u bė shkak qė
X2 tė vinte nė ekzistencė, natyrisht se X3, por nga
erdhi X3, vetėm si rezultat i X4, dhe kėshtu arsyetimi
vazhdon deri nė Xn, por edhe mė tutje, deri nė infinit,
nė pafundėsi.
Kuptuam se krijimi i X1 nuk do tė realizohej asnjėherė
pa krijimin e Xn, ngase ekzistenca e tij do tė varej nga
gjitha kėto shkaqe tė pėrkohshme..
Dhe ēfarė do tė ngjante atėherė!? Asgjė! Pikėrisht asgjė!
Sepse, nė kėtė rast, nuk do tė kishim njė varg shkaqesh
tė ekzistencės siē kemi tani, por njė varg shkaqesh tė
mosekzistencės, me fjalė tė tjera nuk do tė ekzistonte
as edhe grimca mė e vogėl, qė deri nė shekullin XX
mendohej se ėshtė atomi! Pikėrisht sepse secili shkak i
pėrkohshėm po varet nga shkaqe tė tjera, po ashtu tė
pėrkohshme, dhe ky proces shkon drejt e nė pafundėsi e
regres, ndėrsa regresi nė kėtė rast ėshtė i pamundur,
pikėrisht se nė gjithėsi ka progres, kemi njė varg
shkaqesh tė cilat japin tė kuptojnė se shkaku
pėrfundimtar i ekzistencės sė tyre nuk mund tė jetė i
pėrkohshėm por i pėrjetshėm, i pėrhershėm, ky ėshtė
Krijuesi, fuqia Supreme.
Arritėm te pėrfundimi se ekzistenca jonė do tė ishte e
pamundur po mos tė ishte Krijuesi dhe dėshira Tij qė ne
tė ekzistonim.
2. Thamė se Krijuesi krijon, ndėrsa krijesa nuk krijon.
Mirėpo jo pse ne e thamė ėshtė kėshtu, por pikėrisht se
kėshtu ėshtė ne e thamė, ngase nuk kemi pse tė themi
ndryshe. Krijesa (nė ketė rast, njeriu) nuk krijon, ai/ajo
vetėm manipulon, modifikon apo i ndryshon trajtėn njė
krijimi qė tashmė veē ekziston, ėshtė krijuar nga Zoti.
Nėse pranė vetes kemi njė veturė, nuk mundemi dhe as qė
do tė ishte e pranueshme tė mendojmė se atė e ka krijuar
njeriu, pikėrisht pėr faktin se pėr prodhimin e saj janė
nevojitur njė sintetizim i elementeve tė ndryshme, prej
tė cilave hekuri ka rol dominues. Por hekuri nuk ėshtė
produkt i krijimit tė njeriut; ngase prejardhja e tij
ėshtė nga shkėmbinjtė, tė cilėt janė krijuar nga Zoti
jashtė kėtij sistemi diellor, pėr arsye se fuqia qė
nevojitet pėr ndėrtimin e elementit tė hekurit duhet tė
jetė 4 herė mė e madhe se fuqia e sistemit tonė diellor.
Po kėshtu edhe pėrēuesi, pėrcjellėsi i rrymės. Pėrēuesi
nuk e prodhon rrymėn, por vetėm bėhet shkak qė ajo tė
pėrcillet deri te njė objekt i caktuar.
Pra, ajo qė njeriu bėn, nuk ėshtė tjetėr veēse njė
reflektim i asaj qė tashmė ekziston. Sikurse raporti i
Diellit kundrejt Hėnės. Hėna nuk prodhon dritė, ajo
vetėm e reflekton dritėn e rrezeve tė Diellit. Po mos tė
ishte Dielli, Hėna as qė do tė shihej, do tė ishte e
mundur tė ekzistonte, por nuk do tė shihej.
Rikthehemi tek pyetja e ateistit, kush e krijoi Zotin?
3. Nėse do tė thoshim se Zotin e ka krijuar njė qenie
tjetėr, atėherė Zotit tė njėmend po ia marrim atributin
e Krijuesit dhe si rezultat ne Zotin, i Cili, i Vetmi, e
posedon atributin e krijimit, e shndėrruam nė krijesė,
ndėrsa pohuam tė vėrtetėn se krijesa nuk krijon. Si
rrjedhojė vijmė nė pėrfundim se po tė ishte Zoti krijesė
ne dhe asgjė tjetėr nuk do tė ekzistonim, sepse ai nuk
do e posedonte cilėsinė e krijuesit, veēori/cilėsi e
cila mundėson krijimin nga asgjėja.
4. Nėse imagjinojmė dy persona, tė cilėt janė drejtuar
nė shtėpinė e njėrit prej tyre dhe pasi tė kenė hyrė nė
shtėpi, pronari i shtėpisė ēantėn qė mbante nė krah e
vendos nė dysheme dhe pėr disa ēaste del nga dhoma,
ndėrsa miku i tij ulet nė njė kolltuk. Ndėrkohė, pronari
i shtėpisė hyn nė dhomė, e sheh mikun i cili, nga
kolltuku qė kishte qenė ulur mė parė, kishte kaluar nė
dysheme, afėr ēantės sė tij.
Ai as qė hamendet apo pyet pėr mėnyrėn e kalimit nga
kolltuku nė dysheme, sepse e di se njė nga
karakteristikat e njeriut ėshtė qė ai lėviz pa ndihmėn e
askujt (abstragojmė ndikimin e Zotit mbi tė). Gjithashtu
ai nuk ēuditet as me ēantėn qė ka qėndruar e palėvizur,
sepse e di qė njė prej karakteristikave tė saj ėshtė sė
ajo qėndron e palėvizshme, statike.
Pra, karakteristikė e Krijuesit ėshtė se ai krijon dhe
nuk ėshtė i krijuar, Ai ėshtė i pari i pa fillim dhe i
fundit i pa mbarim, ėshtė Qenie Absolute, e Pėrhershme.
Nė tėrė qenien e njeriut ėshtė rrėnjosur ky fakt.
Filozofi i njohur Rene Dekarti, njėri prej pėrfaqėsuesve
mė tė njohur tė dy pikėpamjeve/drejtimeve filozofike:
dualizmit dhe racionalizmit, - mendonte se ideja pėr
Zotin ėshtė e rrėnjosur nė tėrė qenien e njeriut.
Nė asnjė mėnyrė njohja e Zotit nuk bėn tė kėrkohet vetėm
nėpėrmjet shqisave, pikėrisht sepse asnjėherė nuk mund
tė arrihet. Shqisat kontribuojnė nė drejtim tė njohjes
sė Zotit, por nuk janė faktor vendimtar. Falė shqisės sė
shikuarit ne vėshtrojmė krijimin madhėshtor tė Zotit,
por vetėm pėrmes mendjes mund tia japim vlerėsimin e
merituar njė krijimi tė caktuar.
Me njohje tė Zotit nuk nėnkuptojmė dijen mbi qenien e
Tij esenciale, por tė kuptuarit mbi ekzistencėn e Tij
reale.
Muhamet
Krasniqi
Student i Departamentit
tė Sociologjisė - UP
24.5.2009
Shėnim:
Kjo temė ėshtė publikuar
nė njė rubrikė tė lirė dhe materialet qė publikohen nė
tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė
redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.