2. Vepra e cila nuk ka sinqeritet apo nuk ka bazė nė
pasimin e tė parėve tanė.
3. Pasuria e grumbulluar tė cilėn pronari nuk e
shfrytėzon pėr tė mirėn e kėsaj bote e as qė fiton
shpėrblim nė botėn tjetėr.
4. Zemra e cila ėshtė e zbrazur nga dashuria pėr Allahun
e Lartėsuar dhe as qė mallėngjehet pėr takimin me
Allahun e Madhėruar.
5. Trupi i cili nuk i bindet dhe shėrben Allahut xhele
shanuhu.
6. Dashuria ndaj Allahut duke mos i pasuar urdhrat e Tij
apo duke mos e kėrkuar kėnaqėsinė e Tij.
7. Humbja e kohės e cila nuk shfrytėzohet pėr shlyerjen
e mėkateve apo humbja e mundėsisė pėr tė vepruar mirė.
8. Truri i cili mendon pėr gjėra tė padobishme.
9. Shėrbimi atyre tė cilėt nuk tė afrojnė tek Allahu e
as tė bėjnė dobi nė kėtė jetė.
10. Shpresa dhe frika ndaj atij qė ėshtė nėn pushtetin
dhe dorėn e Allahut tė Lartmadhėruar, i Cili nuk mund
t'i bėjė dėm apo dobi vetes, as mund tė japė jetė as
vdekje e as qė mund tė ringjallet vetvetiu.
Megjithatė, mbi tė gjitha kėto ėshtė humbja e zemrės dhe
humbja e kohės. Humbja e zemrės bėhet duke i dhėnė
pėrparėsi jetės sė kėsaj bote ndaj ahiretit, kurse
humbja e kohės ėshtė duke pasur shpresa tė pareshtura,
derisa e gjithė mirėsia gjendet nė pasimin e rrugės sė
vėrtetė dhe nė pėrgatitjen pėr takimin me Allahun e
Madhėruar.
Ėshtė pėr t'u habitur se kur shėrbėtori (robi) i Allahut
tė Madhėrishėm ka ndonjė problem, ai kėrkon ndihmėn e
Allahut, por ai asnjėherė nuk kėrkon prej Allahut qė
t'ia shėroj zemrėn para se tė vdesė prej injorancės,
pakujdesisė, duke plotėsuar epshet (pasionet) dhe duke
qenė i pėrfshirė nė bidate (risi). Nė tė vėrtetė, kur
njeriut i vdes zemra, ai kurrė nuk do t'ia pėrjetojė
rėndėsinė apo ndikimin e mėkateve tė tij.
Imam Ibn Kajjim el Xheuzi
Burimet: www.islaam.com
Pėrktheu: Jeton Isa
28.12.2008
Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar
nė njė rubrikė tė lirė dhe materialet qė publikohen nė
tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė
redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.