Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Zgjedhja e bashkėshortes

Transmetohet nga Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Femrėn e martojnė pėr katėr arsye: pasurinė qė ka, pozitėn e saj, bukurinė dhe fenė (devotshmėrinė) e saj. Zgjidhe atė qė ėshtė fetare tė lumshin duart!” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

Koment i hadithit

Zgjedhja e partnerit nė martesė ėshtė njė nga vendimet mė tė rėndėsishme qė njeriu bėn nė jetėn e tij. Ndaj nuk duhet tė merret kjo e lehtė, e as t'i lihet vetėm shanseve, momenteve apo edhe hormoneve. Ky ėshtė njė vendim qė duhet tė merret me shumė seriozitet, duke bėrė vazhdimisht dua (lutje Allahut), hetim tė kujdesshėm tė tė gjithė faktorėve dhe rrethanave, si dhe me mbėshtetjen dhe pėrfshirjen e familjes.

Hadithi i lartpėrmendur tregon preokupimet e njerėzve nga tė cilat nisen ata tė lidhen me ndonjė femėr apo edhe dashurohen. Pėr ta, nxitėse janė njėra nga kėto katėr gjėra pėr tė zgjedhur bashkėshorten e ardhme tė tyre.

-Disa kėrkojnė tė martohen me njė femėr tė pasur, pėr t’i siguruar vetes mirėqenie dhe pasuri.

-Dikush tjetėr dėshiron tė martohet me njė vajzė e cila rrjedh nga njė familje me famė apo me prejardhje tė respektuar te njerėzit, qoftė tė jetė ajo e bija e ndonjė njeriu me pozitė apo ėshtė i njohur dhe me kėtė tė arrijė avancim edhe ky nė shoqėri.

-Tjetri kėrkon tė martohet me femėr tė bukur, duke mos i dhėnė rėndėsi gjėrave tė tjera.

-Ka edhe tė atillė qė martohen me njė femėr qė ėshtė e devotshme dhe e pėrkushtuar ndaj Allahut tė Lartėsuar.

Nė fund tė hadithit Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) na kėshillon kriterin vendimtar nga i cili duhet tė nisemi.

Dashuri e vėrtetė dhe e lumtur pėr secilin do tė ishte ajo qė siguron pėrjetėsi. Ndoshta dikush do tė martohej pėr ndonjė qėllim tjetėr,  por me martesė ēdonjėri e kėrkon dashurinė e pėrhershme, me tė cilėn do tė ndėrtonte qetėsinė pėr vete dhe pasardhėsit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Martesa me njė femėr duke pasur kriter fenė dhe pėrkushtimin ndaj Allahut, ėshtė dashuri e cila i lidh zemrat pėr shkak te mendimeve, interesave tė pėrbashkėta, mėnyrės sė tė konceptuarit tė jetės ose jetesės.

Kriteret e tjera nga tė cilat nisen njerėzit: pasuria, pozita dhe bukuria, nuk janė tė qėndrueshme dhe janė kalimtare. Prandaj nė hadith, edhe pse nuk refuzohen plotėsisht, sqarohet se nuk duhet tė jenė esenciale nga tė cilat duhet tė nisemi.

Dobitė nga hadithit

1. Njeriu gjatė zgjedhjes sė bashkėshortes duhet ta ketė primare devotshmėrinė e saj, pasi ajo do tė jetė partnerja me tė cilėn do ta ndėrtojė familjen dhe tė lind pasardhės.

2. Hadithi nuk mohon qė njeriu ta ketė parasysh edhe arsyet e tjera, por esenciale duhet tė jetė feja.

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

19.01.2007

                                         www.klubikulturor.com