Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Vlerat dhe frytet e dhėnies salavatė mbi Muhamedin (alejhi selam)

Allahu i Lartėsuar na ka lajmėruar nė librin e Tij se Ai dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė tė Dėrguarin, e nė tė njėjtėn kohė ka urdhėruar besimtarėt qė ta madhėrojnė atė (pra duke rėnė salavatė) dhe ta pėrshėndesin. “Ėshtė e vėrtetė se Allahu dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėrojeni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam.” Ahzab, 56.

Ebu el Alijeh ka thėnė se madhėrimi i Allahut ndaj tė Dėrguarit tė Tij ėshtė lavdėrimi i tij para engjėjve, ndėrsa madhėrimi i engjėjve ėshtė lutja (dua).

Nga Sufjan Theuri e tė tjerė ėshtė transmetuar se madhėromi i Allahut ėshtė mėshira, ndėrkaq madhėrimi i engjėjve do tė thotė kėrkim i faljes.

Semani thotė se madhėrimi i Allahut do tė thotė mėshira dhe falja e Tij, ndėrkaq madhėrimi i engjėjve dhe besimtarėve, lutja.

Transmetohet nga Kab bin Uxhreh i cili thotė se i ėshtė thėnė tė Dėrguarit tė Allahut: “O i Dėrguar i Allahut, sa i pėrket selamit (pėrshėndetjes) e dimė, po si ėshtė salati?’’ O Zot, madhėroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siē e ke madhėruar Ibrahimin dhe familjen e tij! O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siē e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e tij,- u tha. Shėnon Buhariu.

Ebi Mesud el Ensari tregon: “I Dėrguari i Allahut erdhi e ne ishim tek Sad bin Ubade, e Beshir bin Sad i  tha tė Dėrguarit tė Allahut: “O i Dėrguar i Allahut jemi obliguar tė dėrgojmė salavat mbi ty, si ta e bėjmė kėtė?” I Dėrguari i Allahut heshti, sa qė thamė sikur mos ta pyeste, atėherė u tha: “Thoni: ‘O Zot, madhėroje Muhamedin dhe famijlen e tij, ashtu siē madhėrove Ibrahimin dhe familjen e tij! O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siē bekove Ibrahimin dhe familjen e tij!’’’. Shėnon Muslimi dhe tė tjerėt.

E gjithė kjo dėshmon pėr dashurinė e sahabėve ndaj tė Dėrguarit Muhamed (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), pėrkujdesjen e tyre pėr veprat e dobishme, pasimi i tyre ndaj sunetit tė tij dhe largimi i tyre nga bidatet (risitė) kėshtu qė nuk shpikin forma tė cilat nuk janė transmetuar nga i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), por janė tė kujdesshėm dhe pyesin pėr ato qė kanė ardhur tekstualisht nga ai, nė mėnyrė qė tė punojnė sipas asaj.

Vlera e dhėnies salavatė mbi Muhamedin

Ka hadithe tė shumta qė flasin rreth dhėnies salavat mbi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) prej tyre mund t’i pėrmendim:

1. Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Kush thotė njėherė mbi mua salavat, Allahu atė dhjetė herė do ta mėshirojė.” Shėnon Muslimi.

2. Transmeton Enesi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Kush dėrgon njėherė mbi mua salavat, Allahu atė dhjetė herė do ta mėshirojė, do t’i shlyhen dhjetė mėkate dhe do tė ngrihet dhjetė shkallė”. Shėnon Ahmedi, Nesaiu, Albani thotė se hadithi ėshtė sahih.

3. Transmeton Abdullah bin Amr bin el As (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut duke thėnė: “Kur tė dėgjoni muezinin, atėherė thoni ashtu siē thotė ai, e pastaj shqiptoni salavatė mbi mua, sepse kush shqipton salavatė njėherė mbi mua, Allahu dhjetė herė do ta mėshirojė, e pastaj kėrkoni pėr mua ‘el uesilete’ (ndėrmjetėsim), pozitė nė xhenet, do t’i dhurohet njė prej robėrve tė Allahut e shpresoj tė jem unė, kush kėrkon atė pėr mua, do ta gėzojė ndėrmjetėsimin tim” . Shėnon Muslimi.

4. Transmeton Ebu Derda (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Shpeshtoni salavatet mbi mua ditėn e xhuma (premte), ngase ėshtė dėshmuese, dėshmojnė engjėjt, e s’ka kush qė thotė salavat mbi mua vetėm se salavati i tij do tė mė arrijė. Thashė: “Edhe pas vdekjes?” Tha: “Allahu i ka ndaluar tokės ngrėnien e trupave tė profetėve” . Shėnon Ibn Maxhe.

5. Transmeton Eus bin Eus (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: “Dita mė e mirė ėshtė dita e premte, pasi atė ditė ėshtė krijuar Ademi, nė tė ka vdekur, nė tė do tė jetė fryrja, shpeshtoni salavatet mbi mua, se ato mė vijnė”. Shėnon Ahmedi, Ebu Daudi, Albani thotė se hadithi ėshtė sahih.

6. Transmeton Hysejni (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Koprrac ėshtė ai i cili pėrmendem tek ai e nuk thotė salavatė mbi mua”. Shėnon  Nesaiu, Albani thotė se hadithi ėshtė sahih.

7. Transmeton Ubej bin Kab (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se i ka thėnė tė Dėrguarit tė Allahut:

-O i Dėrguar i Allahut, tė shpeshta janė salavatet e mia ndaj teje. Sa tė jenė ato?

-Aq sa dėshiron,- i tha Profeti.

-Njė tė katėrtėn?- i tha Ubeji.

-Aq sa dėshiron, nėse shton  mė mirė ėshtė pėr ty.

-Gjysmėn,- thashė.

-Aq sa dėshiron, nėse shton mė mirė ėshtė pėr ty.

-Dy tė tretat?

-Aq sa dėshiron, nėse shton mė mirė ėshtė pėr ty,- mė tha.

-Ta bėj tėrė kohėn?- i thashė.

 -Tė largohen brengat e tė shlyhen mėkatet,- mė tha.

Shėnon Ahmedi, Tirmidhiu e thotė se hadithi ėshtė hasen sahih, e me kėtė pajtohet edhe Albani.

8. Transmetohet nga Ali bin Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se ka thėnė: “Ēdo dua (lutje) nuk do tė pranohet, derisa tė thuhet salavat mbi Profetin dhe familjen e tij”. Shėnon Taberani, Albani thotė se hadithi ėshtė sahih li gajrihi.

Dobitė dhe frytet e salavatit ndaj Muhamedit (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!)

Dijetari i mirėnjohur Ibn Kajim el Xheuzi nė librin e tij ‘Xhelaul efham’, pėrmend rreth dyzetė dobi tė salatit dhe selamit ndaj tė Dėrguarit tė Allahut, prej tyre po i pėrmendim vetėm disa:

-         zbatim i urdhrit tė Allahut tė Lartėsuar.

-         Faljen e dhjetė mėkateve dhe ngritjen e dhjetė shkallėve.

-         Nėse e thotė para fillimit tė lutjes shpresohet nė pranimin e saj.

-         Ėshtė shkak pėr ndėrmjetėsimin e Profetit (salallahu alejhi ue selem).

-         Ėshtė shkak pėr afrimin e robit tek Allahu i Lartėsuar nė Ditėn e Kiametit.

-         Zė vendin e lėmoshės pėr ata tė cilėt nuk kanė mundėsi dhėnien e saj.

-         Ėshtė shkak pėr plotėsimin e nevojave tė shumta.

-         Shkak pėr mėshirėn e Allahut tė Lartėsuar.

-         Pastėrti pėr atė qė e thotė.

-         Shkak pėr pėrgėzimin e njeriut me xhenet para vdekjes.

-         Shkak pėr shpėtimin e njeriut nga vėshtirėsitė e shumta nė ditėn e Kiametit.

-         Shkak pėr largimin e varfėrisė.

-         Shqiptuesi i saj nuk llogaritet prej koprracėve.

-         Shkak pėr arritjen e mėshirės sė Allahut tė lartėsuar.

-         Shkak pėr vazhdimėsinė e dashurisė ndaj Profetit (salallahu alejhi ue selem).

-         Shkak pėr udhėzimin e njeriut dhe gjallėrinė e zemrės sė tij, si dhe shumė dobi tė tjera.

E lusim Allahun e Lartėsuar tė na bėjė prej atyre qė e shpeshtojnė shqiptimin e tij!

Pėrktheu: Almedin Ejupi

03.03.2007

                                                      www.klubikulturor.com