Transmetohet nga Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me
ata dy!) se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nuk ka
ditė qė puna nė to ėshtė mė e dashur tek Allahu se sa
kėto ditė (dhjetė ditėt e Dhulhixhes).” I thanė: “O i
Dėrguari i Allahut, as xhihadi (lufta nė rrugėn e
Allahut) nuk ėshtė mė i vlefshėm?” Tha: “As xhihadi nė
rrugėn e Allahut, pėrveēse nėse njeriu del me veten dhe
pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė mbrapa (vritet
nė rrugėn e Allahut).”
Prej
veprave qė duhet t’i kushtojmė rėndėsi nė kėto ditė
janė:
Kryerja e haxhit dhe
umres. Kjo ėshtė ndėr veprat mė tė mira nė kėto
ditė, ku pėr kėtė argumentojnė shumė hadithe, prej
tyre ėshtė edhe hadithi: “Umreja prej umres i shlyen
mėkatet qė janė nė mes tyre”. “Haxhi i pranuar nuk
ka shpėrblim tjetėr pėrveēse xhenetin.”
Agjėrimi i kėtyre
ditėve apo sa tė kesh mundėsi prej kėtyre ditėve.
Ndėrsa duhet t’i kushtojmė rėndėsi tė veēantė
agjėrimit tė ditės sė Arafatit. Bazuar nga hadithi i
tė Dėrguarit tė Allahut tė cilin shėnon Muslimi nga
Ebi Katade se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
“Agjėrimi i ditės sė Arafatit llogaritet tek Allahu
qė tė shlyej mėkatet e vitit para saj dhe pas saj.”
Pendimi i sinqertė
dhe largimi prej mėkateve. Ta bėjė kėtė nė mėnyrė qė
punėt qė bėhen nė kėto ditė tė jenė shkak i faljes
dhe mėshirės sė Allahut, sepse mėkatet njeriun e
largojnė nga falja dhe mėshira e Allahut. Nė
hadithin qė transmeton Ebu Hurejre thotė se i
Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Allahu ėshtė xheloz,
ndėrsa xhelozia e Allahut ėshtė qė njeriu tė vijė me
atė qė Allahu ia ka ndaluar.” Buhariu dhe Muslimi.
Shpeshtimi i veprave
tė mira, siē janė: namazi, lėmosha, xhihadi, leximi
i Kuranit, urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga tė
kėqijat dhe punėt e tjera pėr tė cilat rritet
shpėrblimi nė kėto ditė.
Prerja e kurbanit nė
ditėn e parė tė Bajramit apo ditėt e tjera tė
Bajramit. Kjo ėshtė njė traditė e babait tonė
Ibrahimit alejhi selam, kur Allahu ia zėvendėsoi
birin e tij qė deshi ta bėjė kurban me njė kurban tė
madh (dash). Ėshtė vėrtetuar nga i Dėrguari i
Allahut se ai ka ther dy kurbane tė bukur me brirė,
i preu me dorėn e tij, bėri bismilah dhe tha Allahu
ekber dhe vendosi kėmbėn e tij mbi faqen e tyre.
Buhariu dhe Muslimi.
Shėnon Muslimi nga
Umu Selem se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Nėse e
shihni hėnėn e muajit Dhulhixhe dhe dėshiron dikush
prej jush tė therė kurban, mos t’i prek flokėt e
tij dhe thonjtė e tij.” Ndėrsa nė njė transmetim
tjetėr: “Mos tė marrė asgjė prej flokėve tė tij dhe
prej thonjve tė tij, gjersa tė therė kurban.” Dhe
kjo ndalesė pėrfshin pronarin e kurbanit e nuk i
pėrfshin gruan, fėmijėt, pėrveē nėse ka dikush prej
tyre kurban tė veēantė.
Muslimani duhet tė
kujdeset pėr kryerjen e namazit tė Bajramit aty ku
falet Bajrami dhe tė prezantojė nė hytben e Bajramit
nė mėnyrė qė tė pėrfitojė prej saj. Gjithashtu ta
dijė urtėsinė e ligjėsimit tė kėsaj feste se ajo
ėshtė festė e falėnderimit dhe vepėr e mirė, e mos
ta bėjė atė ditė sikur ditėt e tjera apo ta bėjė atė
sezon dhe festė me mėkate dhe me ndalesa qė Allahu i
ka ndaluar.
Shejh Abdullah b.
Abdurrahman b. Xhibrin (Allahu e ruajtė!)