Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Si ėshtė puna me fėmijėt e qafirave?

Pyetja:

Si ėshtė puna me fėmijėt e qafirave qė nuk kanė hyrė nė bylyk (pubertet)? Ēėshtja ėshtė nė aspektin akaidologjik, si llogariten ata nė kėtė dynja? Unė kam pasur besimin se ata i llogarisim si muslimanė, atėherė a duhet t'ua falim xhenazen? Mė intereson kjo ēėshtje, ju lutem! Allahu ju shpėrbleftė!

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ēėshtja pėr tė cilin ju bėni pyetje ėshtė nga ēėshtjet e akides dhe gjithashtu ėshtė nga ēėshtjet e kėsaj lėnde, pėr tė cilėn dijetarėt e Ehli Sunetit kanė mospajtim, pasi qė janė edhe disa gjėra dytėsore tė acides, pėr tė cilat nuk ka citate tė qarta rreth tyre, prandaj ka edhe mendime te dijetarėt.

Ibėn Kajimi nė librin “Tariku Hixhretejn” i shtjellon mendimet e dijetarėve dhe pėrafėrsisht arrin nė tetė thėnie. 

Sido qė tė jetė duke mos u thelluar themi se mendimet mė tė fuqishme janė dy:

1. Se ata janė nga banorėt e xhenetit.

2. Nė Ditėn e Gjykimit Allahu i Lartėsuar do t`i sprovojė dhe ata qė arrijnė tė kalojnė  sprovimin do tė hynė nė xhenet, kurse ata tė tjerėt do tė jenė nga banorėt e zjarrit.

Kėto dy mendime janė mė tė qėndrueshmet nė kėtė ēėshtje dhe kėto dy qėndrime i pėrmbajnė dijetarėt qė e shtjellojnė kėtė. Secili qėndrim me vete bartė njė numėr tė argumenteve.

Mendimi tė cilin e zgjedh Neveviu, Buhariu dhe njė numėr nga dijetarėt, ndėr ta edhe dijetari bashkėkohor Abdulaziz Raxhihi (Allahu e ruajttė!), ėshtė se nėse fėmijėt e jobesimtarėve vdesin para se tė arrijnė moshėn e pjekurisė, janė nga banorėt e xhenetit. Ata argumentojnė me hadithin qė gjendet te Buhariu se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) e ka parė Ibrahimin (alejhi selam) nė xhenet, pranė tė cilit ishin fėmijėt e besimtarėve dhe jobesimtarėve.

Kurse mendimin tjetėr e mbajnė njė numėr tjetėr i dijetarėve, ndėr ta edhe dijetari i njohur Abdulaziz Ibėn Baz dhe nga argumentet e tyre ėshtė hadithi tė cilin e shėnon Buhariu dhe Muslimi se kur u pyet Profeti (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė!) rreth fėmijėve tė idhujtarėve se ēfarė do tė bėhet me ta, ai ka thėnė: “Allahu ėshtė mė i dijshmi se ēfarė do tė vepronin ata”. Do tė thotė se dituria e Allahut e pėrfshinė atė se ēfarė veprash do tė vepronin ata po tė kishin jetuar dhe arritur moshėn e pjekurisė. Pastaj transmetohet njė hadith ku sqarohet se Ditėn e Gjykimit Allahu i Lartėsuar do t`i sprovojė ata duke i urdhėruar nė zbatimin e njė gjėje. Ata qė i nėnshtrohen urdhrit tė Allahut do jenė nga banorėt e xhenetit, kurse ata qė nuk i nėnshtrohen do tė jenė nga banorėt e zjarrit.

Kjo ishte sa i pėrket kėsaj problematike. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

07.04.2007

                                             www.klubikulturor.com