Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Shkaqet qė sjellin furnizimin -I-

Shumica e njerėzve nė kėto kohė ankohen nga furnizimi i pakėt, apo mė mirė tė themi nga mos bereqeti dhe vėshtirėsitė e shumta nė jetė. Kėshtu qė, kėrkimi i furnizimit dhe rregullimi i jetės i mundon dhe pikėllon shumė njerėz, madje shumė prej tyre ndjekin ēdo formė dhe rrugė pėr arritjen e tij. Njėri mashtron, tjetri vjedh, ai merret me kamatė, i treti derdh gjak dhe ndėrpret lidhjet familjare, ndėrpret zbatimin e urdhrave tė Allahut, i katėrti… vetėm e vetėm qė t’ju pėrgjigjet kėrkesave tė veta dhe tė familjes.

Tė tillėt kanė harruar se Allahu i Madhėruar  i ka treguar robėrve tė Tij shkaqe tė cilat sjellin furnizim dhe u ka premtuar se nėse u pėrmbahen atyre do t’i furnizojė me furnizim nga as qė u shkon mendja fare.

Ndaj, vėlla i dashuri po i pėrmendim vetėm disa prej kėtyre shkaqeve:

Devotshmėria

Allahu i Lartėsuar e ka bėrė devotshmėrinė prej shkaqeve tė cilat e sjellin dhe e shtojnė furnizimin, andaj dhe ka thėnė: “E kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hap rrugė dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbėshtetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dėshirėn e vet dhe Allahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin).” Talak, 2-3.

Secili qė i pėrmbahet dispozitave tė Allahut dhe kėrkon gjithmonė kėnaqėsinė e Tij nė ēdo kohė, Ai do ta shpėrblejė nė kėtė dhe botėn tjetėr, e nga shpėrblimi ėshtė edhe t’i hapė atij rrugėdalje nga ēdo vėshtirėsi  e, njėkohėsisht, ta furnizojė nga se kujton ai.

Ibn Kethiri (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Ai qė i pėrmbahet dispozitave tė Allahut, e largohet nga ajo qė Ai i ndaloi, atij i hap rrugėdalje nga ēdo vėshtirėsi dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare”.

Ndėrsa Ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Kush i pėrmbahet dispozitave tė Tij, e shpėton nga ēdo pakėnaqėsi nė kėtė dhe nė botėn tjetėr dhe e furnizon nga nuk e kujton dhe shpreson fare”.

Po ashtu, Allahu i Lartėsuar thotė: “E sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar dhe tė ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata pėrgėnjeshtruan, andaj i dėnuam me shkatėrrim pėr atė qė merituan.” Araf, 96.

Abdurrahman Sadi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Sikur banorėt e kėtyre vendbanimeve tė kishin besuar me besim tė vėrtetė nė atė mėnyrė qė veprat tė dėshmonin pėr besimin e tyre dhe t’i pėrmbaheshin dispozitave tė Tij, haptas dhe fshehtas, me lėnien e gjithė asaj qė ndaloi Allahu, do t’i hapte begati nga qielli e toka, do t’i lėshonte shi nga qielli, e do tė mbillte nga toka qė ata tė jetonin e tė jetonin edhe kafshėt njė jetė tė mirė e tė begatshme, duke mos u lodhur shumė…”

Mirėpo parashtrohet pyetja se ē’ėshtė devotshmėria, tė cilėn Allahu i Lartėsuar e ka bėrė shkak pėr sjelljen e furnizimit dhe ka lajmėruar se i furnizon tė devotshmit?

Devotshmėria ėshtė tė bėsh nė mes teje dhe asaj qė tė dėmton mbulesė dhe mbrojtje nė mes teje dhe mes asaj  qė tė dėmton, t’i pėrmbahesh asaj qė Allahu tė ka urdhėruar dhe largohesh asaj qė tė ka ndaluar, mos tė tė gjejė aty ku tė ka ndaluar e mos tė tė humbasė aty ku tė ka urdhėruar. Motoja jote tė jetė, dhe duhet tė jetė, urdhėresat dhe ndalesat e Tij. Kėto janė edhe pėrkufizime tė tė parėve tanė lidhur me devotshmėrinė.

Rreth devotshmėrisė Ibn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) thotė: “Tė respektohet Allahu e mos t’i bėhet mėkat, tė pėrmendet e mos tė harrohet, tė falėnderohet e mos tė pėrbuzet”.

Ndėrsa Talk bin Habib thotė: “Devotshmėria ėshtė tė veprosh duke respektuar Allahun mbi dritėn e Tij, duke shpresuar shpėrblimin e Tij dhe t’i braktisėsh  mėkatet ndaj Allahut mbi dritėn e Tij, duke pasur frikė dėnimin e Tij’.

Ndėrsa Ebu Hurejra ėshtė pyetur rreth devotshmėrisė dhe ėshtė pėrgjigjur duke thėnė: “A ke ecur ndonjėherė nė rrugė me gjemba? Po- i ėshtė thėnė. E ai tha: “Si ke vepruar?” Kur kam hasur nė to jam larguar ose kam tejkaluar atė vend.” Atėherė ai tha: “Kjo pra ėshtė devotshmėria.”

Vėlla i dashur, nėse kėrkon zgjerim tė furnizimit dhe jetė tė mirė, bėhu i devotshėm, e kije frikė Allahut nė tė gjitha punėt, nė ēdo ēast, nė shtėpinė tėnde, nė vendin e punės, nė familje e fėmijėt e tu, tė pėrkujdesesh pėr gjuhėn tėnde, t’i pėrmbahesh urdhrave tė Zotit tėnd e tė largohesh ndalesave tė Tij.

Kėrkimi i faljes dhe pendimi

Prej shkaqeve qė sjellin furnizim janė edhe istigfari (kėrkimi i faljes) dhe pendimi. Allahu i Lartėsuar duke na lajmėruar pėr profetin Nuh  (alejhi selam) thotė: “Unė u thashė: ‘Kėrkoni falje Zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk. ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj’” . Nuh, 10-12.

Kurtubi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Nė  kėtė  ajet kuranor dhe atė nė Hud, ka argument se kėrkimi i faljes ėshtė shkak pėr shtimin e furnizimit dhe zbritjes sė shiut”.

Ndėrsa Ibn Kethiri thotė: “Nėse pendoheni tek Allahu, kėrkoni faljen dhe pėrmbaheni dispozitave tė Tij, ju shtohet furnizimi dhe ju lėshon shi nga qielli me bollėk, ju jep tė mira nga toka,  ju shumon pasurinė dhe fėmijėt,  ju bėn tė keni kopshte me fruta tė ndryshme e me lumenj qė rrjedhin nė to”.

Transmetohet nga Mutrafe ky nga Shabiu se prijėsi i besimtarėve, Umer ibn Hatab (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) doli dhe lutej pėr shi, nuk shtoi asgjė tjetėr pėrveē istigfarit (kėrkimit tė faljes) derisa u kthye. I ėshtė thėnė: “Nuk tė kemi dėgjuar duke u lutur. Ai lexoi fjalėn e Allahut: “Unė u thashė: ‘Kėrkoni falje Zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk”.

Njė njeri i ėshtė ankuar Hasan Basriut pėr  thatėsinė, e i tha: “Kėrko falje tek Allahu”. Tjetri ėshtė ankuar pėr varfėri, e i tha: “Kėrko falje”. I treti i tha: “Lute Zotin qė tė mė dhurojė fėmijė!” E ai i tha: “Kėrko falje!” I katėrti ėshtė ankuar pėr thatėsinė e kopshtit tė tij, e i tha: “Kėrko falje Allahut”. Atėherė i thanė: “Tė erdhėn disa burra me ankesa tė ndryshme e tė gjithė i urdhėrove me kėrkim tė faljes sė Allahut, ai u tha: “Nuk u kam thėnė asgjė nga vetja ime, Allahu i lartėsuar nė suren Nuh thotė: “Unė u thashė: ‘Kėrkoni falje Zotit tuaj, se Ai vėrtet falė shumė; Ai ju lėshon nga qielli shi me bollėk, ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj’’’. Nuh, 10-12.

Po ashtu, Allahu i Lartėsuar thotė pėr Hudin (alejhi selam) se i ka thėnė popullit tė tij: “O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthehuni Atij! Ai ju lėshon shi me bollėk dhe fuqisė suaj i shton fuqi. E mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė!" Hud, 52.

Ibn Kethiri thotė: “Hudi (alejhi selam) e urdhėroi popullin e tij tė kėrkojė falje, qė nė atė mėnyrė t’ju falen mėkatet e kaluara dhe i urdhėroi me pendim pėr ato tė ardhme. E kush pajiset me kėto cilėsi, Allahu ia lehtėson furnizimin, i lehtėson brengat e tij dhe e ruan nga ēdo gjė e keqe’’.

Gjithashtu, Allahu i lartėsuar thotė: “E tė kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t’ju mundėsojė pėrjetime tė mira (nė kėtė jetė), deri nė njė afat (tė caktuar) dhe ēdo punėmiri i jep shpėrblimin e merituar. Nė qoftė se refuzojnė (tė kėrkojnė falje), unė pra kam frikė pėr ju, dėnimin e ditės sė madhe.” Hud, 3.

Nė kėtė ajet kuranor,  Allahu i Lartėsuar ka premtuar se kush kėrkon falje tek Ai dhe i kthehet Atij, Ai do t’i mundėsojė pėrjetime tė mira nė kėtė jetė, e prej tyre janė edhe shtimi i furnizimit dhe jeta e mirė.

Ndėrsa i Dėrguari i Allahut thotė: “Kush e shpeshton kėrkimin e faljes Allahu atij do t’i shndėrrojė ēdo brengė nė qetėsi, ēdo ngushticė nė rrugėdalje dhe e furnizon nga as nuk e mendon fare’’. Shėnon Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Vėlla i dashur, nėse kėrkon shtim nė furnizim, jetė tė begatshme, atėherė nxito nė kėrkimin e faljes, me fjalė dhe vepra, e jo vetėm me fjalė, sepse kjo ėshtė cilėsi e atyre qė nuk janė tė sinqertė.

Pėrktheu: Almedin Ejupi

16.02.2007

                                                      www.klubikulturor.com