Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Shkaqet e shpėtimit nga zjarri

Siē ka bėrė Allahu i Lartėsuar shkaqe pėr faljen e gjynaheve dhe pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij, ka bėrė punė tė cilat e ruajnė punuesin e tyre nga zjarri, siē thotė Allahu i Lartėsuar: "Dhe kush shpėton prej zjarrit dhe hyn nė xhenet vėrtetė ka shpėtuar (fituar)." Ali Imran, 185.

Ndaj pėr ty vėlla po paraqesim disa nga kėto punė:

1. Kujt i vdesin tre prej djemve tė tij dhe ai bėn sabėr (durim).

Nga Uathiletu transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush varros tre nga djemtė e tij dhe ai bėn durim ia bėn Allahu haram atij xhehenemin (zjarrin)." Taberani dhe Albani.

2. Kush rrit tri vajza, apo motra dhe i edukon ato nė mėnyrė tė mirė.

Nga Aishja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk ka asnjė nga umeti im i cili rrit tri vajza, apo tri motra dhe i edukon ato me edukatė tė mirė, veēse ato do jenė pėr tė pengesė nga zjarri." Bejhakiu, e saktėsoi Albani.

3. Kush falet dyzetė ditė me xhemat (e arrin imamin nė tekbirin e parė).

Nga Enesi transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush falet pėr Allahun dyzetė ditė me xhemat, nė tė cilat arrin tekbirin e parė, i shkruhen atij dy ruajtje: ruajtje nga zjarri dhe ruajtje nga nifaku (dyfytyrėsia)." Ahmedi, e saktėsoi Albani.

4. Ruajtja dhe siguria e  nderit tė muslimanit duke mos qenė ai prezent.

Nga Esma bint Jezid  transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush ruan nderin e vėllait nė mungesė tė tij, ėshtė e drejtė e Allahut ta ruaj atė nga zjarri."  Ahmedi, sahih Albani.

5. Morali i mirė.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kush ėshtė i qetė, i sjellshėm, i butė ia ka bėrė Allahu atij haram xhehenemin." Hakimi, e saktėsoi Albani.

6. Ruajtja e faljes sė namazit tė sabahut dhe ikindisė.

Nga Amarete bin Ruejbete transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk e kap zjarri asnjė nga ata tė cilėt falen para lindjes sė diellit dhe para perėndimit." Muslimi.

7. Pluhuri i xhihadit.

Nga Aishja transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nuk pluhurosen kėmbėt e robit musliman nė xhihad pėr hir tė Zotit, veēse ia bėn haram Allahu atij zjarrin." Ahmedi, e ka saktėsuar Albani.

Pėrgatiti: Bledar Haxhiu

28.08.2006

                                                      www.klubikulturor.com