Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Rreth qėndrimit tė Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit

Pyetja:

Desha tė mė informoni pak rreth qėndrimit tė Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit-familjes sė Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Qėndrimi i Ehlu Sunetit ndaj Ehlu Bejtit ėshtė e sqaruar shumė qartė nė librat e Akides (librat qė flasin rreth ēėshtjeve tė besimit), prandaj edhe kjo konsiderohet si temė e Akides.

Ata thonė se dashuria ndaj familjes sė Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ėshtė pjesė e fesė dhe kjo konsiderohet adhurim. Allahu i Lartėsuar e urdhėron Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) tė kėrkoj nga muslimanėt mirėsjellje ndaj Ehlu Bejtit tė tij, Ai thotė: “Thuaj (o Muhamed)! Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim vetėm se respekt dhe dashuri ndaj tė afėrmve (Ehli Bejtin)." Shura, 23. Seid ibėn Xhubejri kur komenton kėtė ajet thotė se ėshtė pėr qėllim qė muslimanėt ta duan familjen e tij, ta respektojnė dhe t`u bėjnė mirė.

Edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nė disa hadithe na ka porositur nė kėtė. Imam Muslimi ne koleksionin e tij shėnon se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Unė u kam lėnė juve dy gjėra tė vlefshme, librin e Allahut (Kuranin) dhe Ehli Bejtin, u pėrkujtoj Allahun (tė keni mirėsjellje) me Ehli Bejtin tim.”

Ndėrsa Imam Buhariu shėnon se Ebu Bekri ka thėnė: “Pasha Atė nė dorėn e tė Cilit gjendet shpirti im, pėr mua mė e dashur ėshtė qė tė mbaj lidhjet me familjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) se sa me familjen time.”

Kurse, dijetarėt tanė tė nderuar, kur flasin pėr kėtė temė, tregojnė se respektimi i Ehli Bejtit tė Muhamedit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!) dhe madhėrimi i tyre (duke mos kaluar nė ekstremizėm) ėshtė prej akides sonė. Ibėn Tejmije nė librin “Akidetu uasitije”, kur shtjellon qėndrimin e Ehli Sunetit pėr Ehlu Bejtin thotė: “Dhe ata (Ehlu Suneti) e duan Ehlu Bejtin e tė Dėrguarit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė!), u afrohen atyre dhe e ruajnė vasietin (porosinė) e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) pėr ta...”

Ehlu Suneti beson se mė tė mirėt nga Ehlu Bejti janė: imam Aliu, Fatimja (e bija e Profetit (bekimi dhe paqja qofshin mbi tė)) dhe dy nipat e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) Hasani dhe Husejni, pastaj e tėrė familja e tij qė e kanė besuar nė Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) pėr tė dėrguar.

Por, gjithashtu, ata nuk kalojnė nė ekstremizėm ashtu si kanė kaluar disa grupacione islame ndaj Ehlu Bejtit. Shitėt tė cilėt mundohen tė identifikohen si ruajtės tė tė drejtave tė Ehlu Bejtit nga injoranca qė kishin, kanė kaluar nė ekstremizėm, kėshtu qė ata mendojnė se nga familja e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ekzistojnė “imamė tė pagabuar” tė cilėt kanė arritur gradėn e shenjtėrisė dhe se ata janė veēuar me njohuri drejtpėrdrejtė nga Allahu i Lartėsuar, e kanė ditur tė ardhmen dhe besime tė tjera, ku u pėrshkruajnė atyre cilėsi me tė cilat veēohet vetėm Allahu i Lartėsuar. Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nuk ishte veēuar me tipare qė ata ua pėrshkruajnė imamėve tė tyre.

Allahu i Lartėsuar e urdhėron tė dėrguarin e Tij t’u tregojė njerėzve se ai nuk ishte vetėm se njė njeri i thjeshtė i cili ka pėrcjellė shpalljen. Ai thotė: “Thuaj (o Muhamed)! Unė nuk kam nė dorė qė t'ju largojė dėmin, as t'ju sjell dobi!" Xhin, 21. Pastaj thotė: Thuaj (o Muhamed)! Unė nuk mund t'i sjellė vetes sime as dėm as dobi, pos atė qė dėshiron Allahu". Junus, 49.

Prandaj Ehlu Suneti nė ēėshtjen e Ehlu Bejtit kanė qėndrim mesatar, nė krahasim me ata qė kanė tejkaluar kufirin (shitėt) duke i madhėruar ata tej mase, sa i pėrshkruan atyre veti dhe cilėsi me tė cilat veēohet vetėm Allahu i Lartėsuar. Gjithashtu, ata janė edhe kundėr atyre qė i kanė sharė dhe fyer familjen e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) e kėta njihen nė historinė islame si neuasib. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

26.01.2007

                                             www.klubikulturor.com