1.
Mosbesimi nė Allahun e
Lartėsuar dhe mungesa e sė vėrtetės.
Meqenėse
besimi i vėrtetė e mbush zemrėn me siguri, rehati, me
bindje dhe kėnaqėsi dhe e bėn njeriun tė ndihet qė ai ka
lidhje tė fortė me Allahun Fuqiplotė, i Cili i vetėm e
krijoi njeriun dhe i dha atij formėn mė tė pėrsosur, Ai
ėshtė qė krijoi ēdo gjė tė dukshme dhe tė padukshme dhe
di mė sė miri se si e arrin njeriu mirėqenien dhe
lumturinė. Pra, pengesa pėr tė arritur lumturinė e
vėrtetė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, ėshtė
mospranimi i fesė sė vėrtetė tė Allahut, Islamit.
Atyre qė
u mungon besimi i vėrtetė dhe janė tė humbur nga
udhėzimi hyjnor, qė i ka ardhur llojit njerėzor, pėrmes
vulės sė profetėve, Muhamedit (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi tė!), do tė vuajė nga boshllėku
shpirtėror dhe do ta privojnė veten e tyre nga mėshira
dhe shpėtimi i vėrtetė. Allahu i Madhėruar nė Kuranin
famėlartė thotė:
"Dhe atė qė Allahu dėshiron ta udhėzojė, Ai ia hap atij
gjoksin pėr Islam, kurse atij qė Ai dėshiron ta humbasė,
ia mbyll dhe ia shtrėngon gjoksin sikur tė jetė duke u
ngjitur nė qiell. Nė kėtė mėnyrė, Allahu lėshon
Zemėrimin e Tij mbi ata qė nuk besojnė." Enam, 125.
2.
Mėkatet dhe krimi.
Njeriu
nuk i ka kuptuar pasojat serioze tė mėkateve tė tij dhe
efektet e tė cilave kryesisht nuk kanė shėrim. Mėkatet
dhe krimet janė pengesė pėr tė arritur lumturinė e
vėrtetė. Njė kriminel ėshtė gjithmonė mė i trishtuar
sesa viktima e tij. Njė kriminel qė nuk ėshtė dėnuar, do
tė jetė ndėrmjet njerėzve mė fatkeqi.
3. Zilia dhe xhelozia.
Zilia dhe
xhelozia janė burime tė pakėnaqėsisė dhe vetėtorturimit
pėr njerėzit. Ne jemi kėshilluar nė Kuranin famėlartė tė
kėrkojmė shpėtim nga e keqja e kėtyre. Allahu i
Madhėruar thotė nė Kuran :
وَمِنْ
شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ الفلق:5
"Dhe nga sherri i
smirėkeqit kur vepron sipas smirės." Felek, 5.
Tė dyja, zilia dhe
xhelozia kur fillojnė tė veprojnė ēojnė nė shkatėrrimin
e lumturisė dhe u largon njerėzve gjėrat e mira qė ato
gėzojnė. Shpėtimi mė i mirė nga kjo e keqe ėshtė besimi
nė Allahun e Madhėruar me zemėr tė pastėr.
4. Dashaligėsia.
Besimtarėt e vėrtetė janė
pėrshkruar nė Kuran duke i thėnė Allahut kur ato
luteshin:
"...dhe mos na
fut nė zemrat tona asnjė grimcė urrejtje ndaj atyre qė
besuan..." Hasher, 10.
Dashaligėsia dhe mllefi
janė pengesa pėr lumturinė e njeriut. Nė fakt
dashaligėsia ėshtė e kundėrta e lumturisė, i pėrket njė
fushe tjetėr nė ndjenjat e njeriut. Ėshtė si njė virus
qė vret ndjenjat fisnike dhe mė tė mira tė njeriut.
5.
Inati.
Inati
tregon pakėnaqėsi dhe armiqėsi. Pra, ėshtė njė nga
kėrcėnimet mė tė mėdha qė prish lumturinė e njeriut.
Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi
tė!) theksoi rėndėsinė e vetėkontrollit kur kėshilloi
njė nga shokėt e vet: "Mos e tejkalo me inatin…"
6.
Padrejtėsia.
Padrejtėsia, padyshim do ta shkatėrroj ēdo njeri qė e
praktikon. Kjo ėshtė provuar nga shumė shembuj qė
shėrbejnė si paralajmėrim dhe mėsim pėr njerėzimin, pėr
ta shmangur kėtė ves tė keq duhet tė mbajmė drejtėsi dhe
barazi. Padrejtėsia mund tė shėnojė mėkatimin dhe
tejkalimin e kufijve. Gjithashtu mund tė shėnojė bėrjen
qėllimisht gabim tė gjėrave ose mospranimin e tė
vėrtetės. Nė kėtė kontekst, konceptet e gabuara pėr
hyjnoren siē ėshtė politeizmi, adhurimi i idhujve dhe
adhurimi i rremė, janė disa forma tė padrejtėsisė,
shtrembėrim i fesė sė vėrtetė dhe tejkalim kundėr
urdhėrimeve hyjnore. Ajeti i mėposhtėm i Kuranit e
shpjegon kėtė ēėshtje :
"Dhe
(kujto) kur Lukmani i tha birit tė vet kur po e
kėshillonte: ‘O biri im! Mos bashko tė tjerė nė adhurim
me Allahun. Vėrtet qė bashkimi i tė tjerėve nė adhurim
me Allahun ėshtė dhulm (padrejtėsi, gabim) i madh (mė i
madhi)’.” Llukman, 13
Shumė
kombe kanė pėrkrahur ose nuk u kanė rezistuar tiranėve
tė padrejtė dhe keqbėrėsve dhe kanė sjellė, nė kėtė
mėnyrė, mbi vete shkatėrrim dhe humbje tė plotė. Citatet
e mėposhtme tė Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi tė!) dėshmojnė pėr kėtė fakt tė provuar
shumė herė gjatė jetės njerėzore. Ebu Musa el Eshari,
njė prej shokėve tė Profetit tregon se Profeti (paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:
"Allahu mund t’i japė njė tirani mėkatar shtyrje tė
afatit dhe pastaj Ai do ta dėnojė atė, Ai kurrė nuklė gjė qė t’i shpėtojė". Transmetuar nga Buhariu
dhe Muslimi. Pastaj Profeti recitoi kėtė ajet Kurani :
"I
tillė ėshtė Mbėrthimi (Ndėshkimi i ashpėr) i Zotit tėnd,
kur Ai mbėrthen vendbanime tė cilat punojnė tė gabuarėn.
Vėrtet qė i dhimbshėm shumė, tepėr i ashpėr ėshtė
Mbėrthimi i Tij." Hud, 102.
"Dhe
shumė prej qyteteve tė cilat ishin nė rrugė tė gabuar
Unė u dhashė afat, pastaj mė nė fund Unė i pėrfshiva me
ndėshkim. Dhe (mė nė fund) tek Unė ėshtė kthimi i ju tė
gjithėve." Haxh, 48.
7.
Frika nga fuqia tokėsore.
Frika tek
tė tjerėt pėrveē Allahut tė Madhėruar ėshtė ēėshtje e
pėruljes, pasigurisė dhe mungesės sė lumturisė. Ndėrsa
frika nga Allahu prodhon tek njeriu ide fisnike dhe e
ēon atė tė zhvillojė drejtime tė shėndosha dhe sjellje
tė shkėlqyeshme. E liron atė nga tė gjitha zinxhirėt e
skllavėrisė njerėzore dhe ruan dinjitetin e tij dhe
ėshtė i lirė tė vendosė vetė pėr ēdo gjė. Allahu thotė
nė Kuranin famėlartė :
"Vetėm
shejtani jua shtie nė mendje frikėn e eulijave tė tij
(tė shokėve, pasuesve tė tij si mosbesimtarėt, paganėt,
mohuesit etj), kėshtu qė mos u frikėsoni atyre aspak,
por m’u frikėsoni vetėm Mua, nėse jeni besimtarė tė
vėrtetė." Ali Imran, 175.
8.
Pesimizmi.
Pesimizmi
ėshtė sinonim me dhimbjen dhe telashet. Tė drejton drejt
njė faze ku ndihesh i plogėsht dhe i depresionuar. Njė
person pesimist do tė dėshironte tė kthehej mbrapa dhe
tė shijojė jetėn e tij ose tė arrijė synimet e tij.
Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka
pėrkrahur dhe pėlqyer optimizmin dhe ka dekurajuar dhe
nuk e ka pėlqyer pesimizmin. Njė pesimist pėr sa i
pėrket tendencave tė tij disfatiste, shkakton shumė
probleme dhe vėshtirėson punėt me nervat e tij, tė cilat
janė shumė tė rėnduara me dilema dhe probleme.
"O
ju qė keni besuar! Mėnjanoni shumė dyshime. Vėrtet mjaft
nga dyshimet pėrbėjnė gjynahe…" Huxhurat, 12.
Gjithashtu Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin
mbi tė!) thotė: "Shmanguni dyshimit, sepse dyshimi
ėshtė gėnjeshtra mė e madhe." Transmetuan Buhariu
dhe Muslimi.
Si mundet
qė njė person dyshues tė jetė i lumtur? Dhe si mundet
njė shoqėri e mbushur me dyshim dhe mosbesim tė
pėrparojė ose tė drejtojė njė jetė kolektive tė lumtur.
10.
Arroganca.
Njė
person arrogant kalon njė jetė nė mjerim. Ai i trajton
njerėzit e tjerė nė njė mėnyrė tė pasjellshme dhe
vetlavdėrohet pa kufi. Shtyp njerėzit padrejtėsisht ose
iu kthehet atyre me arrogancė. Ai ėshtė pėrfundimisht i
pushtuar nga ndėrgjegjja fajtore qė e bėn jetėn e tij tė
mjerueshme. Allahu thotė nė Kuran :
"Dhe mos e kthe fytyrėn mėnjanė me kryelartėsi nga
njerėzit dhe as mos ec nėpėr tokė duke fyer e
mospėrfillur (tė tjerėt). Vėrtet qė Allahu nuk do
ēfarėdo arroganti e mburraveci qoftė."
Llukman, 18.
Profeti
Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!)
dha kėshillėn e tij, pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje:
"Ditėn e Gjykimit Allahu nuk do ta shikojė atė tė cilin
ka tėrhequr petkun e tij nga mendjemadhėsia."
Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.
11.
Pėrkushtimi ndaj tė tjerėve pėrveē Allahut.
Ėshtė nė
natyrėn e njeriut qė ai tė dojė dhe tė urrejė, por
mbartja e dashurisė dhe e urrejtjes nė ekstremitet ėshtė
e rrezikshme. Merr pėr shembull historinė e Romeos dhe
Xhuljetės nė literaturėn angleze, ose Kajs dhe Lejla nė
literaturėn Arabe. Kajsi qė njihet nė histori si i
dashuruari tmerrėsisht me Lejlėn, ai vuajti
jashtėzakonisht shumė nga kjo dashuri, derisa humbi
arsyen e tij dhe mė vonė vdiq nė njė gjendje tė
mjerueshme. Kur zemra juaj i ėshtė pėrkushtuar
plotėsisht Krijuesit tuaj, Allahut, dashuria juaj ėshtė
e plotė dhe ju do tė gėzoni njė emocion tė lartė, i cili
e mbush zemrėn me paqe dhe gėzim. Kjo lloj dashurie nuk
ėshtė nė kundėrshtim me dashurinė ndaj prindėrve, gruas
ose fėmijėve. Nė fakt kėto dashuri plotėsojnė
njėra-tjetrėn. Por, emocionet ekstreme, kur nuk
kontrollohen nga logjika dhe arsyeja, janė, nė fakt,
dėmtuese pėr jetėn dhe lumturinė tonė.
12.
Dhėnia pas alkoolit dhe drogės.
Shumė
njerėz mendojnė se lumturia mund tė arrihet ndėrmjet
alkoolit dhe dhėnies pas drogės. Pra, ato duke marrė
drogė mendojnė se do tė largohen nga shqetėsimet dhe
hallet e jetės. Ato janė si dikush qė largohet pėr nga
zjarri dhe shkon nė ferr. Droga mundet tė tė ēojė, pėr
njė kohė tė shkurtėr, nė njė ėndėrr iluzioniste nė tė
cilėn arrin botėn e lumturisė, por nė fakt ato kanė
shkuar nė shkatėrrim dhe copėtim. Ne jemi dėshmitarė tė
kėtyre shembujve tė shkatėrrimit dhe kaosit nė botė, pėr
sa i pėrket dallgės sė madhe tė abuzimit me drogėn,
pėrveē shkaqeve tė tjera tė lidhura me korrupsionin dhe
mungesa e rregullave tė fesė sė vėrtetė.