Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Cila ėshtė urtėsia e mbajtjes sė pantallonave mbi nyjen e kėmbės?

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu! Hoxh i nderuar pata njė pyetje: Dihet qė duhet tė mbahen pantallonat pėr meshkuj mbi zogun e kėmbės, mirėpo desha tė di se cila ėshtė dobia e saj ose urtėsia e mbajtjes, nėse dihet.

Unė pėr vete e praktikoj edhe nuk lodhem te pyes pėr kėtė gjė, mirėpo disa vėllezėr fillestarė dėshirojnė tė dinė edhe dobinė nė mėnyrė qė ta praktikojnė.

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė fillim tė kėsaj pėrgjigjeje, na duhet tė bėjmė njė sqarim mjaft tė rėndėsishėm. Ajo me ēka ne muslimanėt dallohemi nga tė tjerėt ėshtė se urdhėrimet dhe ndalesat me tė cilat obligohemi nga Allahu i Lartėsuar nė Kuran dhe nga Profeti i Tij (bekimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė!) nė hadithe i pranojmė ashtu siē janė duke mos i modifikuar, pėrshtatur, ose edhe ndryshuar. Prandaj edhe u quajtėm “musliman”-“tė nėnshtruar”, pasi qė u nėnshtrohemi ligjeve qė pėrmban feja jonė nė pėrgjithėsi. Allahu i Lartėsuar thotė: “Kur thirren besimtarėt pėr gjykim ndėrmjet tyre te Allahu dhe te i Dėrguari i Tij, e vetmja fjalė e tyre ėshtė tė thonė: “Dėgjuam dhe respektuam”. Tė tillėt janė tė shpėtuarit”. Nur, 51.

Prandaj edhe Allahu i Lartėsuar i kritikon popujt e mėparshėm qė kanė refuzuar nėnshtrimin ndaj Allahut tė Lartėsuar. Ai thotė: “Njė palė nga jehudėt janė qė ndryshojnė fjalėt (e Zotit) nga vendet e veta, e (kur i thėrret ti Muhamed) ata thonė: ‘Dėgjuam dhe kundėrshtuam...’”. Nisa, 46. 

Mirėpo ky nėnshtrim nuk kundėrshton edhe hulumtimin e shkakut, motivit ose tė arsyes se pse njė dispozitė pėrligjet ose pse ndonjė ēėshtje ndalohet? Pėr t’u shtjelluar nė kėtė pikė, kėrkohet zgjerim dhe sqarim, pasi qė ka shumė ēfarė duhet tė shtjellohet, por ajo me ēka do tė mjaftohemi me kėtė rast ėshtė tė sqarojmė atė se njė nga emrat dhe cilėsitė e Allahut tė Lartėsuar ėshtė “El Hakim”-“I Urtė” dhe me kėtė cilėsi nėnkuptojmė se Allahu i Lartėsuar pėr ēdo dispozitė qė e ka zbritur ose e ka pėrligjur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) me hadithe, duhet tė pėrmbajė nė veten e saj edhe urtėsinė se pse ajo dispozitė ėshtė nė atė formė? Por, kjo urtėsi nuk do tė thotė se ėshtė e patjetėrsueshme pėr tė qenė e njohur pėr ne. Prandaj kemi nga dispozitat pėr tė cilat i dimė urtėsinė pse janė ligjėsuar ose edhe pse janė ndaluar, pastaj kemi edhe dispozitat pėr tė cilat nuk dimė arsyen pse janė ashtu. Kurse tė gjitha kėto dispozita, adhurime qofshin ose ligje, kanė njė urtėsi ose motiv (el-ile) tė pėrbashkėt, ajo ėshtė realizimi i adhurimit dhe nėnshtrimit ndaj Allahut tė Lartėsuar.

Pasi sqaruam kėtė themi se pėr zgjatjen e rrobave nėn nyje tė kėmbės, kemi njė numėr tė haditheve. Kurse urtėsia nė kėtė themi se nė disa hadithe ėshtė sqaruar se kush e bėnė kėtė nė shenjė tė mendjemadhėsisė, atėherė mėkati ėshtė mė i madh dhe dėnimi pėr kėtė person ėshtė qė Allahu nuk do ta shikojė atė Ditėn e Gjykimit. Kurse nė disa hadithe ka ardhur ndalesa pa e specifikuar kėtė veprim me mendjemadhėsinė. Pėr kėto raste, pra kur ajo praktikohet duke mos pasur pėr qėllim mendjemadhėsinė, themi se urtėsia nė to mund tė jetė ngjasimi i mendjemėdhenjve, pasi qė veshjet e zgjatura aludojnė nė kryelartėsi. pastaj ėshtė mė pastėr pėr muslimanin qė tė mos i shkojnė rrobat pėr toke. Sido qė tė jetė,  ashtu si sqaruam mė herėt nuk ėshtė e domosdoshme qė pėr ēdo dispozitė tė dimė arsyen ose urtėsinė e ndalimit, ose pėrligjėsin, pasi ne jemi tė obliguar tė pasojmė atė me tė cilėn urdhėrohemi. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

18.03.2007

                                             www.klubikulturor.com