Sė
pari, ju falėnderoj pėr kohėn qė do t'ia kushtoni e-mailit
tim bukur tė gjate dhe po ashtu problemit tim qė do ta
shtjelloj nė tė.
E
di se pyetja ime e ka vendin ne rubrikėn e "Ėndrrave "
por pasi e lexova se lexuesit luten tė mos shkruajnė pėr
njė kohė aty, tė them drejt nuk pata durim dhe po ju
drejtohem kėtu, besoj se do te merrni parasysh letrėn
time ēka ju falėnderoj shumė!
Unė do tė mundohem qė sa mė shkurt e me qartė te tregoj
problemin tim!
Unė jam njė grua e martuar tash 9 vite, kam njė burrė
shumė tė mirė, por kam njė problem tė madh, nuk kam
fėmijė. Kam bėre tė gjitha analizat dhe kontrollet e
mundshme dhe deri sot asnjė rezultat negativ, d.m.th ēdo
gjė ėshtė si me sė miri tek unė dhe tek burri. Problemi
ėshtė tek ėndrra...tek ėndrra qė e shoh gati 8
vite....Nė ėndėrr me vjen vazhdimisht njė grua e cila me
trishton me sytė e saj tė kėqinj, me vjen rregullisht
ēdo muaj, nė fillim tė ciklit, nė mes tė tij dhe nė
pėrfundim te tij...Jam lodhur aq shumė sa besoj se mė
besoni e mė kuptoni ēka do tė thotė tė ėndėrrosh 8 vite
tė njėjtėn ėndėrr....Unė agjėroj, besoj nė Allahun,
lexoj dua, por nuk di tė falem. Kam qenė te disa
hoxhallarė nga meraku i madh, dhe tė gjithė mė kanė
thėnė se kjo ėshtė nga magjia qė mė bėn dikush. Burrit i
ka humbur unaza e martesės pas 8 muajve martese, unė kam
gjetur rroba tė mia tė prera kur isha nė shtėpinė e
burrit nė Kosovė para disa viteve. Para gati dy viteve
mbeta shtatzėne pėr herė tė parė, por shtatzaninė ma
prishi po ajo ėndėrr. Ajo grua mė erdhi nė ėndėrr me
prehrin plot gjarpėrinj, mi lėshoi para meje dha ata
(gjarpėrinjtė) pėrmes lėkurės sime mu futėn nė trup. Sot
e atė ditė mjekėt nuk kanė arritur tė gjejnė arsyen e
dėshtimit tė shtatzanisė, ku ēdo gjė nga ana
shėndetėsore ka qenė si mė sė miri. Vitet po ikin, por
unė ende po arrij tė mos e humb shpresėn se do tė kem
fėmijė. Unė u mundova t’i bie sa mė shkurt tėrė
problemit tim. Ju falėnderoj me qindra herė, pėr kohėn
qė do tė gjeni tė mė pėrgjigjeni dhe ndihmėn tuaj! Zoti
ju ndihmoftė!
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Motėr e
nderuar!
E kemi
marrė pyetjen tuaj dhe pas konsultimit me disa nga ata
qė kanė mė shumė njohuri nė kėtė fushė themi se juve
ėshtė e mundur tė jeni goditur nga magjia, edhe pse kjo
nuk ėshtė njė gjė e prerė dhe e sigurt, por sido qė tė
jetė, ne do t`ju kėshillonim me kėto kėshilla.
1. Sė
pari tė mėsoni faljen dhe tė filloni faljen e namazit
rregullisht, pasi namazi ėshtė lidhja mė e fortė qė mund
ta ketė njeriu, gjegjėsisht besimtari, me Zotin e tij.
Ai i cili i forcon raportet me Krijuesin e tij, nė Dorėn
e tė Cilit ėshtė ēdo gjė dhe nė botė nuk ndodh asgjė
vetėm se me dijen dhe lejen e Tij, vėrtet njeriu i tillė
ka bėrė njė zgjedhje tė qėlluar dhe assesi Allahu i
Lartėsuar nuk e humb atė njeri qė i mbėshtetet Atij.
2.
Mundohuni nė praktikimin e lutjeve tė mėngjesit dhe
mbrėmjes dhe gjithmonė ta kesh nė mendje Allahun e
Lartėsuar dhe ai qė ėshtė i sinqertė me Tė nuk ka
mundėsi t`i bėj keq askush. Gjithashtu edhe lutjet para
gjumit. Kėto lutje mund t`i gjesh nė librin “Mburoja e
myslimanit” e cila ėshtė mjaft e shpėrndarė e mund ta
gjesh edhe nė internet.
3.
Kėshilloje edhe burrin t`i kthehet Allahut nė
praktikimin e faljes dhe riteve tė tjera.
4.
Marrėdhėnieve seksuale me burrin t`i paraprini me
bismilah dhe lutjen tė cilėn na e mėson Profeti (salallahu
alejhi ue selem) ta themi.
Muhamedi
(salallahu alejhi ue selem) thotė: “Nėse ndonjėri prej
jush bėn marrėdhėnie intime me gruan e tij, le tė thotė
kėshtu: “Bismilahi, Allahume xhenibna shjetan ue
xhenibi shejtane ma rezektena.” Qė do tė thotė:
“O Allah, largoje shejtanin nga ne dhe nga ajo foshnje
qė do tė na e falėsh.” Vazhdon Muhamedi (salallahu
alejhi ue selem) duke thėnė: “Dhe nėse atyre u lind
fėmijė (nga ai akt) atėherė asnjėherė shejtani nuk do ta
dėmtojė atė.”[1]
5. Nėse
keni shkuar te ndonjė ‘hoxhė’ qė punon me magji dhe ju
ka dhėnė hajmali apo diēka tė ngjashme, hidheni atė dhe
digjeni, pasi kjo nuk ėshtė e lejuar nė Islam.
6. Ėshtė
mirė nėse dėgjoni qė dikush atje shėron me rukje (pra me
shėrim tė bazuar nė Kuran dhe Sunet, larg nga ēdo shirku
dhe risie), atėherė mund tė shkoni tek ai t’ju kėndojė
Kuran.
Kėto
ishin kėshillat qė na u kujtuan pėr ju, lusim Allahun e
Lartėsuar t’ju shėrojė nga kjo, t’ju furnizojė me fėmijė
dhe tė arrini lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
Amin!
Alaudin Abazi
25.11.2006
[1]Transmeton Buhariu,
Muslimi, Ahmedi dhe tė tjerėt.