Hoxhė i nderuar, jam i martuar qė 10 vite, gruan e kam
muslimane. Jetoj nė perėndim dhe deri para 3 viteve kam
pirė nganjėherė alkoolin, nuk kam fal namaz, vetėm
xhuma, Bajram apo ndonjėherė. Deshi Allahu dhe tani qė 4
vite kam lėnė alkoolin, falem dhe me shtohet imani dhe
interesi ēdo ditė pėr Islam. Kohėn e lirė e kaloj nė
xhami, ku edhe kam pėrfituar shumė. Edhe shoqėrinė e kam
ndėrruar, por problemi im ėshtė se tani kam shumė
probleme nė shtėpi prej gruas, sepse ajo nuk me lė tė
shkoj nė xhami, mė thotė se diēka nuk ėshtė nė rregull
me ty. Po e tepron edhe shumė e shumė tė tjera. Ajo vet
nuk falet as nuk do t’ia dijė pėr atė pune. Jam munduar
aq shumė ta bind, por kot dhe kot, edhe pse ėshtė
myslimane. Tani ka ndryshuar edhe me shumė, bile edhe
nuk dėshiron tė mė vijnė mysafirėt, shokėt tė cilėt i
kam qė 3-4 vjet. Nuk e di, kam bėrė shumė dua, po nuk
ndryshon asgjė, bile-bile shkon edhe mė keq. Tė lutem,
mė ndihmoni si t’ia bėj, mė shkon mendja tė ndahem prej
saj, po kam dy fėmijė. Hoxhėn tonė kėtu nuk mund ta
pyes, se mė vjen turp. Inshallah keni ju njė pėrgjigje
pėr mua!
Pėrgjigja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen,
shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Falėnderoj Allahun e Lartėsuar qė tė begatoi me pendim
dhe udhėzim, vėrtet vetėm Ai ėshtė i denjė pėr kėtė
falėnderim. Gjithashtu, lus Atė qė tė na jap neve dhe
juve forcė dhe vendosmėri nė rrugėn e saktė.
Vėrtet,
pėr tė ekzistuar jetė e lumtur nė mes njė burri dhe
gruaje, padyshim, duhet tė kenė tė pėrbashkėt shumė
gjėra. Afėrsia, pėrputhja, pėlqimi i sjelljeve dhe
shprehive te njėri tjetrit janė prodhues tė dashurisė
dhe respektit tė ndėrsjellė.
Problemi
yt ėshtė se pas ndryshimit tėnd (kuptohet pėr tė mirė),
shumė nga gjėrat qė nuk i ke praktikuar mė herėt apo nuk
i ke pasur shprehi, tani ke filluar t`i bėsh. Kjo ia
vėshtirėson gruas tėnde qė tė tė pranojė ty me kėto
ndryshime. Prandaj edhe ndoshta shpreh frikė se me ty ka
ndodhur diēka apo nuk ėshtė nė rregull, ashtu si e cek
nė letėr.
Gjithashtu, nėse nisem edhe nga perceptimi i gjėrave qė
ju i keni pasur mė herėt dhe tani, padyshim se, mė herėt
ju pėr shumė gjėra qė nuk keni ēarė kokėn se si
zhvillohen, tani tregoheni mė tė vėmendshėm dhe mė
strikt. Nuk do tė dėshiroja ta konkretizoja me shembuj,
por kėto pėrpikėri qė tani i kėrkoni, qoftė nga gruaja
apo nė familje nė pėrgjithėsi, i krijon gruas tėnde tė
ndihet se ju tani “cenoni” disa tė drejta qė i ka pasur
mė herėt, apo edhe nuk jeni si mė parė mė liberal, qoftė
edhe me vete. Natyra e njeriut ėshtė qė pėr ēdo
ndėrhyrje, por edhe pėrmirėsim, nėse nuk ėshtė i bindur
se ėshtė e drejtė ajo e shikon me sy tė kritikės dhe
refuzimit.
Duke i
pasur parasysh kėto qė i thamė mė lartė themi se gjėja e
parė qė ju duhet tė ndryshoni tani ėshtė qė gruaja juaj
tė vėrej tek ju, krahas ndryshimeve qė kanė ndodhur tek
ju nė praktikimin e dispozitave fetare, ndryshim edhe nė
raportin tėnd me tė. Me fjalė tė tjera tė tregoni edhe
mė shumė interesim pėr gruan tuaj dhe tė keni
mirėsjellje me tė.
Nuk themi
se kjo e fundit nuk ėshtė nga feja, pasi urdhrat
kuranore dhe kėshillat profetike janė tė mbushura me
porosi qė burri tė ketė sjellje tė mira me gruan, tė
kujdeset dhe tė mundohet ta bėj tė lumtur, etj. Por,
ashtu si vėrej nga letra ėshtė e mundur qė gruaja juaj
ta ndiejė veten tė tejkaluar, kur ju merreni me gjėra
pėr tė cilat mė herėt nuk keni pasur interesim apo pėr
tė cilat tani ju flisni gjatė bisedave. Nuk propozojmė
qė tė ndaloheni nga tė kėshilluarit e gruas dhe tė keni
shoqėri me tė cilėt kaloni njė pjesė tė kohės, por
mundohuni qė tė vėrej gruaja juaj se ju jeni tė
interesuar pėr tė, keni vėmendjen tek ajo dhe shprehni
dashuri nė forma dhe sjellje tė ndryshme. Tė gjitha kėto
do tė lėnė mbresa te gruaja juaj dhe, padyshim, do tė
reflektojnė pėr tė mirė.
Gjithashtu, nga letra kemi vėrejtur, por ndoshta edhe
gabojmė, se jeni pakėz me personalitet tė dobėt, ku i
jepni hapėsirė gruas tė demonstroj sjellje mė rigoroze.
Prandaj themi tė jeni mė tė qėndrueshėm nė mendime. Kur
tė flisni tė jeni tė qartė se ēfarė dėshironi nga ajo
dhe tė kuptojė se deri ku mund tė shkoj ajo.
Sė fundi,
themi se ėshtė herėt tė mendoni pėr shkurorėzim, edhe
pse mund tė jetė solucioni i fundit, por ju duhet tė
mundoheni tė pėrdorni metoda dhe forma me tė cilat do ta
bindni gruan pėr rrugėn qė keni zgjedhur. Tė pėrdorni
metoda me tė cilat do ta joshni gruan tuaj qė tė ketė mė
shumė respekt ndaj juve. Bėni lutje Allahut gjithmonė
dhe jeni tė bindur se Ai ka mundėsi tė bėj ēdo gjė, pra
mos humbni shpresėn dhe assesi mos thuaj e kam lutur
Allahun e Lartėsuar, por nuk po shoh rezultat.