O ju tė
menēur! Ēfarė do tė ishte mendimi juaj ndaj njė njeriu
qė e gjen veten nė njė qytet tė panjohur ose
shkretėtirė, duke ngjarė kjo pa zgjedhjen dhe dėshirėn e
tij? Por kur t'i vijnė atij udhėrrėfyesit pėr ta
udhėzuar pėr gjithēka, ai ėshtė mospėrfillės ndaj tyre.
Bile, ai kthehet dhe i lufton ata, megjithėse ata kanė
ardhur pėr shpėtimin dhe udhėzimin e tij. Ky i shan
udhėrrėfyesit, kurse ata afrohen tek ai.
Nė tė
vėrtetė pėrgjigja e tė menēurve do tė ishte, pikė sė
pari, pėr atė njeri tė humbur, se pėr tė ėshtė si tė
thuash njė botė e panjohur ku e sollėn pa dashjen e tij
dhe pėr tė mėsuar misterin e ardhjes sė tij. Njė njeri i
arsyeshėm kur gjen udhėrrėfyesit qė kanė ardhur pėr
udhėzimi e tij dhe provon vėrtetėsinė e tyre, i
respekton dhe zbaton rrugėn e tyre.
Kurse ai
nuk interesohet pėr vetveten ose pėr Atė qė e solli nė
kėtė vend ose pėr profetėt e Zotit tė Lartėsuar. Nuk ka
dyshim se ai njeri ėshtė i ēmendur. Njeriu i menēur
kujton jetėn e tij nė kėtė botė, mendon, si tė thuash se
s'ka qenė asgjė ose "tokė e vdekur", e pastaj ėshtė bėrė
njeri i gjallė siē thotė Allahu nė Kuranin famėlartė:
"Nga faktet (e fuqisė) sė tij ėshtė edhe
ajo se Ai ju krijoi prej dheu e mandej ju (u zhvilluat
nė) njerėz qė veproni tė shpėrndarė."
Rum, 20.
Sa dallim
ka mes botės tokėsore tė vdekur e cila nuk dėgjon, nuk
shikon, nuk mendon, nuk pėrmirėson, nuk zhvillohet, nuk
lind dhe nuk cilėsohet me asnjė cilėsi prej cilėsive tė
jetės dhe midis njeriut tė gjallė qė e ka mbushur tokėn
me lėvizje dhe aktivitet. Nėse i menēuri mendon nė
ngjarjen e shpėrnguljes sė tij prej botės sė vdekur nė
botėn e gjallė njerėzore dhe se si ėshtė shndėrruar toka
nė spermė prej ujit tė turbullt nėpėrmes shndėrrimit tė
saj nė ushqim, pastaj si ėshtė shndėrruar sperma nė
gjak, gjaku nė copė mishi, mishi nė asht, pastaj i ka
veshur eshtrat me mish dhe ka filluar jeta dhe shpirti
nė embrionin e femrės. Sikur tė mendojmė ndaj tė gjitha
kėtyre ēėshtjeve do tė shihet se asgjė nuk ėshtė bėrė me
zgjidhjen e tij dhe do ta dinte se detyra e parė e tij
ėshtė njoftimi me Atė nė Duar e tė Cilit ėshtė
ekzistenca, jeta dhe fizionomia e tij. Allahu e ka
sjellė atė nė tokė pa lejen ose zgjedhjen e njeriut, siē
thotė Allahu i Madhėruar nė Kuran:
"O njeri! Po ē'tė mashtroi ty kundrejt
Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė qė tė krijoi, tė
pėrsosi dhe tė drejtoi, tė formėsoi nė formėn qė Ai
dėshiroi!?"
Infitar, 6-8.
Ē'tė
shtyri tė largohesh nga rruga e Zotit, qė tė krijoi, tė
zbukuroi e tė pėrsosi, o njeri? A mendon se ke ardhur nė
kėtė botė vetvetiu? A mendon se e krijove vet veten
tėnde? Jo, kurrė mos mendo kėshtu! Nė lidhje me kėtė
Allahu i Madhėruar thotė nė Kuran:
"A mos u krijuan prej asgjėje, apo ata
vet janė krijues?"Tur,
35.
Derisa
ekzistenca, jeta dhe krijimi yt ėshtė nė duart e Allahut
tė Lartėsuar, qė tė krijoi e tė pėrsosi nė formėn mė tė
bukur e tė mirė, atėherė patjetėr duhet ta njohėsh Atė
nė duart e tė Cilit ėshtė ēėshtja dhe ekzistenca jote.
Derisa je rob me dashjen e Tij, patjetėr tė jetė
njohuria jote pėr Zotin tėnd detyrė e parė pėr ty, si
njeri i menēur.