Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Komentimi i sures Kehf (I)

Tė gjithė komentatorėt e Kuranit kanė rėnė dakord se kjo ėshtė sure mekijeh. Njė grup prej tyre kanė thėnė se pjesa e parė e sures ka zbritur nė Medine deri tek ajeti i tetė, por mė e saktė ėshtė fjala e parė.

Mirėsitė e kėsaj sureje

Enesi ka thėnė: “Kush e lexon atė, i jepet atij drita mes qiellit e tokės, e mbrohet me tė nga sprovat e varrit.”

Transmetohet se profeti alejhi selam ka thėnė: “Kush e lexon suren e as’habėve tė kehfit, i falen atij gjynahet deri nė xhumanė tjetėr dhe tri ditė shtesė, i jepet atij dritė qė arrin qiellin dhe mbrohet nga sprova e dexhalit.

Nė librin e Muslimit transmetohet se Ebu Dherri ka thėnė se ka thėnė profeti (alejhi selam): “Kush mėson dhjetė ajetet e para te sures Kehf, mbrohet prej dexhalit.” (e nė njė transmetim tjetėr dhjetė ajetet e fundit.)

Po ashtu ėshtė transmetuar se profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Kush mėson dhjetė ajete tė sures Kehf pėrmendesh, ėshtė  i mbrojtur prej sprovės sė dexhalit.”

Komentimi i ajetit tė parė

Ibn Is’haku ka pėrmendur se kurejshėt dėrguan Nadir bin el Harith dhe Ukbeh bin Muejt tek priftėrinjtė e ēifuteve e ata pyeten pėr ēėshtjen e Muhamedit me pėrshkrimin e tyre pėr tė, sepse ata ishin poseduesit e librit tė parė e kishin dije qė nuk ekzistonte kjo dije tek kurejshėt pėr sa u pėrket profetėve. Ata erdhėn nė Medine dhe i pyetėn priftėrinjtė ēifut pėr profetin (alejhi selam). Ua sqaruan atyre ēėshtjen e tij dhe ua bėnė tė qartė atyre disa prej fjalėve tė tij. Ata u thanė atyre: “Ju jeni poseduesit e Teuratit e ne kemi ardhur qė ju tė na njoftoni pėr shokun tonė.” Priftėrinjtė u thane atyre qė ta pyesnin atė (profetin alejhi selam) pėr tri gjėra, e nėse ai do t’ju lajmėrojė pėr kėto, vėrtet ai ėshtė i dėrguari i Allahut. E nėse nuk e bėn njė gjė tė tillė, ai ėshtė shpifės.” U thanė atyre qė ta pyesnin atė pėr djemtė e rinj qė ikėn nė njė kohė tė hershme, se cila ishte ēėshtja e tyre, sepse pėr to ka fjalė tė ēuditshme. Ta pyesnin  atė edhe pėr njė burrė qė i ra tokės rreth e rrotull, qe nga lindja e deri nė perėndim, se cilat ishin rrėfimet e tij. E pyeteni atė gjithashtu edhe pėr shpirtin. E nėse ai u lajmėron juve pėr kėto gjėra, pasojeni ju atė se ai vėrtet ėshtė profet. U kthyen tė dy nė Mekė dhe u thanė kurejshėve: “O kurejsh! Ne kemi ardhur tek ju me njė ndarje mes jush dhe Muhamedit. Priftėrinjtė ēifut na thanė qė ta pyesim atė pėr tre gjera qė ata na i treguan. E nėse ai u pėrgjigjet, ai ėshtė profet e nė tė kundėrt ėshtė trillues.”

Ata erdhėn tek profeti (alejhi selam) dhe i thanė: “O Muhamed na njofto neve pėr djemtė qė qenė larguar nė kohėn e hershme e pėr ata ka njė tregim te ēuditshėm. Po ashtu na trego edhe pėr njė burrė qė i ra tokės rreth e rrotull qė nga lindja deri nė perėndim. E na trego se ē’ėshtė shpirti?” Profeti (alejhi selam) u tha atyre se pėr kėtė gjė do t’ju tregonte nesėr e nuk tha nėse do Allahu. Ata u larguan prej tij. Qėndroi profeti (alejhi selam) pesėmbėdhjetė net e Allahu nuk po i zbriste atij shpalljen pėr kėtė dhe as Xhibrili nuk po i vinte, derisa mekasit thanė: “Na tha profeti se nesėr do tė na njoftojė e kaluan pesėmbėdhjetė net e ai nuk po na lajmėron pėr atė qė e pyetem.” Kjo gjė e mėrziti profetin (alejhi selam) e iu bė e vėshtirė ajo qė po thoshin mekasit. Pastaj erdhi Xhibrili i dėrguar nga Allahu me suren e banorėve tė Kehfit. Ai u lajmėrua me kėtė sure pėr ēėshtjen e djelmoshave, pėr burrin qe i ra rreth e qark tokės dhe po ashtu edhe pėr shpirtin.

I kanė thėnė Ibn Is’hakut se profeti (alejhi selam) ka thėnė: “U ndalove prej meje o Xhibril, derisa unė mendova keq. I tha Xhibrili: “Ne (engjėjt, thotė Xhibrili) zbresim vetėm me urdhrin e Zotit tėnd...” Merjem, 64.

E hapi Allahu kėtė sure me falėnderimin e Tij e mė pas pėrmendi vėrtetėsinė e profetėsisė sė profetit tė Tij, atėherė kur ata e mohuan diēka tė tillė. Me kėtė ajet vėrteton se ai ishte profet. Kjo si pėrgjigje pėr atė qė ata pyeten nė lidhje me kėtė.

Allahu thotė nė kėtė ajet: “...E ne te nuk lejoi ndonjė kundėrthėnie.”

Ne ajetin e dytė Allahu thotė: “Te saktė pėr tu tėrhequr vėrejtjen ndaj njė dėnimi tė rėndė prej Tij (D.m.th. ndėshkim i ashpėr nė dynja dhe pastaj nė ahiret prej Allahut qė ty tė zgjodhi profet) E pėr t’i pėrgėzuar besimtarėt qė bėjnė vepra tė mira se ata do tė kenė njė shpėrblim tė mrekullueshėm.”

Ajeti i tretė: “Duke qėndruar nė tė pėrgjithmonė. (d.m.th. vendqėndrim i pėrhershėm pėr besimtarėt e nė tė ata nuk do tė vdesin kurrė. Allahu i thotė profetit (alejhi selam) se ata besuan atė qė solle ti dhe bėnė ato vepra qė ua tregove ti.)

Ajeti i katėrt: “Pėr t’u tėrhequr vėrejtjen atyre qė thanė se Allahu ka fėmijė.” (Kėtu ėshtė fjala pėr kurejshėt qė thanė se engjėjt janė bijat e Zotit)

Ajeti i pestė: “Dhe pėr atė (fėmijė) as ata e as tė parėt e tyre nuk kanė kurrfarė dijenie. Sa e madhe ėshtė ajo fjalė qė del prej gojėve tė tyre e ata nuk thanė tjetėr vetėm se gėnjeshtra.”(Pra pėr thėnien e tyre se Allahu ka fėmijė nuk kishin as dije dhe as argument vetėm se po thoshin gėnjeshtra.)

Ajeti i gjashtė:A thua ti do ta shkatėrrosh veten nga hidhėrimi pas tyre, nėse ata nuk i besojnė kėtij ligjėrimi.”(Ajeti pėrmban qortim ndaj profetit (alejhi selam) pėr atė qė ai mėrzitej, sepse i kishte ikur ajo qė shpresonte prej tyre. Fjala sipas Ibn Hishamit do tė thotė –po e shkatėrron veten tėnde.)

Ajeti i shtatė:Gjithēka qė ėshtė mbi tokė Ne e bėmė stoli tė saj, pėr t’i provuar ata se cili prej tyre ėshtė me vepėrmirė.” (Pra se cili prej tyre e ndoqi rrugėn e Allahut dhe bėri vepra qė pėrkisnin me bindjen ndaj Tij.)

Ajeti i tetė: “Ne kemi pėr ta bėrė gjithēka qė ėshtė mbi tė truall pa bimė.” (E tokėn Allahu do ta bėjė tė shkretė e se kthimi i njerėzve patjetėr qė ėshtė tek Allahu. Prandaj ti o profet as mos u brengos, as mos u pezmato pėr atė qė po sheh e po dėgjon. Fjala sipas Ibn Hishamit do tė thotė sipėrfaqe e tokės. Porse kjo fjalė vjen edhe me kuptimin rrugė. Ibn Is’haku thotė se tregimi i historisė sė djemve qė u pyet profeti (alejhi selam) vjen nė ajetin e mėposhtėm.)

Ajeti i nėntė:A mos mendove ti se ata qė ishin vendosurit e shpellės dhe Rekimit ishin nga mrekullitė Tona mė tė ēuditshme.” (Pra thotė Allahu se ka argumente mė tė ēuditshme tek robėrit e Mi dhe akoma mė tė mėdha se kjo.)

Pėr sa i pėrket ajetit tė parė, nė tė nuk ka asnjė fjalė qė thuhet para ndonjė tjetre. Kėshtu qė kuptimi i kėtij ajeti ėshtė: “Falėnderimet janė pėr Allahun qė e zbriti librin mbi robin e Tij e qė ėshtė pa kundėrthėnie e pa pėrplasje dhe prishje. Gjithashtu, kjo do tė thotė se ky libėr ėshtė vėrtetues i librave te mėparshėm. Fjala do tė thotė mangėsi, siē pėrmendet nė suren Nisa, 82.

A nuk e pėrfillin ata Kuranin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej Allahut do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie.” Ndėrsa Ibn Abasi thotė se kuptimi i kėsaj fjale ėshtė se ky libėr nuk ėshtė i krijuar. Allahu thotė: “Duke qenė Kuran arabisht qė nuk ka kundėrthėnie, me qėllim qė tė ruhen prej rrugės sė gabuar.” Zumer, 28.

Ndėrsa nė ajetin e dytė ėshtė fjala pėr ēifutet qė thanė se Uzejri ėshtė biri i Zotit dhe pėr kurejshėt qė thanė se engjėjt janė bijat e Zotit. Tėrheqja e vėrejtjes nė fillim tė sures ėshtė e pėrgjithshme e ėshtė e posaēme vetėm pėr ata qė thonė se Allahu ka fėmijė. Pėr kėtė fjalė qė thanė ata, as ata vete e as baballarėt e tyre nuk kishin ndonjė dije. Kjo fjalė qė thanė ata ishte tepėr e rėnde dhe e madhe. Tek ajeti i shtatė ka dy ēėshtje:

1. Fjala d.m.th. janė prijėsit dhe udhėheqėsit, ndėrsa Ibn Abasi ka thėnė se dijetarėt janė zbukurimi i tokės. Kjo fjalė ėshtė e pėrgjithshme pėr tė gjitha zbukurimet. Kėtu i thuhet profetit (alejhi selam) qė tė mos shikojė nga dynjaja, sepse ajo ėshtė vetėm njė sprovė.

2. Ky ajet pėrkon me fjalėn e profetit (alejhi selam): “Gjėja qė kam mė tepėr frikė pėr ju ėshtė ajo qė do tė nxjerrė Allahu pėr ju prej tė mbjellave. E pyeten se ē’ķshin kėto gjėra qė do tė nxjerrė Allahu e ai tha se ėshtė bereqeti i tokės.” Kjo do tė thotė se dynjaja me pamjen e saj ėshtė mahnitėse e Allahu do t’i sprovoje robėrit e Tij me kėtė, pėr tė parė se cili prej tyre ėshtė mė vepėrmirė. Umeri ka bėre kėtė dua: “O Allah, nuk kemi mundėsi tjetėr vetėm se tė kėnaqemi me atė qė e zbukurove pėr ne. O Allah, unė tė lutem Ty tė na ndihmosh pėr tė shpenzuar ne tė drejtėn e saj.” Profeti (alejhi selam) ka thėnė: “E kush e merr atė (pasurinė)me tė mirė, i jepet atij bereqet e kush e merr ndryshe ėshtė si ai qė ha e nuk ngopet.” Ibn Atijeh thotė se babai i tij pėr fjalėn “mė vepėrmirė” thoshte se puna mė e mirė ėshtė marrja me tė drejtė, shpenzim aty ku duhet me besim, kryerja e farzeve, largimi nga gjynahet dhe shtimi i veprave tė pėlqyeshme. Ndėrsa pėr kėtė fjalė Sufjan Theurij ka thėnė: “Mė vepėrmirė ėshtė ai qė ėshtė mė zahid nė dynja. Zuhdi ėshtė lėnia e tėrė dynjasė edhe nėse do ta lėrė apo e urren kėtė.” Disa tė tjerė kanė thėnė se zahidi nuk ėshtė zahid, derisa lėnia e dynjasė tė jetė mė e dashur pėr tė sesa marrja prej saj.

Pėrfitime prej kėtyre ajeteve

1. Ėshtė detyrė falėnderimi (hamdi) pėr Allahun pėr mirėsitė e Tij tė mėdha ndaj nesh.

2. Kurani ka njė vlerė dhe rėndėsi tepėr tė madhe dhe nė tė ka pėrgėzim pėr besimtarėt dhe qortim pėr kafirat.

3. Thėnia se Allahu ka fėmijė ėshtė njė gjynah tepėr i madh.

4. Ėshtė e ndaluar vetėvrasja pėr shkak tė mėrzitjes apo frikės.

15.09.2006

                                         www.klubikulturor.com