“Te
Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės),
ashtu si ėshtė nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi
qiejt dhe tokėn. Prej tyre katėr janė tė shenjtė. Kjo
ėshtė fe e drejtė. Pra, mos e ngarkoni (me mėkat) veten
tuaj ata (katėr muaj). Luftoni tė gjithė idhujtarėt pa
dallim, siē ju luftojnė ata juve pa dallim, e dijeni se
Allahu ėshtė me ata qė u ruhen (tė kėqijave).
E shtyrja (e njė muaj nė vend tė njė tjetri) nuk ėshtė
tjetėr vetėm se njė rritje e mosbesimit, qė me tė edhe
mė shumė humbin ata qė mohuan, pse nė njė vit e bėjnė tė
lejuar atė (muajin e shenjtė), e nė njė vit tė ndaluar
(tė shenjtė), e pėr tė pėrputhur numrin qė Allahu i bėri
tė shenjtė dhe me atė e bėjnė tė lejuar atė qė Allahu e
ndaloi. Atyre u janė hijeshuar veprat e tyre tė kėqija.
Po, Allahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin mohues.”
Teube,
36-37.
Komentim
Nė kėto
dy ajete Allahu tregon se si i ka bėrė katėr muaj tė
shenjtė. Ata muaj janė: Dhulkade, Dhulhixhe dhe Muharrem.
Kėta muaj janė njėri pas tjetrit, por ėshtė edhe muaji
Rexheb. Kėta muaj si duket ishin tė shenjtė qysh prej
kohės sė Ibrahimit dhe Ismailit. Edhe pse arabėt e
devijuan shumė fenė e Ibrahimit megjithatė ata i
madhėronin kėta muaj, pėr shkak se kėta muaj lidheshin
me sezonin e haxhit. Po ashtu nė kėta muaj kishte edhe
siguri dhe paqe tė plotė nė ecjen e njerėzve dhe nė
tregtinė e tyre. Pastaj disa fise arabe filluan t’i
kundėrshtojnė kėta muaj dhe duke i kapluar ata epshi dhe
i lejonin disa gjėra nė kėtė muaj duke e ndėrruar me
ndonjė muaj tjetėr para kėtij apo pas tij. Ata prapė i
bėnin katėr muaj tė shenjtė, por vet muajin e ndėrronin
dhe nė vend tė njė muaji tė shenjtė e bėnin ndonjė muaj
tjetėr qė t’i plotėsojnė ditėt, nė tė cilat Allahu ua ka
ndaluar luftėn. Pėr kėtė erdhi sheriati qė tė prishė
kėtė besim tė tyre dhe kėtė hile nė muajt e shenjtė.
Allahu pėrmes kėtyre u tregon se Ai ėshtė i Cili ndalon
dhe lejon dhe ndalesa e Tij nuk guxon tė zėvendėsohet me
diēka tjetėr. Kėta muaj tė cilėt Allahu i ka caktuar dhe
i ka bėrė tė shenjtė, nuk i lejohet njeriut qė tė
zgjedhė nė ta, sepse nėse e lejon atė qė Allahu e ka
ndaluar apo e ndalon atė qė Allahu e ka ndaluar ky
ėshtė kufėr dhe njeriun e qet nga feja, nėse ėshtė
besimtar. Ndėrsa nėse nuk ėshtė besimtar, atėherė ėshtė
kufėr mbi kufėr. Kėshtu pra shejtani ua zbukuroi veprat
atyre e Allahu nuk e udhėzon njė popull jobesimtar.
Po ashtu,
ky ajet tregon njė realitet tjetėr e ajo ėshtė gjithėsia
tė cilėn e ka krijuar Allahu dhe natyrshmėrinė e saj.
Tregon se kjo ėshtė njė kohė e caktuar nė lėvizjen e
kėsaj gjithėsie, qysh kur Allahu i ka krijuar qiejt dhe
tokėn. Kjo kohė ėshtė e ndarė nė 12 muaj, as nuk
shtohen, as nuk pakėsohen.