Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
  Frytet e pėrkatėsisė sė njeriut nė fenė e Allahut

Tė gjithė muslimanėt ndiejnė se i pėrkasin kėsaj feje dhe krenohen qė janė pjesėtarė tė saj. Nėse e pyet dikė, gjatė polemikave, a nuk je musliman? Ai ngushtohet dhe i vjen keq qė i bėhet kjo pyetje. Por, kush ėshtė prej muslimanve i cili me sinqeritet dhe seriozitet ia bėnė kėtė pyetje vetes sė tij, a nuk je musliman? Ēka do tė thotė t'i pėrkasėsh kėsaj feje? Ēka do tė thotė t'i pėrkasėsh kėtij umeti? A nuk ėshtė obligim qė tė miqėsojmė pėr kėtė fe? A nuk ėshtė obligim qė tė ngrihemi nė ngadhėnjimin e kėsaj feje dhe thirrjes nė tė?

A nuk i shihni grupet devijuese dhe tė humbura se si krenohen me pėrkatėsinė e tyre nė atė grup dhe paguajnė atė me ēdo ēmim? E sheh se si bėhet fanatik nė grupin e tij, thėrret nė besimin e atij grupi, vrapon nė pėrhapjen e tij, edhe nėse ajo i kushton shtrenjtė? Tė ngjashėm me kėta janė edhe ata tė cilėt i ka mbizotėruar gjuha e vatanit dhe nuk ndiejnė pėrkatėsi, vetėm se pėrkatėsi tė dheut dhe vendit. Ai ndien njė obligim tė miqėsisė dhe pėrkatėsisė pėr shkak tė vendit tė vet, bėhet fanatik ndaj asaj qė ėshtė reale dhe jo reale. E ē'ėshtė puna jonė, e qė Allahu na ka nderuar me pėrkatėsin nė kėtė fe?! Ē'ėshtė ēėshtja jonė qė nuk e kuptojmė pėrkatėsinė tonė, ēfarė do tė thotė tė jesh musliman, besimtar?

Pėrgjithėsimi i dėmimit pėr ata qė heshtin

Allahu ka pėrmendur se njerėzit kur largohen nga sheriati i Allahut dhe veprojnė atė qė ėshtė nė kundėrshtim me tė, do t'i pėrgjithėsojė dėnimi. Allahu thotė: “Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt)! Dhe ta dini se Allahu ėshtė Ndėshkues i rreptė''.  Enfal, 25.

“Kur ata nxitėn hidhėrimin Tonė, Ne u hakmorėm atyre dhe i pėrmbytėm tė gjithė.” Zuhruf, 55.

“A nuk e kanė tė qartė ata qė trashėguan tokėn pas banorėve tė saj (qė u shkatėrruan) se, nėse dėshirojmė, Ne i godasim (i dėnojmė) pėr mėkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dėgjojnė (kėshillat).”

Ėshtė prej ligjit tė Allahut qė tė dėnojė, t'i shkatėrrojė dhe t'i pėrgjithėsojė dėnimi, gjersa t'i kthehen ligjit tė Allahut. Ky dėnim nuk ėshtė pėr njė grup tė caktuar prej njerėzve, por ėshtė dėnim pėr tėrė atė shoqėri. A nuk jemi duke e kuptuar se shoqėria islame, nėse largohet nga sheriati i Allahut dhe shfaqet nė tė e keqja dhe pėrhapet shkatėrrimi, ajo ėshtė e kėrcėnuar prej dėnimit tė Allahut?

Pasi qė dėnimi pėrfshin tė gjithė, pėrgjegjėsinė dhe amanetin duhet ta mbajnė  tė gjithė nė largimin e dėnimit tė Allahut dhe hidhėrimit tė Tij.

Shoqėria ėshtė sikur ata qė kanė hipur nė anije

I dėrguari i Allahut sjell njė shembull ta lartė dhe thotė: “Shembulli i atij i cili qėndron nė dispozitat e Allahut dhe ai qė bie nė ato qė Allahu i ka ndaluar ėshtė sikur shembulli i njė populli i cili hipėn mbi anije. Disa kanė qėndruar nė anėn e lartė tė anijes, ndėrsa disa tė tjerė nė anėn e ultė tė anijes. Ata tė cilėt ishin poshtė kur merrnin ujė shkonin tek ata qė ishin lartė. Pastaj thanė: 'Sikur ne tė shponim njė vrimė e tė marrim ujė dhe mos t'i shqetėsojmė ata qė janė lartė!' Nėse kėta lihen tė shpojnė atė vrimė, atėherė do tė shkatėrrohen tė gjithė. Nėse i ndalojnė nga kjo, do tė shpėtojnė ata dhe tė tjerėt”.

Ne tė gjithė kemi hipur mbi kėtė anije. Kėrkohet prej nesh qė t'i pengojmė ata tė cilėt dėshirojnė shkatėrrim dhe prishjen e njerėzve. Shkatėrrimi mė i madh  ėshtė kur ndalojnė nga rruga e Allahut. Nuk i takon askujt prej nesh tė largohet nga pėrgjegjėsia e tij kur ai ndien  se ka hipur nė kėtė anije dhe e sheh se rreziku po i  kanoset atyre.

Nė tregimet e atyre qė kanė kaluar para nesh ka shembuj

Allahu na tregon nė Kuran shumė shembuj tė atyre tė cilėt  nuk e kanė mbajtur kėtė amanet dhe i kanė ikur pėrgjegjėsisė. Tregon se si ata i ka pėrfshirė dėnimi. Prej tyre janė edhe ata tė cilėt Allahu ka thėnė pėr ta: "Dhe pyeti ti (Muhamed) pėr fshatin qė ishte nė breg tė detit e ata e shkelėn rendin e sė shtunės (qė e kishin tė ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur tė shtunėn e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujė, e nė ditėn qė nuk festonin nuk u vinin. Ja, kėshtu i sprovuam ata, ngase ishin mėkatarė". A’raf, 163.

Allahu nė kėto ajete tregon se populli benu israil e kanė merituar mallkimin e Allahut, pėr shkak se ata u larguan nga mbajtja e kėtij amaneti. “Ata qė mohuan tė vėrtetėn nga beni israilėt, u mallkuan prej gjuhės sė Daudit dhe tė Isait, tė birit tė Mejremes. Kėshtu u veprua sepse kundėrshtuan dhe e tepruan. Ata ishin qė nuk ndalonin njėri-tjetrin nga e keqja qė punonin. E ajo qė bėnin ishte e shėmtuar.”

Kėto janė disa shembuj tė cilėt tregojnė pėr pėrfundimin e kėtyre njerėzve. Allahu na tėrheq vėrejtjen qė mos ecim rrugės sė tyre. Pse, ne po themi me fjalėn tonė sikur ata qė thanė: “Dhe kur njė grup prej tyre thanė: 'Pėrse kėshilloni njė popull qė Allahu do ta shkatėrrojė ose dėnojė me njė dėnim tė ashpėr?".

Pėrse mendojmė se kjo ēėshtje i takon vetėm njė grupi tė caktuar? Mos tė jemi si ata frikacakė tė cilėve Allahu ua obligoi tė hynė nė tokėn e shenjtė (Kuds), ndėrsa ata e zgjodhėn varfėrinė dhe humbjen. Pastaj Allahu i dėnoi 40 vite si dėnim pėr shkak tė mos kryerjes sė amanetit me tė cilin Allahu i kishte ngarkuar.

Ēfarė do tė thonė pėr ne gjeneratat qė do tė vijnė pas

Tė gjithė ne pajtohemi nė kritikat ndaj atyre tė cilėt kanė jetuar nė atė kohė kur ka rėnė Endelusi (Spanja) nė duart e jobesimtareve. Tė mėdhenjtė dhe tė vegjlit ende lexojnė nė histori se kėta njerėz i kanė tradhtuar muslimanėt dhe kėtė umet. Kėto vende, pasi qė ishin vende islame, u shndėrruan nė vende tė krishtera, xhamitė u bėnė kisha ku i vendosėn kambanat dhe kryqet. themi ne pėr ata? Ē'themi ne pėr kėta tė cilėt nė duart e tyre ranė kėto vende tė cilat i kishin ēliruar shokėt e tė dėrguarit tė Allahut? Ibnu Umeri thotė: "Fėrgėllonte bora, ndėrsa ne ishim nė Azerbajxhan”. Shokėt e tė dėrguarit tė Allahut shkelėn  shumė vende, ndėrsa ato vende sot janė nėn duart e jobesimtarėve. Ē'themi pėr ata tė cilėt e humbėn kėtė krenari tė cilėn e fituan shokėt e tė dėrguarit tė Allahut? Ē'tė themi pėr ata tė cilėt me qėllim apo pa qėllim ndihmuan nė rėnien e hilafetit  tė kėtij umeti, ku pastaj muslimanėt u ndanė nė grupe tė ndryshme? Ē'tė themi pėr ata tė cilėt e humbėn kiblėn e parė tė muslimanve (Kudsin), xhaminė e tretė  tė shenjtė nė radhė?

Pasi qė ne i fajėsojmė kėta dhe pasi qė kėta nuk e kanė mbajtur amanetin e Allahut siē duhet, nuk e kanė mbajtur kėtė pėrgjegjėsi, atėherė ēka do tė thotė pėr ne gjenerata qė do tė vijė pas nesh? A nuk kanė tė drejtė ata tė flasin pėr neve, ashtu sikur ne po flasim pėr ata qė kanė qenė para nesh? A nuk kanė tė drejtė qė tė na cilėsojnė me atė qė ne po i  cilėsojmė ata qė kanė qen para nesh? Ēka na dallon neve prej atyre qė kanė qenė para nesh?

Pėrktheu: Shaban Murati

31.03.2007

                                                      www.klubikulturor.com