Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Forma tė fitimit tė veprave tė mira

Falėnderimi i takon Allahut tė Lartėsuar, salavatet e selamet qofshin mbi tė Dėrguarin e fundit Muhamedin (lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).

Nga begatitė e shumta me tė cilat na ka begatuar Allahu i Lartėsuar, ėshtė edhe ajo se na ka ligjėsuar fjalė dhe vepra me tė cilat, nėse i praktikojmė, do tė arrijmė shpėrblime dhe mirėsi tė shumta nga ana e Tij. Ndaj nė kėtė shkrim i kam pėrmbledhur disa nga ato, nė mėnyrė qė myslimani t’i praktikojė nė jetėn e tij dhe tė pėrfitojė prej tyre, t’i shtohen veprat e mira, t’i peshojnė ato nė peshoren e veprave tė mira tė tij.

1. Sinqeriteti. Allahu i Lartėsuar thotė: “E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė”. Bejine, 5.

2. Pendimi. I Dėrguari i Allahut thotė: “Kush pendohet para se tė lind dielli nga lindja, Allahu ia pranon pendimin”. Shėnon Muslimi.

“Vėrtet Allahu pranon pendimin nga robėrit e Tij pėrderisa tė mos gargarisin.” Shėnon Tirmidhiu.

3. Umreja. “Umreja nė Ramazan, e ka shpėrblimin e haxhit ose haxhin me mua.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

4. Leximi i kuranit.  Lexoni Kuranin se ai do tė vijė nė Ditėn e Kiametit ndėrmjetėsues pėr lexuesin.” Shėnon Muslimi.

5. Mėsimi i Kuranit dhe tė mėsuarit e tij tė tjerėve. “Mė i miri prej jush ėshtė ai qė e mėson Kuranin dhe ua mėson tė tjerėve.” Shėnon Buhariu.

6. Pėrmendja e Allahut (dhikri). “A dėshironi t’ju lajmėroj pėr veprat mė tė mira, mė tė pastra tek Sunduesi juaj, mė tė dashura se dhėnia e arit dhe argjendit?” Gjithsesi,- i thamė. U tha: “Dhikri (pėrmendja e Allahut)”. Shėnon Tirmidhiu.

7. Istigfari (kėrkimi i faljes). “Kush i pėrmbahet kėrkimit tė faljes, Allahu atij do t’i largojė ēdo brengė, e nxjerr nga ēdo vėshtirėsi dhe e furnizon nga nuk e kujton fare.” Shėnon Ebu Daudi dhe Nesaiu. 

8. Shqiptimi i dėshmisė pas abdesit. “Kush merr abdes ashtu siē duhet e pastaj shqipton: ‘Eshhedu en la ilahe il lallah, uahdehu la sherike lehu, ue eshhedu enne Muhameden abduhu ue resuluhu. Allahume xhalni minet teuabine ue xhalni minel mutetahirin’, i hapen tetė dyert e xhenetit e hyn nga cila derė dėshiron.” Shėnon Muslimi.

9. Misvaku. “Po mos tė kisha frikė pėr umetin tim, do t’i urdhėroja me misvak pėr ēdo namaz.” Shėnon Muslimi.

10. Duaja (lutja) ndėrmjet ezanit dhe kiametit. “Duaja nė mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.” Shėnon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

11. Pėrkujdesja ndaj namazeve ditore nė kohėn e tyre. I Dėrguari i Allahut ėshtė pyetur se cilat janė veprat mė tė mira dhe ėshtė pėrgjigjur: “Namazi nė kohėn e tij”. Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

12. Pėrkujdesja ndaj namazit tė sabahut dhe ikindisė. “Kush fal sabahun dhe ikindinė do tė hyjė nė xhenet.” Shėnon Buhariu.

13. Pėrkujdesja ndaj namazit tė xhumasė. “Pesė namazet ditore, xhumaja deri nė xhumanė tjetėr, ramazani deri nė ramazanin tjetėr, janė shlyese e mėkateve nėse largoheni nga mėkate tė mėdha.” Shėnon Muslimi.

14. Kėrkimi i momentit tė pranimit tė lutjes ditėn e xhuma. “Nė tė ėshtė njė moment qė nėse i lutet robi Allahut vetėm se i pranon lutjet e tij.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

15. Leximi i sures Kehf ditėn e xhuma. “Kush lexon suren Kehf ditėn e xhuma, do t’i bėjė dritė nė mes dy xhumave.” Shėnon Nesaiu dhe Hakimi.

16. Shkuarja nė xhami. “Kush shkon nė xhami Allahu do t’i ndėrtojė shtėpi nė xhenet, sa herė qė shkon.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

17. Namazi nė Qabe. “Njė namaz nė xhaminė time (xhamia e Profetit) ėshtė mė i vlefshėm se njė mijė namaze, pėrveē xhamisė nė Qabe. Njė namaz nė mesxhidul haram ėshtė mė i vlefshėm se njėqind mijė namaze.” Shėnon Ahmedi dhe Ibn Huzejme. 

18. Namazi nė xhaminė e Profetit. “Njė namaz nė xhaminė time ėshtė mė i vlefshėm se njė mijė namaze, pėrveē nė xhaminė  mesxhidul haram.’’ Shėnon Muslimi. 

19. Pėrkujdesja ndaj namazeve me xhemat. “Namazi me xhemat ėshtė mė i vlefshėm pėr njėzet e shtatė shkallė.’’ Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

20. Pėrkujdesja ndaj safit tė parė. “Sikur tė dinin njerėzit se ēfarė ka nė saf tė parė (nga shpėrblimi) do tė bėnin gara.” Shėnon Buhariu dhe Muslimi.

21. Tė qėndruarit nė xhami pas faljes sė namazit tė sabahut pėr dhiar (pėrmendjen e Allahut). “Kush fal sabahun me xhemat pastaj ulet duke pėrmendur Allahun, deri nė lindjen e diellit, pastaj falė dy regate, do tė shpėrblehet sikur shpėrblimin e njė haxhi dhe umreje tė plotė, tė plotė, tė plotė.” Shėnon Tirmidhi dhe thotė se hadithi ėshtė hasen.

22. Zekati. Allahu i lartėsuar thotė: “E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pos qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largohen prej ēdo besimi tė kotė, ta falin namazin, tė japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė”. Bejine, 5.

23. Dhėnia e pasurisė nė rrugėn e Allahut. “E ēfarėdo tė mirė qė e pėrgatisni pėr veten tuaj, atė e gjeni tek Allahu. S’ka dyshim se Allahu pėrcjell ēdo veprim tuajin.’’ Bekare, 110.

24. Ndėrtimi i xhamive. “Kush ndėrton njė xhami pėr hir tė Allahut, atij do t’i ndėrtohet e njėjta nė xhenet.” Shėnon Buhariu.

25. Pėrhapja e selamit dhe ushqimi i tė varfėrve. “O njerėz, pėrhapeni selamin, ushqeni tė varfrit, ruajini lidhjet familjare, faluni kur njerėzit flenė, do tė hyni nė xhenet me paqe.” Shėnon Buhariu.

26. Dhembshuria, mėshira dhe butėsia ndaj tė dobėtėve. “Tė mėshirshmit i Gjithėmėshirshmi i mėshiron. Kini mėshirė ndaj atyre qė janė nė tokė, ju mėshiron Ai qė ėshtė nė qiell.’’ Shėnon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

27. Morali i mirė. Cila vepėr mė sė shumti i fut njerėzit nė xhenet? - ėshtė pyetur i Dėrguari i Allahut. Devotshmėria dhe morali i mirė,- ėshtė pėrgjigjur profeti. Shėnon Tirmidhiu.

28. Vazhdimėsia nė veprat e mira. “Veprat mė tė dashura tek Allahu janė ato qė vazhdojnė edhe nėse janė tė pakta.’’ Shėnon Muslimi.

29. Bamirėsia ndaj komshiut. “Kush beson nė Allahun dhe Ditėn e Fundit, le tė nderojė komshiun.’’ Shėnon Muslimi.

30. Lutja dhe kėrkimi i faljes pėr muslimanėt. “Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: ‘Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, Mėshirues’.” Hashr, 10.

Pėrgatiti: Almedin Ejupi

17.03.2007

                                                      www.klubikulturor.com