Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Dita e ashures

Falje pėr vitin e kaluar   

Nga  Ebi Katade (Zoti qoftė i kėnaqur me tė!) ėshtė transmetuar se ėshtė pyetur Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!) pėr agjėrimin e ditės sė ashures, dhe ka thėnė: “Unė, me tė vėrtetė, e llogaris falje nga Allahu pėr vitin e kaluar.”

Gradat e agjėrimit tė ditės sė ashures janė:

Mė e larta ėshtė agjėrimi njė ditė para saj dhe njė ditė pas saj.

Pastaj vijon agjėrimi i ditės sė nėntė dhe tė dhjetė.

Pastaj vjen  vetėm agjėrimi i ditės sė dhjetė.

Shkaku i agjėrimit tė ditės sė ashures

Ėshtė falėnderim pėr Zotin e Madhėruar qė e shpėtoi Musain (alejhi selam) dhe popullin e tij nga faraoni dhe ithtarėt e tij, e kjo ka ndodhur nė ditėn e dhjetė tė muajit muharrem.

Dobitė e agjėrimit tė kėsaj dite

1. Agjėrimi i ditės sė ashures ėshtė synet dhe i preferuar, me qė ėshtė praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!).

2. Kėtė ditė e kanė agjėruar  edhe shokėt e Pejgamberit (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!) si dhe Musai (alejhi selam) para tyre, ne shenjė falėnderimi, ndaj madhėrisė sė Zotit.

3. Edhe  historikisht kjo ditė ka vlerė  madhėshtore.

4. Preferohet agjėrimi i  njė dite para ose pas saj; d.m.th.: (9-10 ose 10-11 muharrem) pėr t’u dalluar nga hebrenjtė, sepse kėtė  e ka urdhėruar Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!).

5. Nė tė shihet qartė se llogaritja e kohės tek popujt e kaluar, ishte me anė tė hėnės e jo me muaj gregorian, sepse Pejgamberi (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!) na ka lajmėruar qė dita e dhjetė e muajit muharrem ėshtė e njėjta ditė qė Allahu i Lartėsuar e shkatėrroi popullin e faraonit dhe e shpėtoi Musain me ithtarėt e tij.

6. Kjo ėshtė ēka u pėrmend nė sunet, sa i pėrket kėsaj dite, e ēdo gjė tjetėr qė bėhet nė tė, ėshtė risi (bidat) dhe nė kundėrshtim me udhėzimin e Muhamedit (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė!).

Kjo ėshtė prej mirėsisė sė Allahut tė lartėsuar ndaj nesh, sepse na e mundėsoi qė nėpėrmjet agjėrimit tė njė dite, tė na falen mėkatet e njė viti tė plotė; e Allahu ėshtė pronar i mirėsisė sė madhe. Kėshtu qė shpejto, o vėlla,  dhe shfrytėzoje kėtė mirėsi! Filloje vitin tėnd tė ri me adhurim  dhe punė tė mbara, sepse punėt e mira i shlyejnė ato tė ligat (tė kėqijat).

 

Pėrktheu : Fidan Musliu

13.01.2007

                                                      www.klubikulturor.com