Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Disa sfera tė burrėrisė -IV-

Si ta ndėrtojmė burrėrinė

Ata tė cilėt janė xhelozė ndaj kėtij umeti pyesin sot: si ta ndėrtojmė burrėrinė? Si t’ia kthejmė vlerėn asaj?

Burrėria ishte njė trashėgimi tė cilėn e trashėgonin njerėzit dhe nuk kishin nevojė pėr njė drejtim mė tė mirė tė sajė apo pėr njė pėrmirėsim. Ndėrsa sot qytetėrimi i ka prishur njerėzit dhe i ka tretur shenjat e burrėrisė nė jetėn e tyre, prandaj ėshtė bėrė mė se e nevojshme qė tė pėrkujtohen me ato cilėsi tė burrėrisė qė i kishin arabėt para Islamit, ndėrsa kur erdhi Islami vetėm i pėrforcoi ato edhe mė shumė.

Kontrollimi  i traditave(zakoneve)

Zakonet apo traditat janė ato tė cilat e mbizotėrojnė njeriun, e prangosin atė gjersa ai, pastaj, nuk ka mundėsi qė ta pengojė atė. Vazhdueshmėria e njeriut nė zakone tė kėqija e shndėrron njeriun nė njė rrobė tė saj dhe pastaj  nuk ka mundėsi tė lirohet nga ajo. Zakoni njeriun shpeshherė e ndalon nga tė mirat e fesė dhe e pengon atė nga tė mirat e kėsaj bote. Sa tė rinj njohim ne tė cilėt shpresojnė familja e tyre  edhe shoqėria e tyre, ndėrsa ata i ka penguar pėrtacia e tyre apo i kanė penguar zakonet e tyre qė tė arrijnė nė dijen qė i bėjnė dobi edhe fesė sė tyre e edhe dynjasė sė tyre.

Duhet qė edukuesit tė cilėt janė xhelozė ndaj fėmijėve tė tyre qė t’i mėsojnė ata qysh prej fėmijėrisė sė tyre qė tė largojnė veten e tyre ndaj zakoneve tė ndryshme dhe mos t’iu dorėzohen atyre.

Kujdesi pėr llojllojshmėrinė e njerėzve

Njerėzit janė tė llojllojshėm. Ata qė kanė qenė mė tė zgjedhur nė xhahilijet janė mė tė zgjedhur edhe nė Islam nėse kuptojnė fenė e Allahut. Ata tė cilėt kanė qenė udhėheqės nė injorancėn e tyre ata bėhen udhėheqės edhe nė Islamin e tyre, kur Allahu i begaton me udhėzim. Duhet qė ata qė dėshirojnė pėrmirėsimin  tė kujdesen pėr thirrjen e atyre qė kanė cilėsi tė burrėrisė dhe tė cilin e udhėheqin shenjat e fisnikėrisė. Kur tė udhėzohen kėta njerėz japin pėr fenė e Allahut atė qė nuk kanė mundėsi ta japin tė tjerėt.

Orientimi i burrėrisė

Ka prej njerėzve tė cilėt kanė prirje, posedojnė forcė dhe fuqi, mirėpo ato i shfrytėzojnė nė tė kėqija dhe nė shkatėrrime. Andaj nė mėnyrė qė tė ndėrtojmė burrėrinė nė shoqėri duhet tė mundohemi nė orientimin e burrėrisė sė kėtyre personave.

Tė parėt tanė nė kėtė aspekt kishin njė  angazhim tė madh.

Ky ishte Zadhan ebu Umer el Kindi i cili kishte u lind nė kohėn e tė dėrguarit tė Allahut, ndėrsa prezantoi nė hytben e Umerit tė cilėn e mbajti nė Xhabije. Ka transmetuar nga Umeri, nga Aliu, nga Selmani, nga Ibėn Mesudi, nga Aishja dhe nga tė tjerėt. Ishte besnik, i sinqertė. Prej tij kanė transmetuar shumė njerėz hadithe. Ibėn Adij ka thėnė se ky njeri ėshtė penduar nė duart e Ibėn Mesudit. Ebi Hashim Rrumanij thotė se ka thėnė Zadhan: “Isha njė njeri qė kisha njė zė tė bukur, isha mjeshtėr i lahutės. Isha me shokun tim, kishim alkool dhe unė u bėja muzikė atyre. Kaloi pran nesh Abdullah ibėn Mesudi, hyri brenda, e theu dhe e derdhi kupėn e alkoolit, theu edhe lahutėn, pastaj tha: ‘O djalosh, sikur zėri yt i bukur tė dėgjohej me Kuran do tė ishe dikush’- dhe pastaj kaloi. I pyeta shokėt e mi se kush ėshtė ky njeri. Mė thanė se ky ėshtė Abdullah ibėn Mesudi. Me njėherė fillova tė pendohem dhe vrapova pas tij duke qarė. E kapa pėr rrobėn e tij, mė pėrqafoi dhe filloi tė qajė dhe mė tha: ‘Mirė se ka ardhur ai tė cilin e do Allahu’ dhe mė tha tė ulesha. Pastaj hyri dhe mė solli hurma.” Zebid thotė se e ka parė Zadhanin duke u falur sikur njė trup i palėkundur.

Njėri prej tyre ishte hajdut i rrugės qė i plaēkitnin njerėzit. Ishte trim dhe ishte kampion nė kėtė.

Kur ai ishte nė kėtė gjendje, e takoi atė njė komandant i muslimanve dhe e ftoi nė pendim dhe nė shoqėrim nė xhihad. Ky njeriu u pendua tek Allahu dhe shkoi me ushtrinė muslimane nė xhihad. U lėndua gjatė rrugės, pastaj e tha poemėn vajtuese dhe tė ēmueshme, ku nė tė gjinden edhe kėto vargje:

A nuk mė ke parė se si e kam shitur devijimin me udhėzim

Dhe u bėra nė ushtrinė e Ibėn Afanit njė luftėtar i dalluar.

Ky ishte  Malik bin Rrejb (Allahu e mėshiroftė!) dhe e pranoftė prej shehidėve.

Ata njerėz tė cilėt mundohen nė udhėzimin e kėtyre njerėzve, prej tė cilėve janė lodhur edhe tė tjerėt nė ushtrinė e Allahut dhe nė ndriēues tė rrugės sė imanit, kėta janė tė cilėt do tu shėrbejnė muslimanve dhe i ndalojnė tė kėqijat qė ju vijnė atyre.

Kėto janė angazhime tė cilat e drejtojnė umetin nė tė mira, kėta janė njerėz tė cilėt e nxjerrin umetin nga humnera.

Ndėrtimi i burrave dhe  edukimi i tyre

Ėshtė e domosdoshme ata tė cilėt i edukojnė rininė qė tė kujdesėn tė ndėrtojnė tek ata cilėsitė e burrave dhe mos tė mbetet ēėshtja vetėm njė bisedė  me vetėn tėnde.

Sot gjenerata e zgjimit islam duhet tė jetė model dhe shembull pėr njerėzit dhe tė vishet me ato cilėsi qė vishen burrat e ndershėm. Duhet qė kjo gjeneratė t’i vėrtetojė shoqėrisė se ata kanė mundėsi tė mbėshtetet shoqėria nė shpresat e tyre, pas shpresės nė Allahun.

Ndėrtimi i burrėrisė nga edukuesit duhet tė vėrehet nė dy shkallė kryesore:

Shkalla teorike, duke paraqitur kuptimin drejt tė burrėrisė dhe modelin sa mė tė mirė tė saj pėr gjeneratėn e ardhme, si dhe pėrmirėsimin dhe rregullimin e kuptimeve tė gabuara, sa i pėrket burrėrisė.

Shkalla praktike, e cila ka pėr qėllim ndėrtimin e shenjave tė burrėrisė dhe realizimin e tyre nė shpirtrat e besimtarėve dhe pėrdorimi i tė gjitha metodave edukative nė realizimin e saj.

Pėrgatiti: Shaban Murati

09.02.2007

                                                      www.klubikulturor.com