Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Disa i falin e disa thonė qė ėshtė bidat

Pyetja:

A mund tė mė tregoni me argumente se a falen nė namazin e jacisė, se pari katėr rekate sunet, sepse disa i falin e disa thonė qė ėshtė bidat.
 

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Para farzit tė jacisė tė falėsh katėr rekate sunet ėshtė qėndrim i disa dijetarėve, posaēėrisht i ulemave hanefi, kurse argumenti i tyre nė kėtė ėshtė hadithi, tė cilin e transmeton Ibėn Maxheh: “Kush falė katėr rekate para (farzit tė) Jacisė, Allahu do t`ia ndėrtojė njė shtepi nė xhenet.”

Por hadithi me tė cilėn ata argumentojnė ėshtė i dobėt, prandaj thėnia se katėr rekate (nė formė tė definuar) janė sunet para namazit tė jacisė nuk ėshtė qėndrim i fortė.

Ajo qė mund tė konsiderohet sunet para namazit tė jacisė ėshtė se lejohet apo tė themi mė mirė preferohet falja e namazit nafile pa definuar numrin e tyre si pėrgatitje pėr hyrjen nė farz, pasi pėr kėtė kemi argument tė saktė. Transmeton Buhariu se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Ndėrmjet dy ezaneve ka namaz, ndėrmjet dy ezaneve ka namaz, ndėrmejt dy ezaneve ka namaz, pėr atė qė deshiron (t’i falė)”. Do tė thotė ndėrmjet ēdo ezani qė paralajmėron hyrjen e kohės dhe ikametit ka namaz nafile.

Kurse ajo pse nė hadith edhe ikameti u quajt ezan ėshtė pėr shkak se kjo nė gjuhėn arabe  ėshtė e njohur dhe pėrdoret, ashtu si pėrdoret pėr Hėnėn dhe Diellin, Kameran (dy hėnat), etj.

Prandaj, nėse dikush i falė katėr rekate para jacisė, ta akuzojmė se ka bėrė bidat (risi) ėshtė njė papjekuri e disa entuziastėve, tė cilėt kanė dėgjuar diēka rreth kėsaj, por nuk kanė kuptuar ēėshtjen siē duhet.

Shkaku pse ata kanė rėnė nė kėtė gabim ėshtė arsyeja se disa nga dijetarėt, kur kanė sqaruar rreth asaj se sa rekate preferohet tė falen para jacisė, kanė thėnė se nuk transmetohet nė praktikė tė saktė nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se ka falur katėr rekate, por ekzistojnė disa transmetime se ai i ka falur dy rekate. Prandaj ata e llogaritėn se derisa kjo (falja e katėr rekateve) nuk paska qenė praktikė e Profetit (salallahu alejhi ue selem), atėherė ėshtė risi (bidat).

Megjithatė, jemi tė sigurt nė qėllimin e mirė qė kanė ata nė pasimin e sunetit dhe tė larguarit nga bidati, por nuk do tė thotė se sa herė qė kemi qėllim tė mirė do tė qėllohet edhe vepra apo thėnia. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

17.10.2006

                                             www.klubikulturor.com