Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 
Agjėrimi i gjashtė ditėve tė shevalit

Allahu i Madhėruar e bėri detyrė pėr ata tė cilėt kanė besuar, agjėrimin e muajit tė Ramazanit, ndėrsa i dėrguari i Tij (alejhi selam) e bėri tė lejuar  agjėrimin nė muajin para tij, nė muajin Shaban.

Transmetohet se Aishja (radiallahu anha) ka thėnė: “S’ka agjėruar profeti (alejhi selam) ndonjė muaj tjetėr ashtu siē agjėronte nė muajin Shaban. Ai e agjėronte krejtėsisht kėtė muaj pėrveē disa (pak) ditėve.” (Mutefekun alejh) Gjithashtu e bėri tė lejuar profeti (alejhi selam) agjėrimin nė muajin pas tij, nė muajin Sheval. Transmetohet nga Ebu Ejubi (radiallahu anhu) se profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Ai qė agjėron Ramazanin dhe e pason duke agjėruar gjashtė ditė nga Shevali ėshtė sikur tė ketė agjėruar pa ndėrprerė.” (Transmeton Muslimi)

Shembulli i agjėrimit nė kėto dy muaj ėshtė si shembulli i faljes sė suneteve tė forta qė mund tė jenė para ose pas namazit farz. Kush e agjėron muajin e Ramazanit dhe gjashtė ditė tė muajit Sheval ėshtė sikur tė ketė agjėruar tėrė vitin dhe kush e vazhdon kėtė gjithmonė (ēdo vit) ėshtė sikur tė ketė agjėruar tėrė jetėn. Kjo ėshtė njė mirėsi prej Allahut pėr atė person i cili kur del nga ibadeti dėshiron qė tė kthehet sėrish nė ibadet.

Dhe kjo mund tė jetė shkak qė ai tė pėrfitojė shpėrblime madhėshtore me disa punė tė lehta qė kryhen pas ibadeteve, ashtu siē ėshtė shembulli i dhikrit pas namazit. Kur muslimanėt e varfėr tė Medinės  u ankuan tek Profeti (alejhi selam) se vėllezėrit e tyre pasanikė po ua kalonin nė sevape. Profeti (alejhi selam) u tha atyre: “A doni t’ju mėsoj diēka qė t’i arrini ata qė jua kanė kaluar juve dhe t’i tejkaloni ata qė janė pas jush, e s’do tė jetė askush mė i mirė se ju pėrveē atij qė do tė veprojė siē veproni ju.” Thanė: “ Posi jo, o i Dėrguari i Allahut.” Atėherė profeti (alejhi selam) tha: “Tė thoni Subhanallah, El hamdu lilah, Allahu ekber, 33 herė, pas ēdo namazi…” Agjėrimi i gjashtė ditėve tė muajit Sheval sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve ėshtė mustehab (e pėlqyeshme).

Agjėrimi i kėtyre ditėve mund tė fillojė qė ditėn e dytė tė muajit Sheval, pasi siē dihet nė ditėn e Bajramit nuk lejohet agjėrimi i ēdo lloji qoftė. Kėto ditė mund t’i agjėrosh tė bashkuara apo veē e veē, gjithashtu mund t’i agjėrosh nė fillim, nė mes, apo nė fund tė muajit. Tė gjitha kėto i vėrteton fjala e profetit (alejhi selam): “…Dhe e pason duke agjėruar gjashtė ditė nga Shevali…” (siē shihet nuk ėshtė pėrcaktuar as mėnyra dhe as koha e agjėrimit tė kėtyre gjashtė ditėve). Domethėnia e fjalės sė Profetit (alejhi selam): “…ėshtė sikur tė ketė agjėruar pandėrprerė…” ėshtė se i shkruhen sevapet sikur tė agjėronte ēdo ditė tė vitit, pa prishur qoftė edhe njė ditė tė vetme. Transmetohet nga Theubani (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė: “Agjėrimi i njė muaji ėshtė i barabartė (nė sevape) me agjėrimin e dhjetė muajve, ndėrsa agjėrimi i gjashtė ditėve pas ėshtė i barabartė me agjėrimin e dy muajve dhe kėshtu plotėsohet njė vit i plotė” (qėllimi ėshtė pėr muajin e Ramazanit dhe pėr gjashtė ditėt e muajit Sheval) (Transmeton Darimiu nė Sunenin e tij) Kjo ngaqė njė e mirė shpėrblehet me dhjetė tė mira. Fjala e profetit (alejhi selam): “…sikur tė ketė agjėruar pandėrprerė…” nuk bie ndesh me hadithet e shumta qė e ndalojnė kėtė lloj agjėrimi, sepse krahasimi nė kėtė rast nėnkupton se ai i  cili dėshiron tė arrijė shpėrblimin e agjėrimit tė pandėrprerė le tė agjėrojė gjashtė ditė nga Shevali dhe nuk e lejon (ligjėron) agjėrimin pandėrprerė.

Dihet se agjėrimi i ditėve tė mbetura kaza nga Ramazani ėshtė detyrė mė kryesore, ndėrsa agjėrimi i gjashtė ditėve tė Shevalit ėshtė nafile (sunet), vetėm nėse njeriu ia bėn detyrė kėtė vetes sė tij me anė tė premtimit (nedhr).

Nėse njeriu mund t’i plotėsojė ditėt e mbetura kaza nga Ramazani dhe pastaj tė agjėrojė gjashtė ditėt brenda Shevalit le ta bėjė njė gjė tė tillė, por nėse frikėsohet se nėse i agjėron gjashtė ditėt e Shevalit nuk mund t’i kompensojė ditėt e mbetura nga Ramazani (deri nė Ramazanin e ardhshėm), atėherė ky person duhet tė plotėsojė ditėt e mbetura kaza.

Nėse nuk ėshtė e mundur tė agjėrojė gjashtė ditėt e Shevalit bashkė me ditėt e mbetura kaza dhe shpreson se nė ditėt e tjera tė vitit (para se tė vijė Ramazani tjetėr) ka mundėsi t’i plotėsojė kėto ditė, atėherė i lejohet agjėrimi i gjashtė ditėve tė Shevalit edhe pse s’ka agjėruar ditėt e mbetura kaza. Nė kėtė rast lejohet vonimi i kompensimit tė Ramazanit, sepse koha e gjashtė ditėve ėshtė e pėrcaktuar, brenda Shevalit, ndėrsa agjėrimi i ditėve tė mbetura kaza e ka kohėn mė tė gjerė dhe tė papėrcaktuar brenda vitit, sikurse thotė Allahu i Madhėruar: “…Atėherė (le t’i agjėrojė) mė vonė aq ditė …” Bakare, 184.

Njė vonesė e tillė e kompensimit mund tė justifikohet vetėm nė rast tė punės qė ka dhe mospasjes mundėsi pėr kompensim sa mė tė shpejtė.

Pėrgatiti: Erion Sula

27.10.2006

                                         www.klubikulturor.com