Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A lejohet blerja me ankand?

Pyetja:

Sė pari, ju pėrshėndes e ju uroj suksese e punė tė mbarė. Dua tė pyes se a lejohet tė blihet njė send me “acotaicoin”? Me njė fjalė, kush jep mė shumė. Njė makinė kushton 5 mijė euro, tjetri jep 6 mijė e unė i jap 6500 e kėshtu me radhė. Kush jep mė shumė, e merr. A lejohet kjo blerje apo jo, ndoshta nuk kam qenė i qartė nė pyetje, por besoj e kuptoni. Selam alejkum.

 

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Nė Islam ėshtė e njohur kjo lloj shitblerjeje, e cila quhet “Beju Muzajede”, “Shitblerja nė ankand”. Definimet e fukahave rreth kėsaj lloj tregtie janė tė njėjta, edhe pse mund tė ketė dallime nė formėn se si shprehen ata gjatė definimit. Tregtia me ankand ėshtė: “Shitja e njė pasurie (malli) duke i ftuar tė interesuarit tė japin ēmimin me tė cilin do ta blinin atė, ku nė fund i jepet e drejta e marrjes (blerjes) sė mallit atij qė ka dhėnė ēmimin mė tė lartė”.

Kjo lloj shitblerjeje ėshtė e lejuar dhe prej argumenteve qė cekin ulematė pėr kėtė ėshtė hadithi tė cilin e transmeton Enes Ibėn Maliku, ku thotė: “Muhamedi salallahu alejhi ue selem me njė rast ka shitur njė shtrojė (njė lloj materiali i cili mund tė pėrdorej pėr tė mbuluar trupin, ose pėr ta shtruar nė tokė) dhe njė enė duke thėnė: `Kush dėshiron ta blejė kėtė shtrojė dhe kėtė enė?` Njėri nga ata qė ishin prezent tha: `Unė do t`i marr (blej) pėr njė dėrhem.` Muhamedi salallahu alejhi ue selem thotė: `Kush po jep mė shumė se njė dėrhem?` Njė person tjetėr i dha dy dėrhemė dhe i Dėrguari salallahu alejhi ue selem ia shiti atij.” (Shėnon Tirmidhiu dhe e cilėson Hasen).

Kasaniu, i cili ėshtė nga dijetarėt hanefi, kur flet rreth kėtij hadithi thotė: “Po tė ishte e urryer kjo lloj shitblerjeje, nuk do tė shiste Resulullahu salallahu alejhi ue selem nė kėtė formė.”

Kurse argument tjetėr ėshtė edhe ajo se tregtia nė ankand ėshtė njė praktikė e njohur sipas sė cilės kanė tregtuar muslimanėt gjithmonė nė tregjet e tyre. Po tė ishte kjo e ndaluar, ata nuk do tė vazhdonin ta bėnin kėtė praktikė.

Por me gjithė kėtė lejim, dijetarėt tė cilėt kanė folur rreth kėsaj lloj tregtie kanė pėrmendur se kushtėzohet qė t`u largohemi disa llojeve tė mundshme tė mashtrimeve, tė cilat janė tė pranishme nė tregtitė e tilla, si:

1. P.sh. dikush paraqitet se tregon interesim pėr blerjen e kėtij malli, ose paraqitet se ėshtė i magjepsur pas tij, kurse nė realitet ai ka pėr qėllim mashtrimin e blerėsit, qė ai tė mos ngurrojė nė shtimin e ēmimit.

2. Gjatė ankandit merr pjesė nė shtimin e ēmimit dikush qė nuk do ta blejė mallin, por ai thotė se do ta blejė me kėtė ēmim, por e bėn kėtė me qėllim tė rritjes sė vlerės sė ēmimit.

3. Shitėsi ose agjenti tregtar (i autorizuari pėr shitje) pretendon rrejshėm se i ėshtė dhėnė ēmim i caktuar me qėllim tė mashtrimit tė tė interesuarve pėr blerje dhe pėr tė pėrfituar nė rritjen e ēmimit.

4. Prej formave tė reja bashkėkohore me tė cilat mund tė mashtrohen blerėsit ėshtė edhe pėrdorimi i mjeteve reklamuese, si video, audio, por edhe me shkrim, ku malli paraqitet me disa veēori shumė tė larta dhe joshėse, tė cilat nuk korrespondojnė me realitetin e atij malli.

Kjo ishte ajo qė kishte tė bėnte me kėtė lloj tregtie. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
27.04.2007

                                             www.klubikulturor.com