A lejohet tė japė selam ai qė ėshtė duke
u falur apo dikush t’i japė atij selam duke qenė nė
namaz?
Falėnderimi i takon Allahut Zotit tė botėve. Dėshmoj se
nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet pėrveē Allahut
dhe dėshmoj se i Dėrguari i Allahut, Muhamedi ėshtė rob
dhe i dėrguar i Tij. Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė
mbi tė Dėrguarin, mbi familjen e tij tė pastėr, mbi
shokėt e tij dhe mbi tabiinėt.
Vitet e
fundit, tek shumica e muslimanėve, ėshtė pėrhapur njė
dukuri, e cila ėshtė dhėnia selam me zė tė lartė, kur
hyhet nė xhami, atyre qė janė nė namaz me xhemat.
Vjen
njėri dhe jep selam me zė xhematit duke u fal, pastaj
vjen tjetri, pastaj i treti, i katėrti dhe kėshtu me
radhė. Kėshtu, ēdonjėri qė hyn nė xhami u jep selam
atyre qė falen.
Pėr sa i
pėrket kėsaj ēėshtjeje ėshtė pėrfolur, diskutuar dhe
ėshtė thėnė shumė, madje kanė ndodhur edhe mospajtime, e
kjo, mė shtyri qė rreth kėsaj ēėshtjeje, me ndihmėn e
Allahut, tė flasim diēka.
Ajo qė
ėshtė e ruajtur prej imamėve, nė kėtė ēėshtje, ėshtė se
njė gjė e tillė ėshtė e urryer. Nga imam Shafiu, imam
Ahmedi, imam Ebu Hanife transmetohet se nuk lejohet t’i
jepet selam atij qė ėshtė duke u falur. Ndėrsa nė
medhhebin e imam Malikut, janė dy transmetime: njėri
lejon dhėnien selam atij qė ėshtė duke u falur, ndėrsa
tjetri thotė se njė gjė e tillė ėshtė e urryer, pėr
shkak se e pengon atė qė ėshtė duke falur namaz.
Imam
Shafiu dhe imam Ahmedi kanė argumentuar pėr kėtė ēėshtje
me disa hadithe. Prej tyre ėshtė fjala e tė dėrguarit tė
Allahut, alejhi selam: “Nuk ka dalje nga namazit, pėr
shkak tė dyshimit dhe nuk ka selam”.
Kuptimi i
kėtij hadithi, sikur qė e ka komentuar imam Ahemdi,
ėshtė: “Mos tė dalė dikush prej namazit, nėse dyshon
diēka nė tė dhe mos t’i japė dikujt selam e as mos t’i
japė dikush atij (qė ėshtė duke u falur).”
Sikur qė janė argumentuar edhe me hadithin, tė cilin e
shėnon Buhariu, Muslimi, Ibėn Maxhe dhe Ahmedi, nga
Abdullah b. Umeri, cili ka thėnė:
“I jepnim
selam tė dėrguarit tė Allahut, kur ai ishte nė namaz,
dhe na kthente neve. Kur u kthyem nga Nexhashiu (prej
hixhretit tė Etiopisė) i dhamė selam, ndėrkohė qė ai
ishte nė namaz, dhe nuk na e ktheu selamin. Kur
pėrfundoi nga namazi tha: ‘Vėrtet, namazi ka angazhime.’
(je i zėnė me namaz dhe nuk duhet ta kthesh selamin).”
Po tė njėjtin hadith shėnon Ebu Daudi, Nesaiu nga
Abdullah b. Mesud. Pėrveē se Abdullah b.Mesudi ka thėnė:
“Allahu shpik ēfarė tė dojė dhe ka bėrė qė mos tė flitet
nė namaz.” Pastaj i dėrguari i Allahut, alejhi selam, ia
ktheu selamin. D.m.th.: pas pėrfundimit tė namazit.
Kanė
thėnė se argumentet tregojnė se nuk ėshtė e lejueshme qė
t’i jepet selam atij qė ėshtė duke falur namaz dhe nuk
ėshtė e lejueshme qė t’i kthehet selami, pėr shkak tė
angazhimit tė tij me namaz dhe pėr shkak se selami ėshtė
bisedė. Kjo ėshtė e njohur tek medhhebi Ebu Hanifes dhe
tek dy nxėnėsit e tij, Allahu i mėshiroftė tė gjithė!
Gjithashtu, kjo ėshtė e njohur edhe tek medhhebi i imam
Malikut.
Ndėrsa ata tė cilėt e shohin lejimin me shenjė, prej
medhhebit maliki, argumentohen me
atė qė kanė transmetuar Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu nga
Suhejb Rrumi, i cili ka thėnė: “Kalova pranė tė
dėrguarit tė Allahut, kur ai ishte duke u falur, dhe i
dhashė selam. Ma kthehu selamin duke me bėrė shenjė me
gisht”.
Nė
transmetimin e Xhabir b. Abdullah qė e shėnon Muslimi,
Nesaiu dhe tė tjerėt, ka thėnė Abdullah b. Xhabir: “Mė
Dėrgoi i dėrguari i Allahut tek fisi Benu Mustalak. U
ktheva dhe ai ishte duke u falur mbi deve dhe i dhashė
selam edhe ma bėri mua me dorė kėshtu (d.m.th.: ma ktheu
selamin me shenjė)”. Ndėrsa nė njė transmetim tė
Abdullah b. Umer thuhet: “Doli i dėrguari i Allahut nė
xhaminė Kuba pėr t’u falur nė tė. I erdhėn ensarėt dhe i
dhanė selam, duke qen ai nė namaz. Tha (Abdullah ibėn
Umer): ‘I thashė Bilalit: si jua ktheu i dėrguari i
Allahut selamin atyre, kur ata i kanė dhanė selam, duke
qenė i dėrguari i Allahut nė namaz?’ Tha: ‘Ju thoshte
kėshtu.’” Transmetuesi e shtriu dorėn duke e mbajtur
anėn e poshtme tė dorės poshtė, ndėrsa shpinėn e dorės
lart.
Dijetarėt
e tjerė edhe kthimin e selamit me shenjė nuk e kanė
lejuar, duke u mbėshtetur nė hadithin e tė dėrguarit tė
Allahut: “Nuk ka dalje nga namazi, pėr shkak tė dyshimit
dhe nuk ka selam”. Dhe kanė thėnė se argumentet qė
pėrmenden pėr lejimin me shenjė i ka deroguar ky
hadith.
Kėshtu ka thėnė imam Ahmedi se ai i cili ėshtė nė namaz
nuk duhet t’i japė selam dikujt
e as dikush nuk duhet t’i japė atij selam nė namaz kur
ėshtė ai duke u falė.
Gjithashtu, e sqaruam se ajo qė ėshtė e njohur prej imam
Malikut ėshtė se nuk ėshtė e lejuar qė atij qė ėshtė
duke fal namaz t’i jepet selam e as ai tė japė selam.
Allahu e
di mė sė miri. Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi
Muhamedin dhe shokėt e tij!