Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 
A ėshtė e lejuar tė pranojmė ushqime nga tė tjerėt nė rastet e festave joislame?

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu! Allahu ju shpėrbleftė me tė mira pėr pėrgjigjet! Nė pėrgjigjen rreth pranimit tė dhuratės gjatė tetė marsit, keni thėnė se kjo ėshtė e lejuar pėr besimtaren pėrveē mishit tė therur. Do tė doja tė dija, nėse ėshtė e lejueshme tė pranosh ushqime tė tjera tė dhuruara prej njerėzve, pėrveē mishit tė therur, nė rastet e festave joislame, si p.sh.: (ditėlindjet, krishtlindjet, viti i ri).

Pėrgjigja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pėr shkak tė ngritjes sė pyetjeve qė kanė tė bėjnė rreth dhuratave gjatė festave tė joislame do tė mundohemi tė bėjmė njė sqarim duke u nisur nė disa pika.

Sė pari: Parimisht nė Islam ėshtė e lejuar qė muslimani tė pranojė dhuratėn nga jobesimtarėt dhe kjo me qėllim tė pėrfitimit tė tij, afrimit dhe zbutjes sė zemrave tė tyre. Profeti (salallahu alejhi ue selem) pranonte dhuratat e jobesimtarėve, ashtu siē pranoi dhuratėn nga Mukaukisi (perandori i atėhershėm i romakėve) dhe njerėzve tė tjerė.

Buhariu nė koleksionin e tij tė haditheve e emėrton njė kapitull me titullin: “Kapitulli mbi pranimin e dhuratave nga idhujtarėt” dhe nė kėtė vend pėrmend disa hadithe qė vėrtetojnė kėtė. Ndėr kėto hadithe e pėrmend edhe hadithin kur ēifutja e Medines ia dhuron Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) delen e helmuar.

Sė dyti:I lejohet edhe muslimanit t’i dhurojė diēka jobesimtarėve, idhujtarė qofshin ose ithtarė tė Librit (Ehlu Kitab), me qėllim tė afrimit dhe pėrfitimit, posaēėrisht nėse e kemi tė afėrt ose fqinj. Nė “Sahihun” e Buhariut vėrtetohet se Umeri (radijallahu anhu) i dhuroi vėllait qė ishte idhujtar njė rrobe.

Por neve nuk na lejohet ta bėjmė kėtė (t’u japim dhurata) nė ditėn e festave tė tyre, pasi qė me kėtė, neve kemi pranuar festen e tyre dhe u jemi bashkangjitur atyre. Prandaj nėse dėshirojmė t’u dhurojmė jobesimtarėve ndonjė dhuratė, ajo duhet tė bėhet nė ditėt e rėndomta, jo gjatė ditėve qė ata i madhėrojnė si Krishtlindjet, Viti i Ri, etj. E nė qoftė se me kėtė rast (gjatė festave tė tyre) u dhurojmė diēka me tė cilėn ata festojnė si: qirinjtė, vezėt (qė ata i ngjyrosin) ose ushqime qė ata tė festojnė, atėherė mėkati ėshtė edhe mė i madh sa qė disa nga dijetarėt kanė thėnė qė kjo vepėr dėrgon edhe nė mosbesim (kufėr).

Zejleiu (nga dijetarėt hanefi) nė librin “Tebjinu hakaik” thekson: “Dhurimi i dhuratave nė emėr tė Nevruzit (festė idhujtarie) ose solemniteteve nuk lejohet”.

Thėnie tė dijetarėve sikurse kjo mė lartė, qė ndalojnė t’u dhurohen jobesimtarėve gjatė  festave dhe kremteve tė tyre ka shumė, ashtu siē pėrmendėm mė lartė disa edhe kanė thėnė se kjo vepėr ėshtė edhe kufėr.

Gjithashtu edhe muslimanit nuk i lejohet tė dhurojė ndonjė dhuratė muslimanit tjetėr pėr shkak tė festave jomuslimane, si Viti i Ri, Kėrshėndellat, Shėn Valentini, etj.

E treta: Pranimi i dhuratės pėr muslimanin nga jobesimtari nė ditėn e festave tė tyre nuk ka nė tė ndonjė tė keqe dhe kjo nuk llogaritet si pjesėmarrje nė festėn e tyre, por kjo llogaritet nga mirėsia, pėrfitimi dhe thirrja e tyre nė Islam. Allahu i Lartėsuar na ka lejuar neve tė jemi tė mirėsjellshėm dhe tė drejtė me ata jobesimtarė qė nuk i kemi armiq dhe nuk na luftojnė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja. Allahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.” Mumtehine, 8.

Ibėn Tejmije nė librin “Iktidau Sirati Mustekim” e shtjellon kėtė ēėshtje dhe e lejon duke sqaruar se Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka pranuar njė dhuratė qė i ėshtė dhuruar gjatė ditės sė Nevruzit (festė idhujtarie).

Gjithashtu, pėrmend rastin kur ėshtė ēliruar Iraku dhe muslimanėt ishin tė pėrzierė me idhujtarėt dhe njė grua e pyet Aishen se kanė tė afėrm qė janė idhujtarė dhe a u lejohet tė pranojnė nga ata dhuratat. Ajo thotė se ajo qė theret pėr hir tė asaj feste mos e hani, ndėrsa nga pemėt e tyre hani.

Prandaj nė fund mund tė bėjmė konkluzionin se lejohet tė pranohen dhuratat nga jobesimtarėt nė ditėn e festave tė tyre, por dijetarėt islam nė kėtė vendosin kėto kushte:

1. Mos tė jetė kjo dhuratė nga mishrat qė theren pėr hir tė kėtyre festave.

2. Dhurata e cila pranohet mos tė jetė nga gjėrat qė bėjnė pjesė nė ritet e festave tė tyre, siē janė qirinjtė, vezėt e ngjyrosura, bredhi i cili stoliset, etj.

3. Nėse kemi fėmijė ose familje, atėherė jemi tė obliguar tė sqarohet besimi ynė dhe qėndrimi i Islamit ndaj kėtyre festave qė tė mos mbillet nė zemrat e tyre dashuria ndaj kėtyre festave.

4. Qė tė bėhet pranimi i dhuratės nė emėr tė mirėsjelljes, pėrfitimit tė tyre qė tė ndikojmė tek ata pėr tė mirė.

Kjo ishte sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

18.03.2007

                                             www.klubikulturor.com