Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Veshja e pantallonave pėr gratė

Sheriati islam i ka dhėnė rėndėsi tė madhe gruas muslimane, me qėllim qė ta mbrojė feminitetin e saj, ta bėjė krenare dhe me pozitė tė rėndėsishme nė shoqėrinė nė tė cilėn jeton. Tė gjitha kufizimet qė i janė bėrė nė veshjen dhe zbukurimin e saj, janė me qėllim tė ndėrimit tė saj, ruajtjes sė saj nga amoraliteti, e cila  pėrhapet nga zbuluarja dhe shfaqja e bukurisė. Prandaj ne themi se kjo qė ka bėrė Islami, nuk ėshtė kufizim i tė drejtave tė njeriut, por mbrojtje nga rėnia e saj nė gropėn e nėnēmimit dhe tė pavlerės.

Nė vazhdim do tė flasim pėr njė lloj tė veshjes qė ėshtė e pėrhapur te disa femra qė janė tė mbuluara dhe ne, padyshim, kemi respekt dhe mendim tė mirė pėr to, por dėshirojmė t’ua bėjmė me dije se kjo formė e veshjes sė tyre nuk ėshtė nė pajtim me veshjen islame, ashtu si duhet. Pra ėshtė fjala pėr veshjen e pantallonave dhe dalja me to nė rrugė.

Femrės muslimane, e cila ėshtė e mbuluar me mbulesė islame, nuk i lejohet tė veshė pantallona dhe tė dalė me to, pėr shkak se kjo ėshtė ngjasim me burrat, e Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) i ka mallkuar ato gra qė i pėrgjasojnė burrave, siē transmeton Buhariu nga Ibėn Abasi, pėrveē nėse kėtė e bėn dhe mbi pantallona veshin mbulesė tė gjatė, sa i mbulojnė kėmbėt dhe pantallonat nuk duken, nė kėtė rast themi se lejohet.

Transmeton Ebu Hurejre se me njėherė profeti (Bekimi dhe paqja qoftė mbi tė!) ishte i ulur dhe kalon njė grua e hipur nė gomar dhe rrėzohet, profeti (Bekimi dhe paqja qoftė mbi tė!) e kthen kokėn anash pėr tė mos shikuar, nėse i zbulohet ndonjė pjesė e trupit, por ata qė ishin prezent i thanė se ajo kishte veshur nėn mbulesė sirvale (lloj rrobe si pantallonat), pastaj profeti bėri dua : “Allahu i mėshiroftė ato femra qė mbajnė sirvale (nėn mbulesė) nga umeti im.” (Transmeton Bezari)

 

 Kurse, veshja e pantallonave dhe dalja ashtu pa kushtėzimin tė cilėn e cekėm pak mė herėt nuk lejohet, pėr shkak se pantollonat tregojnė (vizatojnė) pjesėt e trupit. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ti Pejgamber, thuaju grave tė tua, bijave tė tua dhe grave tė besimtarėve le tė vendosin shamitė (mbulojė) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo ėshtė mė afėr qė ato tė njihen (se nuk janė rrugaēe) e tė mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai ėshtė mėshirues.” (Ahzab, 59)

 Duhet patur parasysh se urdhėri pėr mbulesė nuk nėnkuptohet qė ato pjesė tė trupit vetėm tė mbulohen, pa marrė parasysh nė ēfarė forme dhe kaq, mirėpo janė disa kushte qė duhet tė plotėsohen gjatė mbulesės.

 Abdullah ibn Umeri trasmeton se i dėrguari i Allahut, (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė:  "Nė fund tė umetit tim do tė ketė njerėz qė hipin mbi disa lloj samarėsh qė ngjajnė si shtėpi, zbresin prej tyre tek dyert e xhamive. Gratė e tyre janė tė veshura por, tė zhveshura, kokat e tyre janė si gungat e deveve tė dobėta. Mallkojini ato sepse ato janė tė mallkuara.” (Hadithi trasmetohet nga Imam Ahmedi dhe tė tjerė me zinxhir tė saktė, vėrtetuar nga dijetari Ahmed Shakir -Allahu e mėshiroftė!-)

Nga ky hadith nėnkuptojmė se njė nga ndryshimet ndėrmjet muslimanėve tė hershėm dhe atyre qė do tė vijnė mė vonė ėshtė edhe nė formėn e veshjes sė femrave muslimane, pėr shkak se hadithi ėshtė i qartė, se ėshtė fjala pėr muslimanet. Prandaj edhe profeti shumė qartė e pėrshkroi veshjen e tyre “tė veshura, por tė zhveshura”, pra tė veshura me rrobe, por nė realitet ato rrobe nuk plotėsojnė kushtet e veshjes, prandaj i quajti tė zhveshura. Ēdo veshje qė pėr muslimanen nuk i plotėson kushtet e mbulesės, ajo hyn nė domethėnien e hadithit tė lartpėrmendur. Prandaj, rrobet qė janė tė shkurtėra, apo tė tejdukshme, apo tė ngushta si pantollonat dhe tregojnė formėn e trupit, hyjnė nė domethėnien e “e veshur, por e zhveshur”.

Nė vazhdim do tė cekim edhe kushtet themelore tė mbulesės.

1.  Veshja (hixhabi) tė mbulojė tė gjithė trupin (pėr fytyrėn dhe duart dijetarėt janė nė mosmarrveshje).

2. Tė mos jetė mbulesa tėrheqėse pėr meshkujt, sepse Allahu e ka bėrė mbulesėn mbulim tė bukurive, e jo zbulim tė tyre. Ai thotė:

“Mos e shfaqni bukurinė tuaj siē shfaqej nė injorancėn e herėshme!” (Ahzab, 33)

3. Tė mos jetė mbulesa e tejdukshme, ngase nuk mundesh tė mbulohesh me njė send i cili ėshtė i tejdukshėm, e nėse vepron kėshtu ajo bėhet e mbuluar me emėr, ndėrsa nė realitet ėshtė e zbuluar.

Pejgamberi (alejhi selam) thotė:

“Nė fundin e ummetit tim do tė ketė gra tė mbuluara, por tė zbuluara. Kokat e tyre do t’i kenė sikur gėrbat e deveve. Mallkojini ato, sepse ato do tė jenė tė mallkuara. Ato nuk do tė hyjnė nė Xhenet, e as qė do ta ndiejnė erėn e tij, kurse era e tij ndihet aq larg.”

Pra, ky ėshtė argumenti se veshja e njė rrobe tė tejdukshme konsiderohet si mėkat i madh.

4. Mbulesa duhet tė jetė e gjėrė, sepse qėllimi i saj ėshtė pengimi i fitnes dhe fshehja e formės sė trupit.

Usame ibn Zejdi thotė:

“Pejgamberi (alejhis selam) mė dhuroi njė manto koptijane, tė cilėn ia kishte dhuruar Dihjetul Kelbiu, kurse unė ia dhashė gruas time qė ta veshė. Njė ditė Pejgamberi (alejhis selam) mė tha: ‘Pėrse nuk e vesh manton koptijane?’ I thashė: ‘E veshi gruaja ime.’ Ai tha: ‘Urdhėroje qė tė veshė diēka nėn tė, se kam frikė mos po ia pėrshkruan formėn e eshtrave tė saj.”

5. Tė mos jetė mbulesa e parfumosur. Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Ajo grua, e cila parfumoset dhe kalon pranė burrave qė ta nuhatin erėn e saj, ajo ėshtė lavire.”

6. Tė mos i pėrngjajė veshjes sė burrave. Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Nuk ėshtė prej nesh (nuk ėshtė muslimane) gruaja qė u pėrngjan burrave, dhe burri qė u pėrngjan grave.”

Transmetohet nga ebu Hurejre se ka thėnė: “Pejgamberi (alejhis selam) e ka mallkuar atė burrė qė vesh veshjen e grave dhe atė grua qė vesh veshjen e burrave.”

Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Tre lloj njerėzish nuk do tė hyjnė nė Xhenet, e as qė do t’i shikojė Allahu nė Ditėn e Kiametit: Ai qė nuk i respekton prindėrit, gruaja qė i pėrngjan burrit dhe ai qė pėrhap atė qė ndodh gjatė marrėdhėnieve seksuale.”

7. Tė mos i pėrngjajė veshjes sė mosbesimtarėve. Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Ai qė i pėrngjan njė populli, ėshtė prej tyre.”

Transmetohet nga Abdullah ibn Amri, i cili ka thėnė: “Pejgamberi (alejhis selam) pa tek unė dy rrobe tė verdha dhe tha: ‘Kėto janė tesha tė jobesimtarėve, mos i vish!’”

8. Tė mos ketė pėr qėllim me kėtė veshje afirmim nė popull. Pejgamberi (alejhis selam) thotė:

“Kush vesh veshje afirmimi nė dunja, Allahu e mposhtė nė Ditėn e Kiametit, e pastaj e shtie nė zjarrin e Xhehenemit.”

Nė kėtė hyn ēdo veshje qė tė dallon prej tė tjerėve, pa marrė parasysh a ėshtė veshje e shtrenjtė, tė cilėn e veshė pėr t’u lavdėruar me pasuri, ose veshjen e leckosur dhe tė papastėr, duke pasur pėr qėllim demonstrimin e asketizmit.

Prandaj me kėtė rast i kėshillojmė ato vajza qė kanė vėnė mbulesen t’i kenė parasysh kėto kushte dhe tė vishen ashtu, qė ta ēojnė urdhėrin e Allahut nė vend si duhet dhe tė largohen veshjeve qė ndoshta mbulojnė trupin, mirėpo nuk e mbulojnė ashtu siē ėshtė kėrkuar nga ato.

Pėrgatiti: Alaudin Abazi

             
www.klubikulturor.com