Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Therja ligjore

Me therjen ligjore kemi pėr qėllim therjen e shtazėve qė nuk lejohet ngrėnia e tyre, vetėm se duke e bėrė prerjen e tyre me kushtet qė do t’i pėrmendim mė poshtė

Therja ėshtė obligim, prandaj edhe dijetarėt e fikhut janė nė pajtim se ajo kafshė qė nuk ėshtė prerė sipas dispozitave tė sheriatit, nuk lejohet ngrėnia e saj. Argument pėr kėtė kemi ajetin e Kuranit : Juve u janė ndaluar t`i hani: ngordhėsirat, gjakun, mishi e derrit, ajo qė therret jo nė emėr tė Allahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuara, e shpuara ( nga briri i tjetrės, ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė)…” (Maide, 3)

Kushtet e therjes ligjore

 Kushti i parė:

 Personi i cili e bėn therjen duhet tė jetė:

1. I menēur, nuk pranohet nėse prerjen e bėn i ēmenduri, i dehuri dhe fėmija e vogėl qė nuk ėshtė e vetėdijshme pėr atė qė bėn.

2.     Tė jetė musliman.

 

A lejohet ngrėnia e shtazės sė therrur nga jomuslimani?

a) Nėse jomuslimani ėshtė nga ithtarėt e librit (tė krishterėt dhe ēifutėt) atėherė ėshtė i lejuar. Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe ushqimi i atyre qė u ėshtė dhėnė libri (tė krishterėt dhe ēifutėt) ėshtė i lejuar pėr ju…" (Maide, 5)

 Buhariu thotė se  Ibėn Abasi  ka thėnė se qėllimi nė kėtė ajet "ushqimi i tyre" ėshtė ajo qė e therin.[1]

Nėse ithtari i librit nuk e pėrmend emrin e Allahut, a lejohet ushqimi  i tij?

Nė qoftė se nuk e dimė, a e ka pėrmendur apo jo, atėherė lejohet, nė bazė tė ajetit tė mėsipėrm.

Nėse e dimė tė sigurtė se nuk e ka pėrmendur emrin e Allahut,  atėherė te dijetarėt ka mospajtim dhe e verteta ėshtė se nuk lejohet,  pėr shkak se pėrmendja e Allahut gjatė prerjes ėshtė kusht. [2]

Atė qė ėshtė e nevojshme tė pėrmendim kėtu ėshtė edhe  ajo se nuk e kemi obligim tė pyesim se si e kanė prerė ithtarėt e librit kafshėn, a e kanė pėrmendur emrin e Allahut apo jo.[3]

Nėse pėrmend emrin e dikujt tjetėr qoftė idhull apo profet (p.sh: Isait) atėherė nuk lejohet.

b) Nėse jomuslimani ėshtė ateist apo idhujtar, atėherė prerja e tyre ėshtė e ndaluar. Argument pėr kėtė ėshtė ajeti i lartėpėrmendur ku lejon vetėm prerjen e ithtarėve tė librit. Gjithashtu, mund tė argumentojmė me hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) kur ėshtė pyetur se ēfarė ėshtė dispozita pėr adhuruesit e zjarrit (idhujtarėt) ai ka thėnė:Vendosini atyre dispozitėn e ithtarėve tė librit ( pėr marrjen e xhizjes), pėrveē ngrenies sė mishit tė tyre dhe martesės me ta."[4]

Kushti i dytė:

Tė bėhet therja me mjete tė mprehta (tė rrjedhė gjaku).

Kushtėzohet qė mjeti tė mos jetė prej dhėmbi, thoi apo kocka.

I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Ushqehu me atė (prerje) qė e rrjedh gjakun, perveē mos tė jetė (mjeti) nga dhėmbi dhe thoi"[5]

Kushti i tretė:

 Tė bėhet prerja e pjesėve nė fyt qė tė rrjedhė gjaku.

Janė katėr gjėra nė fyt qė priten gjatė therjes: kanali ku shkon ajri, kanali ku shkon ushqimi dhe dy kanale tė gjakut. E mjaftueshme ėshtė qė tė priten tri nga kėto katėr kanale.

Shejh Muhamed Salih Uthejmin thotė se mjafton edhe nėse priten vetėm dy kanalet e gjakut, me argumentin se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Ushqehu me atė prerje qė rrjedh gjaku…" e rrjedhja e gjakut bėhet me prerjen e kėtyre kanaleve.

Kushti i katėrt:

Pėrmendja e emrit tė Allahut para prerjes.

Allahu i Lartėsuar thotė: "Ushqehuni nga ajo qė ėshtė pėrmendur emri i Allahut!"

 

Pėrgatiti: Alaudin Abazi


[1] Shiko “ Mugni muhtaxh” IV, f. 467

[2] Shiko “Eletime ue ahkamu sejdi ue dhekat” Salih el Feuzan,  f. 120.

[3] Shiko “Ahkam udhije e dhekat” Muhamed ibėn Uthejmin, f. 16.

[4] Transmeton Bejhakiu.

[5] Buhariu dhe Muslimi.

             
www.klubikulturor.com