Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Interesante

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.elitaislame.com
 

 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet qė e sjellin pėruljen  nė namaz

 Pa dyshim qė ekziston njė mangėsi dhe zbrazėti gjatė kryerjes sė namazit dhe duhen plotėsuar shkaqet qė sjellin pėruljen. E ndoshta, nė kėtė shpejtėsi do t’i pėrmendim disa shkaqe qė ndihmojnė tė arrihet pėrulja nė namaz me lejen e Allahut.

1. Besimi i vėrtetė dhe bindja e prerė rreth vlerės sė madhe qė e ka pėrulja nė kėtė botė dhe nė tjetrėn. Gjithashtu, ndjenja e qetėsisė, mirėqenies, rehatisė qė ėshtė e pashembullt dhe shpirtbardhėsi qė tejkalon ēdo pėrshkrim. Allahu thotė: “Ėshtė e sigurtė se kanė shpėtuar besimtarėt. Ata tė cilėt janė tė pėrulur dhe tė kujdesshėm gjatė faljes sė namazit.” (Muminun, 1-2)

Uthman bin Afani transmseton se Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Nuk ka njė musliman qė e arrin njė namaz obligativ dhe ai pėrsosė abdestin, pėruljen dhe rukun nė tė, e qė tė mos jetė shpagim i mėkateve tė mėparshme ēdoherė, pėrderisa nuk bėn mėkate tė mėdha.” (Muslimi)

Ndėrsa, ajetet dhe hadithet qė flasin pėr vlerėn e pėruljes janė tė shumta.

2. Leximi i shpeshtė i Kuranit, dhikri, kėkrimi i faljes dhe tė mos biseduarit shpesh pa u pėrmenduar Allahu, siē  ka ardhur nė hadith: “Mos flisni shumė pa e pėrmendur Allahun, ngase biseda e tepert pa e pėrmendur Allahun e ngurtėson zemrėn dhe njeriu mė i largėt prej Allahut ėshtė ai qė ka zemėr tė ngurtė.” (Tirmidhiu)

Leximi i Kuranit dhe meditimi  nė tė ėshtė nga shkaqet kryesore qė e zbut zemrėn. Allahu thotė: “Allahu e shpalli tė folurėn mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas herė (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurat dhe zemrat e tyre…” (Zumer, 23) Ndėrsa leximi dhe dhikri janė mburojė nga shejtani dhe cytjet e tij dhe janė qetėsim i zemrės, i cili ju mungon shumicės sė njerėzve. Allahu thotė: “Ata qė besuan me tė pėrmendur Allahun, zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Rrad, 28) Pėrmendja e shpeshtė e Allahut ėshtė njė nga shkaqet e shpėtimit. Allahu thotė: “Por edhe pėrmendeni shpeshherė Allahun, ashtu qė tė gjeni shpėtim.” (Xhumua, 10) 

Kėtu nuk dėshirojmė tė flasim gjerėsisht pėr vlerėn e dhikrit por, vetėm dėshiruam tė tregojmė se dhikri ėshtė prej shkaqeve qė sjellin pėruljen, e ai qė do tė dijė pėr vlerėn e dhikrit le t’i kthehet librit tė Allahut dhe lutjeve tė vėrtetuara nga fjalėt e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)

3. Kujdesi qė tė luftohet shejtani, duke u bėrė i vendosur nė luftimin e tij, qysh para se tė ngrihet pėr tė falur namazin, e edhe nėse i hyn atij nė fillim tė namazit nuk i dorėzohet nė mesin apo fundin e tij, por duhet qė ta luftoje shejtanin deri nė momentin e fundit tė namazit tė tij. Shejtani mundohet t’ia kujtojė kėtė e atė, ashtu qė mos tė jetė i vėmensdhėm nė namazin e tij. Uthmani transmeton se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Ai shejtan quhet hanzeb, kur ta ndjesh atė atėherė kėrko strehim tek Allahu prej tij dhe pėshty nė tė majtėn tėnde tri herė.” (Muslimi) Transmetuesi i hadithit thotė: “E kam vepruar kėtė dhe Allahu i lartėsuar e largoi atė nga unė.”

D.m.th. duhet qė namazliu vazhdimisht ta luftojė atė dhe tė mos pushojė e tė angazhohet maksimalisht. Nėse nuk pėrulet nė kėtė namaz atėherė, le tė vendos tė jetė i pėrulur nė namazin tjetėr. Nėse nė kėtė namaz ka mangėsi nė pėrujen e tij, atėherė le ta plotėsojė nė atė qė pason. Dhe mos tė mėrzitet nga kjo betejė e gjatė dhe le tė kėrkojė nga Allahu i Lartėsuar ta ndihmojė nė kėtė.

4. Vetėllogaritja e vazhdueshme e nefsit dhe qortimi i tij pėr gabimet nė besim, fjalė apo vepėr. Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat, kini parasysh frikėn ndaj Allahut dhe le tė shikojė njeriu se ēka ka bėrė pėr nesėr, dhe kini frikė Allahun, e s'ka dyshim se Allahu ėshtė qė e di nė detaje atė qė punoni!”

Udhėheqėsi i besimtarėve, Omer bin Hatabi thoshte: “Llogariteni veten tuaj para se tė jeni llogaritur! Peshoni veten tuaj para se tė peshoheni! Zbukurohuni pėr paraqitjen mė tė madhe!”

5. Gjithashtu, tė larguarit nga mėkatet, duke e larguar shikimin nga ajo qė ndalohet tė shikuarit e saj, e kėshtu edhe ruajtja e gjuhės, dėgjimit dhe tėrė gjymtyrėve, si dhe angazhimin e tyre nė atė qė e veēon nga adhurimi dhe t’i largosh nga harami nė leximin e librit tė Allahut, sunetit tė Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), librave tė dobishėm dhe nė atė qė lejohet shikimi i saj, meditimi nė krijesat e Allahut tė Lartėsuar, tė dėgjuarit e fjalėve tė mira dhe tė dikskutuarit pėr atė qė ėshtė e mirė.

S’ka dyshim se mėkatet e ngujojnė robin dhe e kufizojnė nga tė kryerit e ibadeteve, ashtu siē duhet. Ēdo njeri e di se ēfarė mėkate i vepron dhe ai duhet tė angazhohet ta pėrmirėsoj gjendjen e tij e pėrmirėsimi ėshtė i lidhur me vetėllogaritjen, ashtu qė njeriu kur e llogarit veten e tij hulumton nė atė se ēfarė do ta pėrmirėsoj.”

6. Meditimi dhe angazhimi pėr kuptimin e asaj qė thuhet nė namaz dhe duke mos e larguar shikimin nga sexhdeja, e qė me kėtė tė mundohet tė ndjejė rėndėsinė e kėtij qėndrimi. Ibn Kajimi nė “Feuaid” thotė” “Robi qėndron para Allahut dy herė, njė herė nė namaz dhe tjetrėn ditė qė do ta takon Atė. Ai qė e ka kryer siē duhet qėndrimin e parė, i dyti do tė jetė i lehtė pėr tė. Allahu thotė: “Dhe falu pėr hirė tė Tij nė njė kohė tė natės, pastaj adhuroje Atė edhe natėn mė gjatė. Vėrtet, ata (idhujtarėt) e duan shumė kėtė jetė dhe e zėnė pėr asgjė ditėn e rėndė qė i pret.”

Patjetėr kėtij qėndrimi duhet t’i jepet ajo qė meriton prej nėnshtrimit, pėruljes, modestisė nė shenjė madhėrimi ndaj Allahut tė Lartėsuar, duke patur parasysh, ky namaz ėshtė namazi i fundit nė kėtė botė e nėse do tė ndjente kėtė namzliu nė veten e tij, do ta falte namazin me pėrulje.

Ebu Ejub Ensariu transmeton se erdhi njė njeri te  Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i tha: “O Pejgamber i Allahut, mė kėshillo shkurtimisht! Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Kur tė ngrihesh pėr t’u falur, falu sikur tė jetė namazi yt i fundit dhe mos fol ndonjė fjalė qė arsyetohesh pėr tė tė nesėrmen dhe bėhu indiferent nga pasuria e njerėzve.” (Ahmedi)

Pėrktheu: Driton Lekaj

             
www.klubikulturor.com