|
Sa peshon ti ??
50 kilogram - tha njėri.
60 kilogram - tha tjetri.
Jo… jo… nuk e kam pėr
qėllim kėtė peshė…
Kam pėr qėllim peshėn e
vėrtetė…… Peshėn tė cilėn e ka pėrmendur Allahu i
Lartėsuar nė thėnien e Tij:
“Atė ditė peshimi (masa)
ėshtė i drejtė. Atij qė i rėndohen peshojat, ata janė tė
shpėtuar.
Kurse atij qė i vijnė lehtė
peshojat, ata e humbėn vetveten, ngase i refuzan argumentet
Tona me tė padrejtė.”
(Araf, 8-9)
E kuptove pėr ēfarė e kam
fjalėn ???
Pesha jote e vėrtetė… Pesha
jote nė peshoren e drejtė … Pesha jote atė ditė kur do tė
vendosen peshojat…. Pesha jote nga tė mirat qė do ta
rėndojnė peshojen… Kurse tė keqijat do ta lehtėsojnė
peshojen…
Sa vend ka morali i mirė te
ty ???
Morali i mirė pėr tė cilin
ka thėnė Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė):
“ Nuk ka asgjė qė
konsiderohet mė e rėndė nė peshoren e besimtarit Ditėn e
Gjykimit si morali i mirė dhe Allahu e urren keqbėrsin e
shėmtuar.” (Transmeton Tirmidhiu dhe ka thėnė hadithi ėshtė
hasen-sahih)
O, sa punė e lehtė pėr tė
bėrė njeriu, atij qė Allahu ia lehtėson.
Sa vend ka thirrja nė tė
mirė dhe udhėzimi nė tė te ty ???
A nuk e pėrsėrisim
shpeshherė thėnien e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė): “ Kush udhėzon nė tė mirė ka
shpėrblimin si ai person qė e kryen atė vepėr.” ( Transmeton
Muslimi)
A nuk e kanė ndėgjuar veshėt
tonė thėnien e Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin
mbi tė): “ Kush thėrret nė udhėzim do tė ketė shpėrblimin
sikur shpėrblimi i atij qė e ka pasuar atė, duke mos iu
pakėsuar nga shpėrblimi i asnjėrit. Kush thėrret nė devijim
do tė ketė mėkat sikurse mėkatet e atyre qė e pasojnė atė
duke mos iu pakėsuar nga mėkati i asnjėrit.” (Transeton
Muslimi)
Sa vend ka te ty leximi i
Kuranit ??? Kurani qė do tė vijė dhe do tė bėjė shefat pėr
shoqėruesit e tij.
A nuk e ke dėgjuar thėnien e
Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė):
“Kush lexon njė shkronjė nga
libri i Allahu ka njė shpėrblim, e ai shpėrblim e ka vlerėn
e dhjetėfish, nuk them: elif, lam, mim, ėshtė njė shkronjė,
por elif ėshtė shkronjė, lami ėshtė shkronjė, mimi ėshtė
shkronjė.” ( Transmeton Tirmidhiu dhe ka thėnė hasen-sahih)
Sa vend ka te ty pėrkujtimi
i Allahut???
Sa ka vend ka te ty thėnia :
“Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim…?”
Sa vend ka te ty thėnia:
“Subhanallahi uelhamdulilahi ue la ilahe il Allahu uallahu
ekber ue la haule ue la kuuete ila bilahi” ???
Sa vend kanė te ty
shpėrblimet e shumfishuara…???
Sa vend ka te ty isigfari (
kėrkimi i faljes sė gabimeve)…???
Dhe kėrkimi i faljes sė
gabimeve pėr besimtarėt dhe besimtaret???
A nuk e kemi mėsuar tė
gjithė ne thėnien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi tė!):
“ Dy fjalė janė tė lehta pėr
gjuhėn, tė rėnda pėr peshoren, tė dashura pėr Mėshiruesin:
Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahil adhim.” (Buhariu
dhe Muslimi)
A nuk transmetohet nga ai (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!)se ka thėnė:
”Pėr ēdo nyje tė ēdonjėrit
nga ju ka lėmoshė; ēdo madhėrim ėshtė sadaka, ēdo falenderim
ėshtė sadaka, ēdo tekbir ėshtė sadaka. Urdhėri nė tė mirė
ėshtė sadaka, ndalimi nga e keqja ėshtė sadaka dhe e tėrė
kjo mund tė kompenzohet me dy rekate qė i falė njeriu nė
duha.”(Transmeton Muslimi)
Puna ėshtė e gjėrė…e gjėrė…
Na mjafton thėnia e Profetit
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!):
“Kanė fituar muferidunėt.
Ata e pyetėn: “Kush janė muferidunėt, o Resulullah?” Ai tha:
“Ata dhe ato qė pėrmendin Allahun shumė.” ( Transmeton
Muslimi)
Por!!!
Tė kemi kujdes…. nga
ngrėnėsit (asgjėsuesit) e tė mirave!
Duke filluar nga zullumi,
tejkalimi i kufijve, hasedi, pėrgojimi, bartja e fjalėve,
ngatėrresa, ofendimi i tjetrit dhe ….
A nuk ka thėnė i Dėrguari (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!):
“Muflis ( i falimentuar) nga
umeti im konsiderohet ai person qė Ditėn e Gjykimit vjen me
namaz, agjėrim, zekat, mirėpo gjithashtu, ai e ka ofenduar
njėrin, i ka shpifur tjetrit, ka ngrėnė pasurinė e huaj, ka
derdhur gjakun e tjetrit, ka rrahur tjetrin. Dhe i merren
nga tė mirat e tij e u jepen kėtyre tė tjerėve dhe kur t`i
harxhohen tė mirat, para se tė qartėsohet me ata qė u kishte
bėrė padrejtė, ai ua merr mėkatet e tyre, pastaj hidhet nė
zjarr.” (Transmeton Muslimi)
Prandaj, mos i shkapėrderdh
mirėsitė!
Dhe kėrko mėshirė nga Allahu
tė tė mbrojė nga veprat e kėqija dhe lėnia e veprave tė mira!
Atėherė, ēfarė po pret ???
Profeti (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi tė! thotė :
“Nxito me vepra, para se tė
vijnė shtatė gjėra; a jeni duke pritur vetėm varfėri qė tė
bėnė tė harruar, apo pasuri tė tepruar, apo smundje tė
prishur, apo pleqėri tė shterur, apo vdekje tė pėrgatitur,
apo dexhali e keqja (sherri) qė mungon dhe pritet tė vijė,
apo Kiamei, e ajo ėshtė mė e hidhur dhe e keqe.” (Transmeton
Tirmidhiu)
Eja pra, nxito ta rėndojmė
peshoren me vepra tė mira!
Pėr shkak se veprat e mira i
asgjėsojnė veprat e kėqia.
Lusim Allahun tė na i
pranojė dhe tė na japė sinqeritet nė thėnie dhe vepra!
Pėrktheu: Alaudin Abazi
|